Marte, 09 Mars 2010 20:18:18

Lexoni versionin Print

Berisha: Ina Rama po drejton në mënyrë diktatoriale

Pothuajse një vit pasi e cilësoi si Silvia Kontin e Prokurorisë Shqiptare, kreu i qeverisë Sali Berisha, ka shpallur përfundimisht “divorcin” me Kryeprokuroren Ina Rama.

Premte, 09 Janar 2009 09:26:00

Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se, në rast se Presidenti do të kthejë ligjin e dosjeve, mazhoranca do ta rivotojë

Pothuajse një vit pasi e cilësoi si Silvia Kontin e Prokurorisë Shqiptare, kreu i qeverisë Sali Berisha, ka shpallur përfundimisht “divorcin” me Kryeprokuroren Ina Rama. Duke folur gjatë emisionit “Opinion”, kryeministri Sali Berisha është shprehur për zhgënjimin që ka pësuar nga zgjedhja e Ina Ramës në krye të organit të Prokurorisë, duke e akuzuar atë se po heton në mënyrë diktatoriale dhe e ndikuar politikisht.

Sipas tij, Kryeprokurorja nuk po arrin të faktojë dot fajësinë e Gërdecit, si dhe se ende nuk ka hapur asnjë nga 300 dosjet e krimit të pushtetarëve që gjenden prej vitesh në organin e akuzës. “Ma servirën dhe e pranova, e pranova me qëllimin e mirë që të përballet me krimin. Por nuk po ndodh kjo. Janë mbi 300 dosje të krimit dhe korrupsionit që nga qeverisja e mëparshme të palëvizura. Jam mirënjohës për lëvizjen e dosjeve të qeveritarëve të krahut tim, por e njëjta gjë duhej bërë edhe me ato të parat.

Ndaj, nuk mund të bëj paqe me krimin dhe korrupsionin”, - tha z. Berisha. Madje, duke qëndruar tek çështja e Gërdecit, ai ka shprehur dyshimin e tij se hetimi për atë ngjarje mund të dështojë. “Për ata që kanë qenë kritikë dhe akuzues ndaj kësaj çështjeje, nuk kanë mundur të sigurojnë faktin më të vogël.

Nëse Prokuroria ka lënë gjë pa nxjerrë nga dosja, përfshi dhe e-mail-et private, do të kishit të drejtë, por Prokuroria nuk ka qenë e aftë të japë fakte konkrete. Jo se nuk ka përgjegjësi, por mënyrat se Prokuroria e nisi hetimin, në mënyrë politike, janë të paprecedenta. Madje rrezikojnë të dështojnë.

Prokuroria nuk po fakton fajësinë e Gërdecit. Hetimi u ndërtua në atë mënyrë, për t’u përmbysur”, - tha z.Berisha. Kreu i qeverisë është ndalur edhe tek çështja e rrugës Rrëshen-Kalimash, për të cilën ashtu si edhe për rastin e dosjes “Gërdeci”, ka theksuar se Prokuroria ka dështuar në vërtetimin e akuzave për korrupsion, që janë ngritur gjatë këtyre muajve. Madje ai i ka cilësuar praktikat e ndjekura nga

Prokuroria, në këtë rast, të ngjashme si ato të diktaturës komuniste, duke kujtuar se as Kushtetuta e vendit nuk njeh fajësinë kolektive. “Në gjuhën tonë amtare, i pandehur do të thotë i pafajshëm, ndaj, dhe nëse zbërthen termin i pandehur, kjo nënkupton zero fajësi. Nëse gjen zyrtarë të marrë të pandehur, kjo dëshmon se kjo qeveri funksionon, më tutje, nëse shkojmë e shohim se merren në gjykim akte kolektive, kjo përbën turpin e kohëve”, - tha z.Berisha.

I pyetur në lidhje me ligjin e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, kreu i qeverisë ka paralajmëruar Presidentin e Republikës Bamir Topi se, në rast se do ta refuzonte atë, duke mos e dekretuar, atëherë mazhoranca e djathtë do ta votojë atë përsëri, me të njëjtën përmbajtje, që ditën e nesërme.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML