Shtune, 13 Mars 2010 16:02:45

Lexoni versionin Print

Tragjedia në Poliçan, kërkohet dorëheqja e drejtorit

Vetëm një ditë pas tragjedisë së Poliçanit, kanë nisur edhe reagimet për përgjegjësit. Ngjarja e cila shkaktoi një viktimë dhe dy të plagosur u vlerësua si papërgjegjshmëri e drejtuesve të kombinatit, dhe jo thjesht si një pakujdesi e viktimave të saj, siç u shpreh në deklaratën e saj në prononcimin për shtyp zëdhënësja e ministrit të Mbrojtjes.

Rushan Dosti
Enjte, 08 Janar 2009 09:31:00

REAGIMI/ Nga ana e drejtuesve të sindikatave është theksuar se demontimi kryhej nga militantët, dhe jo specialistët

Sindikata e Mbrojtjes dhe Rendit: Kërkuam largimin e Xhaferrit dy muaj më parë pasi nuk është specialist

POLIÇAN – Vetëm një ditë pas tragjedisë së Poliçanit, kanë nisur edhe reagimet për përgjegjësit. Ngjarja e cila shkaktoi një viktimë dhe dy të plagosur u vlerësua si papërgjegjshmëri e drejtuesve të kombinatit, dhe jo thjesht si një pakujdesi e viktimave të saj, siç u shpreh në deklaratën e saj në prononcimin për shtyp zëdhënësja e ministrit të Mbrojtjes.

Fatos Mançe, kreu i sindikatave të pavarura të uzinës dhe njëherësh përgjegjës i sigurimit teknik, tha se ngjarja është pasojë e moszbatimit të rregullave të sigurimit teknik dhe se në poligonin ku ndodhi ngjarja është punuar rregullisht për çmontimin e djegoreve. Madje, sipas tij, për çmontimin është punuar edhe me dy punëtorë të vetëm, gjë që nuk lejohet, sipas rregullores.

Mançe u shpreh se në poligon duhej të punonin specialistët që kanë vite që merren me prodhimin, montimin dhe demontimin e djegoreve. Ai theksoi se ngjarja lidhet drejtpërdrejt me papërgjegjshmërinë e drejtuesve të saj, pasi edhe ushtarët dhe administrata nuk komandohen nga Ministria e Mbrojtjes, por komandohen nga civilë.

Kreu i sindikatës bën përgjegjës për ngjarjen e ndodhur drejtorin e kombinatit, Myqerem Xhaferri, i cili, sipas tij, pas vitit 2007 nxori në pension të parakohshëm të gjithë specialistët dhe mbajti në punë militantët e partisë së tij, punëtorë që nuk janë të profilizuar për këto lloj demontimesh. “Më vjen shumë keq që drejtori i ujësjellësit, i cili është akuzuar për helmim uji në qytetin e Poliçanit gjatë shpërthimit të epidemisë së dizanterisë, vihet drejtor kombinati dhe përfundon me një vrasje tragjike në qytetin e Poliçanit”,- tha Fatos Mançe.

Ndërsa kreu i Sindikatës së Pavarur të Mbrojtjes dhe Rendit të Shqipërisë, Vladimir Guri, u shpreh se ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e 6 janarit ka vetëm një përgjegjës dhe, sipas tij, ai është drejtori i këtij kombinati. “Ne si Sindikatë, - tha Guri, - i jemi drejtuar me shkresë zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes 2 muaj më parë, duke kërkuar largimin e drejtorit Myqerem Xhaferri, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh. Nuk kemi pasur asgjë personale me zotin Xhaferri, por thjesht jemi nisur nga fakti që ai nuk është specialist, por thjesht një militant i PD-së”.

Sipas Gurit, shkaku i tragjedisë së ndodhur është mungesa e rregullave të sigurimitteknik, sepse në një uzinë ushtarake nuk lejohet rreptësisht të ndizet cigare e jo më të ndizet zjarr brenda ambienteve të saj. Guri pohoi se menjëherë pas kësaj tragjedie, drejtori duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Dy ditë më parë, në kombinatin e Poliçanit ndërroi jetë 45-vjeçarja Suzana Kapxhiu. Gruaja, së cilës vetëm 6 muaj më parë i kishte vdekur bashkëshorti, la jetimë dy fëmijë përkatësisht të moshës 14 dhe 21 vjeç. Ajo u përcoll dje për në banesën e fundit në orën 12:00.

Ministri Oketa, indiferent ndaj mediave

POLIÇAN- Indiferencë ndaj mediave nga ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa një ditë pas tragjedisë së ndodhur në Poliçan ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Pasi kreu ritin e ngushëllimit ministri u ndal në kombinatin e Poliçanit, vizitë e cila u krye pa praninë e gazetarëve, ku përjashtim bënte vetëm një televizion pranë qeverisë, i cili për të mos krijuar kaos mediatik, ishte strehuar në një nga makinat e eskortës së ministrit. Asnjë nga gazetarët e mediave të tjera, të ndodhur në Poliçan, nuk u lejuan të futen në mjediset e kombinatit, ndërsa kërkesa e tyre për të hyrë në uzinë u përcoll me sharje e fyerje nga oficerët e shërbimit të ministrit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML