Diel, 05 Korrik 2009 02:59:14

Lexoni versionin Print

Kartat e identitetit, aplikimet nga 12 Janari

Afrimi i datës së zgjedhjeve dhe sanksionimi në ligjin elektoral i detyrimit për të votuar vetëm me karta identiteti, ka detyruar qeverinë që të hapë për qytetarët procedurat e aplikimit për të marrë këtë dokument.

Enjte, 08 Janar 2009 09:42:00

Në Tiranë, pas 12 Janarit fillon procedura e shpërndarjes së kartave të identitetit.

TIRANË- Afrimi i datës së zgjedhjeve dhe sanksionimi në ligjin elektoral i detyrimit për të votuar vetëm me karta identiteti, ka detyruar qeverinë që të hapë për qytetarët procedurat e aplikimit për të marrë këtë dokument. Prej 12 janarit të gjithë qytetarët që brenda qershorit të ardhshëm mbushin 18 vjeç mund të paraqiten pranë zyrave të gjendjes civile, ku dhe janë ngritur grupe të specializuara punonjësish, për të bërë zyrtarisht aplikimin për kartë identiteti.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë ku i bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë mbi këtë moshë që të kryejnë këtë detyrim jo ligjor për marrjen e letërnjoftimeve. “Kam një thirrje dhe apel ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë mbi moshën 18 – vjeç, që të shkojnë dhe të aplikojë për marrjen e letërnjoftimeve”, - tha Berisha.

Por duket se strukturat shtetërore nuk janë të gatshme që ta nisin këtë proces në të njëjtën ditë në të gjithë vendin, pasi data 12 janar do të shënojë nisjen e këtij procesi vetëm për Tiranën. “Me datën 12 janar fillon në Tiranë procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës se marrja e kartave të identitetit është absolutisht një moment i veçantë për secilin prej nesh sepse ne marrim një dokument, një letërnjoftim të njëjtë dhe ndër më modernët në të gjithë Evropën”,- u shpreh Kryeministri.

Vet procesi i aplikimit për të marrë këtë dokument shënon në vetvete një detyrim për qytetarët për të dhënë shenjat e gishtërinjve dhe të gjitha të dhënat e tjera personale të domosdoshme për identifikimin e tyre, ndërsa do të duhet që të paguajnë edhe 1100 lekë të reja për kundrejt kostos së prodhimit të këtij dokumenti.

Shpërndarja e letërnjoftimeve elektronike përbën një sfidë për qeverinë, pasi është vënë si një kusht për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme edhe nga ndërkombëtarët. Për përballimin e kësaj sfide qeverisë për muajt e mbetur deri në ditën e zgjedhjeve do ti duhet të shpërndajë mesatarisht nga 15 deri në 18 mijë karta identiteti në ditë, masë për të cilën opozita është shprehur skeptike.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML