|
|
Diplomati dhe një nga autorët për historinë e Kosovës, pritet të emërohet ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë. Edhe pse është propozuar nga qeveria që më 20 shkurt 2008, emri i tij ka mbërritur sot për dekret tek presidenti i Republikës. Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se Topi do të dekretojë Laukën si kryediplomatin shqiptar në Kosovë.
Islam Lauka, është propozuar nga kryeministri Sali Berisha. Në fjalën e tij kur e ka miratuar, Berisha ka dhënë se "është diskutuar dhe me Presidentin e Republikës, si dhe është rënë dakord, që ambasadori ynë në Prishtinë do të jetë një nga personalitetet më të shquara të Ministrisë së Punëve të Jashtme, një nga diplomatët me eksperiencë të kësaj ministrie, një diplomat që ka vepra të tëra kushtuar Kosovës dhe që e njeh mirë problemin". "Ky është zoti Islam Lauka", ka shtuar Berisha.
Islam Lauka, aktualisht punon si Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Jashtme. Ai është edhe autor i libri studimor "Kosova, rast universal apo sui generis". Në këtë libër flitet për fokusimin emblematik e problematik të rrjedhës që mori Pavarësia e Kosovës. Në të dhjetë kapitujt e këtij libri studimor Dr. Islam Lauka, analizon me origjinalitet e seriozitet universalitetin ose konceptin ruso-serb për rastin e Kosovës dhe unikalitetin ose konceptin perëndimor për rastin e saj.
TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...
SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
I UROJ ZOTIT AMBASADOR SUKSESE NE PUNEN E TIJ FISNIKE NE SHERBIM TE KOMBIT