Diel, 05 Korrik 2009 03:12:15

Lexoni versionin Print

Ivanisheviç-Dinamos: Me kthe 4 mijë eurot!

Ish futbollisti malazez i Dinamos, në sezonin 2005 2006, Branimir Ivanisheviç, ka paditur në FIFA klubin blu, me pretendimin e mosshlyerjes së 4 mijë eurove, teksa institucioni më i lartë i futbollit i ka dhënë të drejtë. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare në FSHF,

Jorgis Memo
Premte, 09 Janar 2009 09:40:00

Ish-futbollisti malazez i bluve në vitin 2006 është ankuar në FIFA dhe kjo e fundit i ka dhënë të drejtë

Ish futbollisti malazez i Dinamos, në sezonin 2005 2006, Branimir Ivanisheviç, ka paditur në FIFA klubin blu, me pretendimin e mosshlyerjes së 4 mijë eurove, teksa institucioni më i lartë i futbollit i ka dhënë të drejtë. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare në FSHF, nga ku mësohet se dje ka mbërritur me faks edhe shkresa e FIFA s.

Kjo e fundit bën të ditur që Dinamo është e detyruar t'i shlyejë 4 mijë euro ish futbollistit të saj, në bazë të kontratës që ka nënshkruar me të. Sipas rregullores së FIFA s, nëse ky detyrim nuk shlyhet brenda javës, atëherë Dinamos i hiqen tri pikë nga kampionati. Ndërkohë, nëse nuk shlyhet edhe javën tjetër, rregullorja parashikon zbritje një kategori më poshtë.

Gjithsesi, tashmë blutve medoemos do t'u duhet të nxjerrin nga arka këtë shumë për ish-fantazistin e tyre, që pati një aventurë të shkurtër në Shqipëri. Ai luajti shumë pak ndeshje, në kohën kur trajner i Dinamos ishte Vasil Bici, e më pas kroati Ivan Kataliniç. Tashmë, 28-vjeçari Ivanisheviç aktivizohet aktualisht me Rudarin e Plevlës në kampionatin malazez.

Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë që futbollistët e huaj fitojnë çështjet me klubet shqiptare. Më i vuajturi duket se ka qenë klubi "Tirana", që disa herë ka shlyer ish-futbollistët e saj për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës. Para disa vitesh, futbollistit holandez Jan Venhof klubi bardheblu është detyruar t'i paguajë një shumë prej 30 mijë dollarësh.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Maqedoni, liderët e partive në takim për zgjedhjet e marsit

09/01/09 08:22:00 | Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni sot do të..

Një termet 4.5 ballë bie në Maqedoni, ndjehet edhe në Tiranë. S’ka dëme

08/01/09 17:17:00 | Një tërmet me fuqi rreth 4,5 ballë sipas shkallës Rihter goditi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML