Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Depresioni, i paralizuari vret veten

Xhon Baka | 11/01/2009 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Andrea Kabashi është zvarritur deri tek një kasolle ku është vetëvarur. Policia: Dyshojmë në këtë version

KORÇË- Depresioni për shkak se kishte mbetur i paralizuar ka shtyrë mesnatën e djeshme një 63- vjeçar nga fshatrat e Korçës që të vrasë veten. I moshuari është gjetur nga bashkëshortja e tij në një kasolle pranë shtëpisë në orët e para të mëngjesit. Burimet e policisë që ndodheshin në vendin e ngjarjes, fshati Vloçisht i Korçës, pohuan se Andrea Kabashi ishte paralizuar prej shumë kohësh dhe mjekët nuk i jepnin më asnjë shpresë. Ai kishte rreth 40 vjet i martuar por pamundësia për të lëvizur e ka shtyrë të hedhë poshtë gjithçka. Viktima ka shfrytëzuar kohën që gruaja ka qenë në gjumë dhe është tërhequr zvarrë për të shkuar në një kasolle në oborrin e shtëpisë ë tij. Ai ka lidhur një litar në trarët e kasolles dhe më pas ka varur veten. E shoqja, kur e ka zbuluar, ka kërkuar ndihmën e disa të afërmve të saj, por ai kishte vdekur. Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje dhe nga këqyrja e parë duket si një vetëvrasje. Ekspertët kanë pohuar se viktima nuk kishte asnjë shenjë dhune në trup por ata kanë dyshuar tek aftësia e tij për të shkuar vetë deri tek kasollja ku u gjet i vdekur. Ky është rasti i parë i vetëvrasjeve në qarkun e Korçës ndërsa vitin e kaluar janë zbuluar 17 të tillë.

 

KOMENTI JUAJ

 

Gruaja kërcënon me thikë 9-vjeçaren

Kanosja/ Donika Abasllari ka shkuar në shkollën e vajzës së fqinjës dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë E...

Falsifikoi pronën e Durrës- Kukës, prangoset avokati

Hajdar Shabani, falsifikoi pronën shtetërore duke e bërë të tijën dhe më pas ia shiti një firme private TIRANE- Një...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj