Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Shqipëria tërheq trupat nga Iraku, të shtunën ceremonia në Tiranë

Shekulli Online | 18/12/2008 | Lajm i fundit | Politike | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin
Tiranë-Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa gjendet në Irak për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen e komandove shqiptare në Irak. Mësohet se sot është mbyllur zyrtarisht misioni dhe se ditën e shtunë bëhet në Tiranë ceremonia zyrtare te ardhjes së trupave në atdhe. Ministri Oketa mori pjesë në ceremoninë e uljes së flamurit shqiptar që u zhvillua në Mosul, por kjo ceremonia nuk u bën publike nga dikasteri i mbrojtjes, sipas saj për arsye sigurie. Komando shqiptare në Irak përbëhej nga 200 trupa dhe kreu misionin në Mosul dhe Bagdad. Ky lajm u dha sot nga agjencia e lajmeve Rojter, e cila shkruante se "Shqipëria, Moldavia dhe Bosnja po terheqin trupat nga Iraku. Largimi i trupave shqiptare nga Iraku u lajmërua një muaj më parë Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa kur po zhvillonte një vizitë në Uashington. Aktualisht në Irak vepron SHBA me 143 mijë trupa, Britania me 4100 trupa, Rumania me 600 trupa, Australia me 300 trupa, El Salvador me 200 trupa, Bullgaria me 155 trupa Danimarka me 55 trupa, Lituania me 53 trupa dhe Estonia me 38 trupa.
 

1 KOMENT

Une si qytetar shqiptar i mbeshtes vlerat demokratike qe SHBA-te demostrojne por kurrsesi nje lufte te padrejte dhe te pabarabarte siç ishte lufta ne Irak.Jam krenar per komandot tane por fatkeqsisht jo per drejtuesit qe dikur e mbeshteten me zjarr luften ne Irak. Te gjithe po e shohim se sa gabim ishte ajo lufte qe dikur shume nga ne e perkrahem.Faleminderit Zotit qe heronjte tane u kthyen shendosh prane familjeve te tyre dhe uroj qe ne te ardhmen si shtet te mendojme 2 here perpara se t'i çojme djemte tane drejt nje rruge qe me pas edhe mund te pendohemi.
MIRE SE VINI HEROJ !

KOMENTI JUAJ

Gazmend Oketa dhe Sali Berisha

 

Gruaja kërcënon me thikë 9-vjeçaren

Kanosja/ Donika Abasllari ka shkuar në shkollën e vajzës së fqinjës dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë E...

Falsifikoi pronën e Durrës- Kukës, prangoset avokati

Hajdar Shabani, falsifikoi pronën shtetërore duke e bërë të tijën dhe më pas ia shiti një firme private TIRANE- Një...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj