|
|
Jep dorëheqjen zv/kryeministri çek, Jiri Cunek, pas disa javësh tension mes partive të koalicionit. Në mënyrë të vazhdueshme Kryeministrit, Mirek Topolanek kishte kërkuar largimin e zv/kryeministrit.
Cunek tha se Kristiandemokratët, një partner i vogël në koalicionin qeveritar prej tri partish, do të qendrojë në administratë, e cila mori këtë muaj Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. "Mënyra se si dukej në publik sherri ynë partiak... do të na dëmtonte vazhdimisht, prandaj kjo është edhe arsyeja pse dhashë dorëheqjen", tha Cunek në një konferencë shtypi.
Sipas tij, ministri i Mbrojtjes, Vlasta Parkanova do të përmbushë edhe detyrën e zëvndëskryeministrit. Cunek do të mbajë detyrën si kryetar i Partisë Kristian-demokrate.
Topolanek, kabineti i të cilit ka vuajtur një sërë dezertimesh në Parlament dhe tani kontrollon vetëm 96 nga 200 vendet e Dhomës së Ulët, u përpoq ta largonte Cunekun aspak popullor, por nuk mund ta shkarkonte aq lehtë për shkak të marrëveshjeve të koalicionit.
Popullariti i Cunekut nuk u përmirësua më kurrë që pas deklaratave se kishte marrë ryshfet në vitet 1990, edhe pse hetimet u pezulluan.
Kabineti është përballur me mocione mosbesimi të përsëritura, por ka mbijetuar deri tani për shkak të mbështetjes nga deputetët e pavarur.
Policia në Pakistan është vënë në gjurmë të personave të armatosur që sulmuan në qytetin Lahorë ekipin e kriketit të...
PARIS- Presidenti francez, Nikolas Sarkozi ka marrë një letër kërcënuese. Letra kërcënuese shoqërohej nga një fishek i kalibrit 9,0 milimetra....
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ