|
|
Orgert Ramadani ka njoftuar prindërit dhe të dashurën për aktin ekstrem dhe më pas është vetëvarur në një pemë
PËRMET- Kundërshtimi i dashurisë nga ana e prindërve kanë shpurë një djalë të ri drejt vetëvrasjes. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së shtunës në fshatin Piskovë të rrethit të Përmetit. 23-vjeçari Orgert Ramadani i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, pas debateve të vazhdueshme në familje. Megjithëse akti ekstrem ishte paralajmëruar, nuk u arrit të parandalohej. Djali i ka thënë familjes së tij dhe të dashurës që do të vriste veten por askush nuk ka mundur që ta ndalojë nga kryerja e aktit ekstrem. Frika se mos edhe vajza kryente një akt të tillë ka bërë që policia të njoftojë familjen e saj për ta parandaluar.
Një lidhje dashurie, e papranuar nga familjarët ka qenë shkaku i debateve të vazhdueshme në familjen Ramadani, banorë të Piskovës. Marrëdhënia e djalit të tyre Orgert me një vajzë nga qyteti i Tepelenës nuk është pranuar asnjëherë nga prindërit. Zënkat e vazhdueshme kanë sjellë rëndimin e gjendjes psikologjike të 23-vjeçarit, i cili pas paralajmërimeve ndërmerr aktin ekstrem. Këto janë të dhënat e mbledhura nga policia, nëpërmjet dëshmive të të afërmve. "Nga dëshmitë paraprake rezulton se ky shtetas ishte dashuruar me një vajzë nga rrethi i Tepelenës, por prindërit e tij nuk donin që ta merrte për nuse. Pasi ka debatuar gjatë mbrëmjes të ditës së premte dhe paradites së djeshme me prindërit e tij, ai është larguar duke u thënë se do vriste veten",- thanë dje burimet zyrtare të policisë. Në lidhje me këtë çështje hetuesit kanë marrë në pyetje babanë e djalit, i cili ka deklaruar se është vënë në ndjekje të të birit por ai është fshehur. Nga hetimet e para është mësuar se Orgert Ramadani, rreth orës 10.00, ka shkuar afër përroit të Koritës disa metra mbi vreshtat e fshatit Piskovë. Ai ka lidhur një litar në një pemë bajameje dhe më pas ka varur veten.
Sipas burimeve të policisë, ai që ka zbuluar trupin e pa jetë është djali i xhaxhait të viktimës. Ky i fundit ka pohuar se kishte dalë që ta kërkonte së bashku me të atin e Orgertit. Menjëherë është lajmëruar policia dhe grupi i ekspertëve, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ekspertët kanë gjetur pranë trupit të viktimës edhe telefonin celular. "Nga këqyrja që iu bë celularit të tij , u gjet një mesazh që ia kishte nisur vajzës që donte, ku i shkruante se do varte veten. Nga ana e policisë u morën masa duke kontaktuar me familjarët e vajzës, për të parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme tragjike që mund të ndërmerrte vajza",- pohuan burimet zyrtare të policisë.
Kanosja/ Donika Abasllari ka shkuar në shkollën e vajzës së fqinjës dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë E...
Hajdar Shabani, falsifikoi pronën shtetërore duke e bërë të tijën dhe më pas ia shiti një firme private TIRANE- Një...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ