|
|
Në 1987-n, populli italian, me një referendum, i dha fund prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet centraleve bërthamore. Që nga ai vendim historik (i marrë ndoshta më shumë nga vala e frikës për aksidentin e Çernobilit, sesa nga një arsyetim i kthjellët), ka kaluar shumë ujë poshtë urës. Pas 21 vitesh, qeveria italiane synon të kthejë akrepat e orës mbrapa: të rikuperojë terrenin e humbur në fushën teknologjike, dhe të shfrytëzojë përsëri atomin. Enel (kolosi monopolist i energjisë elektrike, një shoqëri aksionere gjysmë shtetërore prej 3 miliardë euro përfitimesh në vit), po ndez motorët në vijën e startit.
As lekët, as vullneti politik dhe as kompetencat nuk mungojnë. Në fund të fundit, nuk mungon as hapësira: nëse qytetarët italianë do të shprehen përsëri jo, ka boll vende të tjera afër ku mund të bëhen disa gjëra që, në shtëpinë tënde, nuk i bën dot.
Si për shembull, të vësh stok skoriet bërthamore. Nga vitet '50 deri në 1987-n, centralet bërthamore italiane kanë lënë si kujtim mijëra metra kub skorie, të shpërndara pak a shumë në gjithë territorin. Në fillim të nëntorit, emisioni Report (Rai tre), i dedikoi çështjes një mbrëmje, dhe pamjet që rezultuan nuk ishin aspak të buta. Bërthamori nuk është një burim i pastër, por lë pas produkte radioaktive që kërkojnë qindra vite për tu asgjësuar. Në Itali, siguria e këtyre substancave është në dorën e një ndërmarrjeje shtetërore (Sogin), e cila merr lekët për të mbijetuar, fill nga xhepat e qytetarëve, me një taksë të posaçme mbi energjinë elektrike. Gjysmë miliardi euro në vit për të kontrolluar centralet e fikura dhe për të izoluar skoriet. Shifër stratosferike, ndoshta edhe sepse Italia nuk ka akoma një qendër kombëtare stokimi. Berluskoni provoi ta ndërtonte në Bazilikata në 2003-shin, por popullata e asaj zone, shkoi në prag të revolucionit dhe
shteti nuk arriti të vendoste as gurin e parë.
Për më tepër, Italia nuk ka as depozitë për lëndën djegëse bërthamore, dhe, për të siguruar uranin e papërpunuar të centralit të Kazertës, i fikur para kohe për shkak të një tërmeti, iu desh ta dërgonte në Angli. Nga fillimi i viteve '70, deri më sot, ky emigrim u ka kushtuar taksapaguesve italianë, 1 miliard e 600 milionë euro.
Problemi është aq sheshit sa, gjithmonë në Kazerta janë groposur 3 mijë metra kub skorie bërthamore në qese plastike. Aktualisht janë të gjitha atje, sepse s'kanë më vend tjetër ku t'i çojnë. Kodrën e vogël që u krijua e kanë rrethuar: gjysma e së keqes.
Operacionet e bonifikimit janë aq delikate, sa shoqërisë Sogin, për të pastruar një pishinë të vetme, e cila rridhte lëngje radioaktive, iu deshën 4 vite. Nuk behët shaka me atomin: gabimi më i vogël kushton shumë.
Pas këtyre fakteve, vetvetiu vështrimi spostohet në Shqipëri. Kryeministri ynë nuk i ndahet ëndrrës së superfuqisë energjetike. Duket sikur ka në plan edhe një central bërthamor dhe, nëse do ia dalë, pothuajse sigurisht do jetë Italia partnerja industriale. Duke konsideruar që vështirësitë ekstreme të izolimit të skorieve bërthamore, as Italia nuk i ka kapërcyer totalisht, lind një pyetje: Kur nuk arrijmë të sigurojmë dot barutin pa viktima, si do i bëhet vallë hallit me atomin?
Është vetëm 9-muajsh dhe koka i duket më e madhe...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
POLITIKA TE RESPEKTOPJE SHKENCEN
***************************************
Edhe nje nxenes i shkolles se mesme,me
njohurite e fizikes dhe kimise qe ka
kjo shkolle,eshte ne gjendje te vleresoje sa te ndyra jane skoriet e zberthimit te atmomeve.Shtetet qe kane centrale atomike,e dine sakte sa veshtire dhe shpenzime do varosja e skorieve,te cilat edhe ne gropa speciale cimentoje thelle ne toke,rezikojne qelizen e njeriut,duke nxitur mutacionet kancerogjene.Pse nuk flasin akademicient tane per kete pike,ti lexoje populli? Shqiperia derisa ka rezerva ujore TE PA SHFRYTEZUARA,PERSE NGACMON BISHEN ATOMIKE QE FLE? Asnje rezik berthamor
nuk sjellin centralet ujore,le te ngopim lumenjte tane me te tille centrale,me tej DUKE PARE DUKE BERE.
Sepse pas ujit,vjen energji e eres,dhe jo atomi me agresivitetin e tij,barbar.
Ligor Luarasi,SHBA.
Te dhenat e mesiperme tregojne se vendi fqinj(Italia), nuk ka ndonje eksperience te mire ne kete fushe.
E para, mbyllja e centralit berthamor 21 vjet me pare, te jep nje ide se edhe vete ata jane shume prapa me teknologji. Nuk eshte e papritur qe qeveria italiane do ta shperngule kete teknologji te vjeter ne vendin tone dhe pasojat dihen shume mire.
E dyta, ndermarrja shteterore Sogin nuk eshte ne gjendje te mirembaje lengjet radioaktive. Rasti i pishines e tregon qarte se sa te kujdesshem jane.
Pra, teknologjia e dekadave te me pare (them keshtu sepse, koha qe ka funksionuar centrali para se te mbyllej plus 21 vite jep vjetersine e saj), ndermarrje e mirembatjeve nuk eshte seroize, si do i behet halli me ne kur dihet cfare kapaciteti kane specialistet tane. Mendoj se specialistet italiane nuk do te vijne te punojne ketu e te rrezikojne jeten e tyre me nje punishte te tille pa dyer e dritare.
Mendimi im personal qe e kam shprehur muaj me pare ne nje debat me komentuesin "Dear Sisco" diku ne Florida te USA-se eshte:
Perse nuk merret eksperienca franceze kur dihet qe, 90% e energjise se prodhuar eshte energji nukleare, dhe per me teper furnizon edhe Italine.
Kreyministri yne eshte analfabet ose me firmosjen e dokumentave ai do te marre ndonje bakshish teper te majme nga qeveria italiane.
Flm,
THE PUNISHER