|
|
Dy autorë klasikë që duhet të ndjekin rregullat e kohëve moderne të shpërndarjes së filmit në treg. Filmat "Gjoleka, djali i Abazit" (2006) i Dhimitër Anagnostit dhe "Trishtimi i zonjës Shnajder" i Pirro dhe Eno Milkanit, sapo janë hedhur në qarkullim në formatin DVD.
Në pikat e videotekave të Tiranës mund të shohësh reklamën që përfaqëson edhe "cover"-in e DVD. Po ai portret i Artur Gorishtit me mustaqet e Çeços që ka pas shpine një familje dhe vetë Gjolekën.
Filmi i Anagnostit që në kinema ka pasur shikueshmëri të dobët, gjatë ditëve të Vitit të Ri, i blerë nga TV Klan, është transmetuar dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Është keqtrajtimi i radhës që u bëjnë filmave shqiptarë ekranet e televizioneve.
Në fakt ligji "Për Kinematografinë" nuk përcakton gjë për përdorimin e prodhimeve filmike shqiptare nga televizionet përveçse kur sqaron marrëdhëniet me televizionin shtetëror publik dhe privat që "janë të detyruara të shfaqin për publikun, në marrëveshje me producentët a distributorët, veprat filmike të prodhuara me fond shtetëror jo më parë se një vit nga data e prodhimit të filmit (data e premierës së veprës)."
Më pak i konsumuar duket "Trishtimi i zonjës Shnajder" pavarësisht se propaganda që po i bëhet këtij filmi qoftë edhe tek afishe si kjo e DVD së prodhuar dhe shumëfishuar nga "Elrodi", i shkohet deri në fund imazhit të një soap-opera.
Të dy filmat marrin spunto nga dy realitete të ndryshme, njëri për dhunën dhe familjen patriarkale në vitet tridhjetë, tjetri për komunizmin kadife në Çeki dhe si e përballoi këtë një shqiptar që pa mbaruar studimet, u shtrëngua të kthehej në Shqipëri sepse këtej kishte filluar hataja. Por filmi nuk ka për qëllim të merret me punët e Shqipërisë.
Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë "Sotiri" që pas mbylljes së "Marubit" ka mbetur i vetmi i këtij lloji tek ne,...
Nga Kristaq Sotiri (1883-1970) trashëgojmë arkivin fotografik me rreth 15 mijë negativë. Kryesisht janë portrete, realizuar brenda dhe jashtë studiove...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Cfare stil shkrimi komunist keni akoma ne shqiperi moj gazetare,te lutem ndryshoni ngjyrat e percjelljes se emocioneve ne nje nivel nje cike me lart se ai komunist boterore.