Diel, 05 Korrik 2009 03:04:36

Lexoni versionin Print

Policia e kryeqytetit ndërron krye

Furtunë emërimesh në drejtorinë e policisë së Tiranës e në rrethe. Vitit 2009 ka nisur me ndryshime në disa komisariate të Tiranës e në qytete të tjera. Ka qenë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ahmet Prençi që ka firmosur disa emërime në krye të komisariateve.

Klodiana Kotorri
Enjte, 08 Janar 2009 09:50:00

Tonin Vocaj emërohet në krye të policisë së Tiranës. Rokadë pothuajse në të gjitha komisariatet kryesore

Prençi lëviz gurët për 17 poste kyçe në policinë shqiptare. Pritet një valë e re lëvizjesh

TIRANË- Furtunë emërimesh në drejtorinë e policisë së Tiranës e në rrethe. Vitit 2009 ka nisur me ndryshime në disa komisariate të Tiranës e në qytete të tjera. Ka qenë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ahmet Prençi që ka firmosur disa emërime në krye të komisariateve. Emërimet të cilat janë bërë të ditura ditën e djeshme nga policia e shtetit, janë kryer në kuadër të përmirësimit të punës nga ana e strukturave të policisë.

Burime nga policia thanë se të bindur që ndryshimet e kryera do të pasojnë me efiçensë nga ana e uniformave blu ka bërë që të ndërrohen fillimisht krerët e disa komisariateve. Në fakt ndryshim ka nisur me emërimin e drejtorit të Policisë së Tiranës, post i cili iu dorëzua dje Tonin Vocaj i cili mban gradën Drejtues i parë.

Vocaj kohët e fundit ishte i angazhuar në disa dosje të ngjarjeve të rënda të ndodhura në vend, ndërsa njihet në polici për zbulimin e shumë ngjarjeve. Burime nga policia thanë se puna e policisë së Tiranës pritet të japë rezultate të mira me emërimin e Vocajt në krye.

Emërimet

I komanduar para pak muajsh në krye të policisë së Tiranës, drejtuesi i parë Hamdi Fjora ka lënë postin për tu rikthyer në krye të Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ka qenë vendimi i drejtorit të përgjithshëm të uniformave blu, Ahmet Prençi, ai që ka firmosur emërimin e drejtuesit të parë Tonin Vocaj në krye të drejtorisë së policisë së qarkut më të madh në vend. Tonin Vocaj i cili deri më tani ka qenë drejtor në drejtorinë e luftës kundër krimeve të rënda në policinë e shtetit, do të drejtojë blutë e Tiranës. Ndërkohë që Prençi ka ndryshuar edhe një nga zv/drejtor të policisë së kryeqytetit duke emëruar Artan Cukun.

Ky i fundit është emëruar zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ndërsa deri tani ishte zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat. Gjithashtu ndryshime kanë pësuar edhe krerët e disa komisariateve në Tiranë e rrethe. Prençi në të mirë të punës së policisë ka vendosur që disa drejtues komisariatesh në Tiranë ti transferojë në rrethe dhe disa drejtues në rrethe t’i sjellë në kryeqytet.

Ndryshime të tjera

Emërimet e para sapo kanë nisur. Të paktën kështu thonë burime nga policia të cilat shtojnë se java e para e këtij viti ka mbërritur vetëm me disa ndryshime në radhë shefash. Por ndryshimet do të pasojnë në javët në vazhdim. Sipas burimeve të policisë priten ndryshime edhe në sektorë brenda policisë së Tiranës apo komisariate. Mësohet se ndryshimet e bëra të ditura nga policia e shtetit ditën e djeshme ishin vendosur që në muajin dhjetor.

Pas shqyrtimit të kryer, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ahmet Prençi, ka firmosur emërimet javën e parë të vitit 2009, duke ndryshuar kështu 17 poste në polici. Kane qenë drejtues të parë dhe kryekomisarë të piketuarit e Prençit për të lënë një detyrë dhe për të shkuar në një tjetër me të njëjtën rëndësi. Policia e Shtetit siguroi se 17 vende u ndryshuan për të mirën e punës së policisë, ndërsa pritet që në këtë kuadër të kryen të tjera ndryshime.

Ndryshimet:

1.Drejtues i Parë Tonin Vocaj, emërohet Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Luftës Kundër Krimeve të Rënda.

2.Drejtues i Parë Hamdi Fjora, kthehet Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deri tani i komanduar Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

3.Drejtues Artan Cuku, emërohetZv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat.

4.Drejtues i Parë Nikolin Bala, emërohet Drejtor në Drejtorinë e Luftës Kundër Krimeve të Rënda, deri tani Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër.

5.Drejtues Artan Mehmeti, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë.

6.Kryekomisar Artan Hasani, komandohet Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër, deri tani Zv/drejtor për hetimin e krimeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër.

7.Kryekomisar Çesar Keçi, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, deri tani specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

8.Kryekomisar Ferdinant Dusho, emërohet Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, deri tani shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Lezhë.

9.Kryekomisar Asllan Shyti, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Lezhë, deri tani Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë Krujë.

10.Kryekomisar Nikoll Vatnikaj, emërohet Shef Komisariati nr. 2 Tiranë, deri tani Shef Komisariati nr.1 Tiranë.

11.Komisar Dorian Muça, komandohet Shef i Komisariatit nr. 1 Tiranë, deri tani shef Seksioni në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

12.Kryekomisar Atnan Shehu, emërohet Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë Krujë, deri tani Shef në Komisariatin nr. 2 Tiranë

13.Kryekomisar Nazmi Shuli, emërohet Shef Sektori në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, deri tani Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

14.Kryekomisar Ali Allaraj, emërohet Shef Komisariati nr. 3 Tiranë, deri tani Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Elbasan.

15.Kryekomisar Marjan Laca, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Elbasan, deri tani Shef Komisariati nr. 3 Tiranë.

16.Kryekomisar Saimir Shehu, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kukës, deri tani Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër.

17.Kryekomisar Alejdin Omuri, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër, deri tani Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kukës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML