Kompania e prodhimit dhe tregtimit të naftës vendëse, ARMO, ka reaguar pas deklaratave për vendosjen e saj në pozita monopol të tregtimit të D2-shit. Në një njoftim për mediat thuhet se kompania jo vetëm që nuk ka asnjë ndihmë nga qeveria shqiptare, por, me gjithë vështirësitë e jashtëzakonshme që ajo ka, vazhdon të paguajë me rregullsi dhe në mënyrë të pandryshueshme të gjitha detyrimet ndaj shtetit, sikurse ka operuar dhe përpara privatizimit.
“Kompania “ARMO”, deklaron me përgjegjësi se është e hapur dhe bashkëpunuese më të gjithë subjektet tregtarë të karburanteve, pa kryer asnjë diferencim dhe duke shmangur çdo insinuatë për krijimin e bizneseve preferenciale, pra, dhe të një situate monopol. Periudha njëvjeçare e lënë në dispozicion nga qeveria shqiptare për të kryer ndërhyrjet e nevojshme për ndryshimin e teknologjisë së prodhimit të gazoilit, megjithëse është e pamjaftueshme, do të kryhet brenda kësaj periudhe, siç është dhe e përcaktuar në kontratën e privatizimit të saj”,- thuhet në njoftimin e saj.
Kjo kompani deklaron se është e hapur dhe bashkëpunuese më të gjithë subjektet tregtare të karburanteve, pa kryer asnjë diferencim, duke shmangur çdo insinuatë për krijimin e bizneseve preferenciale, pra, dhe të një situate monopol.Në njoftimin e saj ajo deklaron se, periudha njëvjeçare e lënë në dispozicion nga qeveria shqiptare për të kryer ndërhyrjet e nevojshme për ndryshimin e teknologjisë së prodhimit të gazoilit, është e pamjaftueshme, por ajo do të kryejë të gjithë investimin brenda kësaj periudhe, siç është dhe e përcaktuar në kontratën e privatizimit të saj.