Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Grindet me të ëmën, vret veten fëmija

Mark Brunga | 12/01/2009 | Lajm i fundit | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Durrës- Një 14-vjeçar është vetëvrarë në Durrës, pas një zënke që pati me të ëmën për vijueshëmrinë në mësime. Ngjarja ndodhi sot, në lagjen nr.14 në Shkozet, kur 14-vjeçari, B.D ka rrëmbyër armën e të atit, polic në komisariatin e Kavajës dhe është vetëvrarë. Ai ishte nxënës i shkollës 9-vjeçare "Hasan Koçi", të Shkozetit ku banonte prej disa vitesh. Sipas të dhënave të policisë, djali menjëherë pas bisedës me nënën është larguar dhe ka marrë armën e të atit për t'i dhënë fund jetës.
Ndihma për të ka qenë e kotë, pasi ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që ekspertët e mbërritur në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar vetëvrasjen.


 

2 KOMENTE

O my God,

Eshte e pabesueshme cfare po ndodh ne Shqiperi. Femije qe vrasin vehten vetem per nje grindje ordinere, njerez qe vetevriten nga varferia ose shkaqe e tilla te ngjashme.
Shteti duhet t'i kushtoje nje rendesi te vecante ketij fenomeni.
Une do te thoshja te fute neper shkolla nje lende edukative te vecante tu tregoje femijeve se sa e rendesishme eshte jeta, se si te kontrollojme vehten ne caste te veshtira, te kete doctor psikiater neper shkolla te punojne me femijet qe kalojne gjendje te veshtira emocionale ne familje edhe ne shkolle ( jam e sigurt se do te duhen me shume se nje psikiater per shkolle, por kur eshte e nevojshme per jeten e femijeve tane duhet ta bejme me mire te kujdesemi per jeten e femijeve se sa te mendojme se si t'i kalojme pushimet ne vende te ndryshme turistike neper bote)
Gjithashtu shteti duhet te gjeje nje zgjidhje per papunesine e jashtezakonshme qe ka pushtuar Shqiperne.
Eshte krize e pergjithsme boterore, por me e lehte eshte te kalohet ne Shqiperi, sepse jemi nje vend i vogel dhe pothuajse te gjithe shqipetaret kane te aferm kudo neper bote qe i ndihmojne te afermit e tyre ne Shqiperi.
Qeveritaret te mos kujdesen vetem per xhepat e tyre, te mendojne edhe per rritjen e nivelit te jeteses se popullsise, te tregojne sa eshte niveli i jeteses per shtresen e mesme dhe te varfer, dhe te rrisin kete tregues, jo duke futur te ardhurat e tyre qe ne shume raste eshte edhe i pallogaritur.
Por te mos zgjatem, sepse mund te rri gjithe diten te komentoj rreth ketij fenomeni, vertete qe qeveria duhet te behet me aktive per shume gjera, sidomos per te ruajtur jeten e femijeve dhe te gjithe njerezeve te tjere.

Peshendetje nga Amerika

Me renqethet mishi tek lexoj artikuj te tille. Me vjen keq per djalin i cili ka marre kete vendim dhe u prefte ne paqe. Jam nje mesuese ketu ne Kanada, dhe bej nje krahasim me nxenesit ne Shqiperi. Mendoj ketu ka nje afeksion per nxenesit gje qe se kemi patur ne Shqiperi, nxenesit mesojne duke argetuar dhe kane kenaqesine te vijne ne shkolle. mesuesi eshte mjaft komunikues me ta, gje qe krijon qe ai eshte i rrethuar nga dashuria dhe perkujdesja. Sherbimet ne shkolle jane te shumte qe nga psikologu deri te ortofonisti. Eshte e vertet qe ka femije ne veshtiresi por ata asnjehere nuk ndihen keq per veshtiresite qe kane pasi ata inkurajohen dhe motivohen shume per perpjekjen me te vogel, gje qe ndryshon ne Shqiperi ku mbisundon fryma dekurajuese me fjalet; eshte gabim, nuk ia ke dale mbane, je shume keq, ku do te shkosh me keto nota etj.. A nuk na vjen vertet mire nese drejtori apo bosi ne pune na thote nje fjale te mire? Brenda nje viti kam marre 7 fleta lavderimi, bejme dhe gabime( qe thuhen me aq mjeshteri qe ti te mos lendohesh fare) por ketu eshte aspekti positiv qe vihet ne dukje ( sherben si shtyse perpara) dhe jo ai negativ. Mbase gjerat kane ndryshuar pasi po bej 7 vjet qe jam larguar, por duhet ndryshuar mentaliteti i prindereve dhe mesuesve duke patur si parim se secili zhvillohet sipas ritmit dhe menyres se tij dhe jemi ne si prinder e mesues qe t'i peshtatemi dhe t'i pergjigjemi ketij ritmi. Nuk bej aspak me faj nenen e djalit pasi secili prej nesh kerkon me te miren, por duhet nje angazhim i te gjitheve qe jeta e personit te shikohet si gjeja me e cmuar, te ndergjegjesohemi se jeta ka anet e saj te bukura por dhe te veshtira, te vleresojme pozitivisht gjerat duke i inkurajuar per ate cfare bejne . Kjo te shton moralin dhe nuk te le te biesh ne pesimizem deri ne vetflijim. Problemi tjetra eshte ajo sociale. Gjendja ekonomike nuk te le hapesira per tu argetuar,zbavitur. Askush nuk mendon ne Canada te vetvritet pasi ne se ka ndonje boshllek ai ose ajo e mbush me gjerat e tjera te cilen ia bejne jeten aktive, por catia ne Shqiperi nuk ka nje vrime por plot qe s'di me pare ke te zesh. Po s'u nderrua ajo çati, prape probleme do te kemi. Prioriteti i qeverise: femijet e ardhmja e vendit.!

KOMENTI JUAJ

 

Ndryshon kontrata për 3 mijë mësues, reagon MASH: Përfitonin në mënyrë të paligjshme

TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...

Sarandë, eksploziv në bllokun e pallateve, nuk ka të lënduar

SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj