Diel, 05 Korrik 2009 03:57:56

Lexoni versionin Print

Hetimi, Elton Deliu kërcënohej me telefon

Elton Deliu, viktima e atentatit mafioz të ndodhur në kryeqytet ditët e fundit të vitit të kaluar, kishte kohë që kërcënohej për vrasje. Ai ka marrë dhjetëra mesazhe kërcënuese por ka preferuar që të mbajë gjithçka për vete e të mos denoncojë në prokurori.

Flamur Vezaj
Enjte, 08 Janar 2009 10:53:00

Viktima e atentatit mafioz të disa ditëve më parë ishte kërcënuar disa herë me vdekje. Nis verifikimi i numrave të telefonit

TIRANË- Elton Deliu, viktima e atentatit mafioz të ndodhur në kryeqytet ditët e fundit të vitit të kaluar, kishte kohë që kërcënohej për vrasje. Ai ka marrë dhjetëra mesazhe kërcënuese por ka preferuar që të mbajë gjithçka për vete e të mos denoncojë në prokurori. Si kundërpërgjigje ai vetëm sa ka shtuar masat mbrojtëse vetjake si truprojat personale dhe makinat e blinduara me të cilat lëvizte.
 
Në këtë konkluzion kanë arritur përfaqësuesit e prokurorisë së kryeqytetit dhe hetuesit e sektorit të vrasjeve pranë policisë së shtetit pas dy javë hetimesh për llogari të dosjes penale të vrasjes së dyfishtë në banesë e viktimave që ndodhet në rrugën “Perlat Rexhepi” në kryeqytet.

Burimet e grupit hetimor pohuan se ata kanë verifikuar të gjitha bisedat telefonike dhe sms-të e mbërritura në numrat që përdoreshin nga 32-vjeçari gjatë dy viteve të fundit. Fillimisht prokuroria ka kërkuar nga operatorët e telefonive që të zbardhin në mënyrë analitike të gjitha hyrje daljet dhe mesazhet e ardhura kohët e fundit në numrat që Elton Deliu i ka përdorur këto dy vitet e fundit.

Numra këto që janë identifikuar nga e fejuara e tij që tashmë pret një fëmijë nga lidhja e saj disavjeçare me 32- vjeçarin e vrarë. “Elton Deliu që nga atentati i fundit i dështuar në vitin 2005 e në vazhdim ka pasur shumë sinjale, mesazhe nga të njohurit e tij dhe kërcënime telefonike nga personat që mendohet se janë ish-bashkëpunëtorë të tij që janë prishur për arsye të trafiqeve të vjetra.

Në asnjë nga këto kërcënime, viktima Deliu nuk është paraqitur në polici për të denoncuar kërcënuesit, duke marrë vetë masa mbrojtëse për vete dhe pjesëtarët e familjes. Ai ka pajisur me kamera sigurie hyrjen e pallatit ku banonte dhe ka blerë tre makina të blinduara.

Më pas, për mbrojtje, ka marrë në punë katër truproja private, të cilët e ruanin atë dhe pjesëtarët e ngushtë të familjes gjithmonë kur lëviznin nga banesa e tyre që ndodhet në rrugën “Perlat Rexhepi” në kryeqytet, vetëm pak metra larg Fakultetit Juridik”-thanë burimet e akuzës. Mendohet se denoncimet në polici, 32- vjeçari Deliu nuk ia ka bërë vetëm për arsye sedre, duke e cilësuar veten të “fortë” dhe të mbrojtur mirë.

Por as mesazhet kërcënuese nuk kanë mundur që të zbulojnë një pistë konkrete për prokurorinë. Pak ditë më parë, ajo i ka deleguar sërish policisë dosjen për hetime të mëtejshme. Nga verifikimet e kryera deri më tani, ka rezultuar se 32- vjeçari Deliu kishte në pronësi një sipërfaqe jo të vogël toke në fshatin Yrshek të Komunës së Kasharit, banesën ku u gjet i vrarë bashkë me nënën e tij, një llogari bankare me rreth 100 mijë euro brenda dhe tre makina të luksoze të blinduara me të cilët lëvizte i shoqëruar nga shofer dhe truproja private.

Sipas akuzës, Deliu e kishte bërë zakon që nga hyrja e banesës e deri në shkallën e tij të mos shoqërohej nga badigardët e tij privatë pasi kishte instaluar gjashtë kamera sigurie për të regjistruar çdo lëvizje të personave të dyshimtë. Mësohet se për këtë rrjet sigurie, “vrasësit” ishin të informuar pasi menjëherë pas ekzekutimit të tyre kanë sekuestruar të gjitha disqet e regjistrimit të kamerave dhe sistemin qendror të këtyre gjashtë kamerave të sigurisë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML