|
|
Tiranë- Reagon menjëherë Ministria e Brendshme pas akuzave të opozitës për rritje të kriminalitetit në vend dhe paaftësi qeverisëse për garantimin e sigurisë dhe rendit në vend. "Me ardhjen e qeverisë në pushtet u bë i mundur asgjësimi i rreth 300 grupeve të krimit të organizuar dhe arrestimi i rreth 1000 anëtarëve të këtyre bandave.
Sot Shqipëria është në nivele më të ulëta kriminaliteti se edhe vetë vendet e Bashkimit Europian"- ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, në një deklaratë për shtyp.
Sipas Ministrisë së Brendshme, akuzat e Partisë Socialiste të pabazuara dhe bien në kundërshtim me gjendjen reale të sigurisë në vend. Sipas ministrisë, strukturat e zbatimit të ligjit brenda një kohe rekord zbulojnë deri në 95% të ngjarjeve kriminale. Ndërkohë që sipas saj, gjatë viteve të kësaj qeverisjeje nuk ka humbur jetën as edhe një punonjës i vetëm policie. "Sot rrugët dhe territoret e vendit tonë janë pjesë e lëvizjes së lirë të qytetarëve, përkundër kontrollit të perandorisë së krimit që sundoi gjatë viteve të qeverisjes Socialiste"- theksohet në deklaratë.
TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...
SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ