|
|
Është bërë e zakonshme që, çdo fundviti, të gjithë punonjësit që punojnë në marrëdhënie punë në sektorë të ndryshëm, të shpërblehen me një pagë, e cila nuk dihet se sa është, vetëm thuhet që është në dy paga për titullarët e lartë.
Sa është ky shpërblim? Sa për qind e pagës neto të marrë në një vit është ? Cili është kriteri që e përcakton? A duhet të marrin shpërblim ato që trajtohen me asistencë sociale? Me sa shohim ne, shpërblimet më të majmë marrin ata që kanë paga shumë të larta, kurse ato që janë të lidhur direkt me prodhimin dhe me punën, marrin deri në 5% të pagës neto vjetore.
A duhet që këto shpërblime të kenë një përqindje të caktuar të pagës që merr secili punëtor apo drejtues, apo është në dëshirë kush të marrë më shumë e kush të marrë më pak. Këtu del në dukje shprehja: "Kush punon ha, kush nuk punon ha e pi", prandaj ne duhet që ta dimë mirë, a duhet të quhet pagë e 13-të, apo ndonjë ndihmë ekonomike, apo faleminderit sa të të japin.
Është vetëm 9-muajsh dhe koka i duket më e madhe...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ