Enjte, 18 Mars 2010 14:03:30

Lexoni versionin Print

E rrihte burri, vret veten nëna e tre fëmijëve

Ajo ishte larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët e saj për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit por sërish ishte kthyer pasi mendonte se ai mund të kishte ndryshuar.

Klodiana Kotorri
Enjte, 08 Janar 2009 09:31:00

Elisabeta Hasa, 27-vjeç, u vetëvar në dritaren e shtëpisë së saj në Bathore të Tiranës. Arrestohet bashkëshorti

TIRANË- Ajo ishte larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët e saj për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit por sërish ishte kthyer pasi mendonte se ai mund të kishte ndryshuar. Por e gjendur sërish përballë dhunës, nëna e tre fëmijëve ka vendosur të shpëtojë njëherë e mirë duke gjetur një zgjidhje fatale për jetën e saj.

Elisabeta Hasa, 27-vjeçe, u gjend e vetëvarur në dritaren e shtëpisë së saj në Bathore të Tiranës. Ka qenë burri i saj Besnik Hasa 44-vjeç, njeriu që gjeti trupin e 27-vjeçares të varej në një shall në dritaren e dhomës. Ai lajmëroi menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vetëflijimit.

“Faji është i imi. Unë e dhunoja atë”, mësohet t’iu ketë thënë oficerëve të policisë, bashkëshorti i viktimës ndërsa ndodhej në gjendje të shokuar. Dëshmia e tij ka detyruar policinë të kryejë shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit nr.5. Pas hetimeve të para ku u morën dhe deklarimet e të afërmve të çiftit, policia vendosi të arrestojë 44-vjeçarin pasi akuzohet për “shkaktim të vetëvrasjes”.

Burime nga policia thanë se Besnik Hasa dyshohet se konsumonte pije alkoolike dhe më pas dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan e tij. Pak kohë më parë, ajo kishte marrë tre fëmijët e saj të mitur dhe ishte larguar nga banesa. Por pak ditë më parë u kthye sërish në shtëpi pasi mendonte se nuk do të dhunohej më nga bashkëshorti i saj.

Por ka ndodhur e kundërta. 44-vjeçari Hasa dyshohet se ishte xheloz për gruan e tij dhe në gjendje të dehur ai e dhunonte atë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe dy net më parë. 27-vjeçarja ka vendosur t’i jepte fund jetës, pasi ka pritur të zërë gjumi fëmijët dhe burrin e saj, ajo ka kryer aktin fatal. Me një shall që e kishte lidhur në hekurat e dritares ajo ka varur veten. E pa jetë nëna e tre fëmijëve është gjetur nga bashkëshorti i cili lajmëroi menjëherë policinë.

Kjo e fundit tha se nga këqyrja që iu krye trupit të 27-vjeçares nuk u gjetën shenja dhune por dëshmia e burrit të saj dhe të afërmve vërteton se ai e dhunonte atë psikologjikisht edhe fizikisht. Mësohet se 44-vjeçari nuk ka tentuar të fshehë motivin e vetëvrasjes së gruas së tij por përkundrazi ai ka rrëfyer se ishte vetë fajtori i gjithë ngjarjes, duke i zgjatur edhe duart policisë e cila i mbërtheu prangat. Burime nga policia thanë se Besnik Hasa ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje. Ndërkohë që tashmë akuzohet për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”.


Gruaja e zhdukur gjendet e vetëvrarë

TIRANË- Prej tre ditësh rezultonte e zhdukur ndërsa është gjetur dje poshtë urës së Babrrusë në Tiranë. Dituri Rica, 57-vjeç, e cila vuante nga sëmundje mendore i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga ura e Babrrusë në periferi të kryeqytetit. Kështu kanë deklaruar burimet policore pasditen e djeshme fill pas gjetjes së trupit të 57-vjeçares. Kjo e fundit është gjetur nga një banor i zonës i cili lajmëroi menjëherë policinë.

Oficerët blu njoftuan familjarët e të ndjerës të cilët kishin bërë denoncim tre ditë më parë për largimin e saj. mësohet se djali ka bërë dhe identifikimin e Ricës në morgun e spitalit. Gruaja ishte larguar nga banesa e saj më datë 4 janar pa lënë adresë. Ndërkohë që djali i saj denoncoi në polici largimin e nënës. Policia nisi menjëherë hetimet për lokalizimin e vendndodhjes së saj. Por vetëm pasditen e djeshme ajo është gjetur e vdekur dhe dyshohet se është vetëhedhur nga ura në kushte të rënda psikologjike.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML