Diel, 05 Korrik 2009 03:00:41

Lexoni versionin Print

Abonetë e falsifikuara pushtojnë shërbimin urban

Ditët e para të muajit të parë të vitit 2009 nuk kanë qenë dhe aq të mbara për ndërmarrjen e shërbimit urban. Shqetësimi më evident është ai i hedhjes në treg të disa serive abonesh, të cilat rezultojnë se janë false.

R.Dosti
Premte, 09 Janar 2009 11:08:00

Berat

Ditët e para të muajit të parë të vitit 2009 nuk kanë qenë dhe aq të mbara për ndërmarrjen e shërbimit urban. Shqetësimi më evident është ai i hedhjes në treg të disa serive abonesh, të cilat rezultojnë se janë false. Janë fatorinot e shërbimit ata që ndeshin çdo ditë me dhjetëra bileta abonesh, të cilat sipas tyre janë prodhuar privatisht nëpër kompjutera dhe janë shitur nga falsifikatorët me çmime më të lira sesa ato që shpërndan vetë sporteli i ndërmarrjes.

Problemi është se pasagjerët këmbëngulin në faktin që i kanë blerë në sportel, ndërkohë që e vërteta qëndron ndryshe. “Ne hasemi çdo ditë me “viktimat” e këtij falsifikimi dhe nuk po mundim të realizojmë planin e xhiros ditore. Nuk e kemi të vështirë të dallojmë biletat e falsifikuara nga ato origjinale, pasi ndryshon ngjyra e biletës, por edhe vula me të cilën shoqërohen ato që shpërndan sporteli i ndërmarrjes, - thotë një nga fatorinot e shërbimit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë deri në 200 abone të falsifikuara, gjë që ka alarmuar seriozisht Drejtorinë e Ndërmarrjes. Drejtorii Ndërmarrjes së Shërbimit Urban, Stavri Melengu, thotë për “Shekulli”-n: “Është e vërtetë që abonetë e falsifikuara kanë prishur normalitetin e punës sonë. Nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh, por këtë herë sasia duket se është më e madhe”. Ndërkohë që vetë ndërmarrja po merr masa për të minimizuar efektet negative të kësaj anomalie, strukturat e krimit ekonomik kanë nisur hetimin për të gjetur dhe vënë para përgjegjësisë falsifikatorët.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML