Diel, 05 Korrik 2009 03:46:30

Lexoni versionin Print

Shpërndante drogë në gjimnaz, arrestohet 23-vjeçari

Antidroga e policisë së Tiranës ka vënë pas hekurave të burgut një 23-vjeçar, i cili shpërndante hashash në dyert e gjimnazit “Partizani”. Brunis Shaqja është arrestuar me një qese farmaceutike me bimë të dyshuarsi narkotike.

Klodiana Kotorri
Premte, 09 Janar 2009 09:47:00

Brunis Shaqja është kapur me disa doza hashashi përpara shkollës “Partizani”. Policia i gjen në shtëpi 264 doza të tjera

TIRANË- Antidroga e policisë së Tiranës ka vënë pas hekurave të burgut një 23-vjeçar, i cili shpërndante hashash në dyert e gjimnazit “Partizani”. Brunis Shaqja është arrestuar me një qese farmaceutike me bimë të dyshuarsi narkotike. Ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 264 doza hashashi. Policia dyshon se klientët e 23-vjeçarit janë gjimnazistët megjithatë një fakt i tillë mbetet për tu verifikuar. Ndaj Shaqjes u mor masa e arrestit për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

Hetimi

Agjentët e antidrogës së policisë së Tiranës prej kohësh janë vënë në mbikëqyrje të rreptë në gjimnazet e kryeqytetit me qëllim shmangien e shpërndarësve të drogës në këto shkolla. Angazhimi i policisë ka bërë që jo pak persona të arrestohen pasi furnizonin me drogë gjimnazistët.

Kështu vetëm pak ditë më parë, agjentët kanë rënë në gjurmët e një tjetër shpërndarësi për të cilin dyshohet se “klientët”ishin gjimnazistët e shkollës “Partizani”. Menjëherë policia nisi hetimet për të kapur në flagrancë furnizuesin e hashashit. Në rrugë operative policia ka siguruar informacione se i dyshuari Brunis Shaqja do të shiste drogë në rrugën “4 Dëshmorët”. Menjëherë forca të shumta policie u vunë në lëvizje për të kapur në flagrancë 23-vjeçarin.

Policia

“Falë grumbullimit të informacioneve të vlefshme mbi të riun u arrit të dokumentohet se ai merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit cannabis sattiva pranë shkollës së Mesme të Përgjithshme Partizani në kryeqytetet”,- thanë burimet zyrtare të policisë së Tiranës.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën edhe 264 qese farmaceutike, me bimë të dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva. I riu u shoqërua menjëherë në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës ndërsa hetuesit pohuan se ai mund të furnizonte me drogë disa gjimnazistë përdorues, por edhe persona të tjerë.


Luljeta Basha ka pohuar dje se mbahen kontakte të shpeshta me agjentë të antidrogës së policisë së Tiranës

Drejtoresha: Në ambientet e shkollës nuk pihet drogë

TIRANË-“Në shkollën tonë nuk ka nxënës problematikë që mund të konsumojnë drogë”. Kështu shprehet për “Shekullin” Luljeta Basha, drejtoresha e gjimnazit “Partizani” në Tiranë. “Në shkollën tonë nuk lejohet as të pinë cigare nxënësit pasi kontrollohen të gjithë. Ne kemi dy roje dhe një polic i cili qëndron gjatë gjithë kohës në gatishmëri. Ata mbikëqyrin nxënësit pasi kanë kohë dhe pothuajse i njohin të gjithë. Kështu që në ambientet e shkollës as nuk guxohet të shitet drogë por edhe t’i afrohen shkollës.

Unë nuk pretendoj 100 për 100 se nuk pihet drogë pasi jashtë shkollës nxënësit edhe mund ta kenë provuar por tashmë në shkollën tonë një gjë e tillë nuk është problem shqetësues”,- u shpreh për gazetën drejtoresha e shkollës “Partizani”, duke kundërshtuar zyrtarisht policinë e cila deklaroi se kishte arrestuar një person që shiste drogë pranë kësaj shkolle. Më tej Basha shtoi se kishte kontakte të shpeshta edhe më agjentë të antidrogës së policisë së Tiranës, ndërsa theksoi se në shkollën që ajo drejton nuk ka nxënës problematikë që mund edhe të konsumojnë rregullisht hashash.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML