|
|
Bedri Islami, autori i "Përjetësi e dyfishtë" në një intervistë për jetën e jashtëzakontë të bashkëshortëve Lladrovci. Historia e luftës në Kosovë e shkruar sipas burimevev arkivore. Islami, një ish -drejtues i lartë në kohët e furtunshme: Ka hyjnizime e mitizime, po dalëngadal bien mitet dhe legjendat.
Tabutë për luftën dhe për shokët e armëve
Ka njerëz që mbërrijnë për tek historia para saj. Ndodh në kohën tonë, afër nesh, tek ky rajon ku përmasa epike e kohës vlen akoma dhe gjurmët e luftës janë zbuluar.
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dhjetë vjet pas vdekjes në llogore në Kodrën e Qëndresës në Drenicë, më 22 shtator 1998, gjatë ofensivës së dytë të madhe serbe në Kosovë, përmenden sot si heronj që kanë mbërritur para historisë së pashkruar të Kosovës.
Bedri Islami gazetar, publicist dhe si ish-drejtues kryesor i Lëvizjes Popullore të Kosovës prej vitesh po bën një punë të vrullshme për botimin e materialeve dokumentare që lidhen drejtpërdrejt me luftën. Shqiptari i Shqipërisë që këto njëzet vjet e ka zhvendosur frymën në Kosovë, mendon si shumë të tjerë që të vërtetat e luftës nuk janë thënë akoma.
Hyjnizimet dhe mitizimet sidomos për njerëz me pushtet janë të dëmshme për një shoqëri në tranzicion dhe e padistancuar plotësisht nga e keqja që ka ndodhur.
Në këtë frymë Bedri Islami që është duke shkruar për ata që janë "gjindja e tij", ka ndërtuar "Përjetësi e dyfishtë - Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme".
Janë gjashtë ndalesat kryesore të jetës së tij Fehmiut. ("Ai erdhi në këtë botë pikërisht më 25 maj të vitit 1956. Të qarat e fëmijës së porsalindur shoqëroheshin me klithmat e burrave, gjëma e të cilëve vinte nga torturat e udbashëve që e sajuan Aksionin e Mbledhjes së Armëve. Mu në këtë "aksion" unë shoh fillin e gjenocidit serb: s'kishte burrë që nuk goditej në organet e ripërtëritjes.", shkruan Adem Gashi në parathënien e "Përjetësi e dyfishtë")
Libri i Islamit mbi bazë të kronikave dhe dëshmive të njerëzve që e kanë njohur, ndërton rrugëtimin epik të Fehmi Lladrovcit nga Prishtina, në Kroaci ku ai përfundoi studimet dhe ku për herë të parë ka krijuar grupin ilegal të lëvizjes atdhetare, madje dhe një grup me ushtarakë, i parë i tillë që krijohet. Ndalesa e tretë janë burgjet, pastaj rikthimi në Kroaci, ndalesa e pestë jashtë Kosovës dhe ndalesa e fundit në Kosovë kur u kthye përfundimisht për të luftuar atje.
Zoti Islami ju thoni mbi të gjitha, që të jeni i besueshëm kur shkruani për jetën dhe vdekjen e jashtëzakontë të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit. A është e mundur?
Jeta e tyre është e pazakontë për disa arsye themelore. Së pari, nga dita kur kanë filluar aktivitetin në dobi të Kosovës dhe deri në ditën e rënies më 22 shtator 1998, kanë pasur 22 vite aktivitet. Në këto vite kanë qenë në piramidën drejtuese të lëvizjeve atdhetare kombëtare shqiptare në Kosovë. E pazakontë ishte dhe jeta e tyre vetjake.
Çfarë dëshmoni për këtë anë?
Për shembull martesa e tyre. Ata janë fejuar më 20 shtator 1985, dhe në nëntor të po këtij viti Fehmiu arrestohet dhe dënohet me 10 vite burg. Në momentin kur i shqiptohet vendimi, thërret në qeli, në takimet e burgut, të fejuarën e tij, Xhevën dhe i thotë se ti je e lirë të vazhdosh jetën tënde por mbetemi sërish shokë të luftës dhe të idealit.
Xheva, një grua mjaft e arsimuar, jo vetëm që e kundërshton, por në ditën që ishte caktuar dasma e tyre, ajo vishet kuq e zi dhe shkon nuse në shtëpinë e dhëndrit ku jeton deri në ditën që ai lirohet nga burgu. Në të njëjtën kohë dasma e këtyre dy njerëzve zhvillohet në burg.
Fehmiu kishte mbaruar universitetin në Kroaci. Fliste disa gjuhë të huaja. Ndërsa Xheva ishte pedagoge e gjuhës dhe e letërsisë në gjimnaz, ishte diplomuar edhe për shkenca juridike. Nuk vinte në lëvizjen ilegale si një njeri thjesht i revoltuar nga një nevojë e çastit, por me vetëdije. Kanë qenë gjithnjë përkrah njëri tjetrit, jetën ilegale e kanë bërë bashkë. Edhe u vranë së bashku.
Thuhet se në istikamet e fshatit të lindjes së Fehmiut, për t'i shkuar pas të shoqit dhe në vdekje, Xheva mund të ketë vrarë veten. Si është e vërteta?
Zhvilloheshin luftimet më 22 shtator 1998, ajo që quhet ofensiva e dytë serbe më e madhe në Kosovë dhe pikërisht në zonën që e mbulonte brigada e Fehmi Lladrovcit.
Sapo kanë marrë lajmin që ka filluar sulmi, kanë dalë në një pikë që rastësisht quhet "Kodra e Qëndresës". Kanë filluar luftimet, në orët e paradrekës së 22 shtatorit dhe kanë vazhduar gjithë paraditen.
Nga ora 10.30, i lodhur nga luftimet, Fehmiu i thotë një shoku ta zëvendësojë pak sa të pijë një cigare. Ky luftonte me snajper dhe në këtë moment e merr plumbi i parë. Xheva që ishte po ashtu e plagosur kur e shikon se të gjithë u rrethuan u jep urdhër pjesëtarëve të brigadës të largohen nga llogoret.
Ata nuk binden fillimisht, i kërcënon me automatik të largohen, i detyron dhe vazhdon luftimin deri sa shikon që është e rrethuar, pastaj ulet pranë bashkëshortit. Nuk dihet cili është plumbi që e ka qëlluar Xhevën. Mendohet që ka qenë diçka me vetëdashje.
Fakti që pas dy ditësh kur shokët kanë shkuar të marrin trupat e tyre, i gjetën të përqafuar njëri me tjetrin. Ajo e kishte mbështetur kokën e të shoqit në gjoksin e saj, dhe kishte pranë nagantin. Është e vetmja grua që ishte gjeneral majore në ushtrinë çlirimtare të Kosovës, siç ishte ai gjeneral kolonel. Të gjithë kanë qenë të bindur që në momentin që njëri do të vritet, tjetri do të shkojë të vritet bashkë me të.
Nga vjen kjo kronikë fjalë për fjalë siç e tregoni ju?
Dihet nga të gjithë shokët që kanë qenë në luftime bashkë me ta, dihet nga bisedat e fundit që ka bërë me ta.
Disa prej tyre sot janë personalitete në jetën e Kosovës. Është edhe dëshmia nga njeriu që është larguar i fundit prej tyre, po ashtu edhe nga dy shokë të tjerë të cilët ranë dëshmorë po që kanë bërë dëshmi në kohën e duhur për ditën e fundit të këtyre njerëzvet.
Po ata vetë çfarë kanë lënë?
Një letërkëmbim qysh prej kohës kur Fehmiu ka qenë në burg. Ruhet në letërkëmbimin e organizatës, aktualisht është shfrytëzuar nga unë në libër. Është letërkëmbim pasionant sa është njerëzor, për punë të përditshme, aq është edhe fisnik për çështje që lidhen me Kosovën.
Xheva është një vajzë që shkruante poezi të bukura. Ka lënë një libër me lirika dhe frymë patriotike, sepse koha ka qenë e tillë. Nuk kanë lënë fëmijë, megjithëse për shumë vite të martuar.
Jetë të përbashkët kanë bërë për rreth 2-3 vite në Gjermani, sepse gjithë periudhën tjetër njëri ka qenë në burg, tjetri i dënuar, s'kanë arritur kurrë të jetojnë siç duhet njëri me tjetrin. Veç trimërisë, kanë lënë mjaft mbresa tek njerëzit nga ideja që kanë patur për përbashkimin e njerëzve.
Gjatë kohës në luftë, brenda në Kosovë, krahas Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vepronin edhe dy organizata ilegale, njëra quhej Lëvizja për Çlirimin e Kosovës dhe tjetra Lëvizja Popullore e Kosovës. Kjo e fundit ishte ajo që e kishte themeluar UÇK-në nga LKÇK-ja që e quanim ne atëherë. Kishte një përdallim sepse ato kërkonin të tjera mënyra lufte.
Vetëm prania e Fehmiut arriti të bëjë përbashkimin e të gjithë njerëzve sidomos në zonën e Drenicës dhe të Dukagjinit, rreth UÇK-së. Pra doli jashtë partitizmit të luftës. Fehmiu ka dhënë intervistën e parë nga përfaqësuesit e lartë të UÇK-së në BBC.
Kjo është intervista e vetme që kemi ne gjatë luftës në një kanal prestigjioz e cila u transmetua disa herë në BBC World dhe pati jehonë të madhe. Aty ka një moment interesant. Fehmiu është i armatosur, pa maskë.
Për herë të parë UÇK shfaqet pa maskë për mediat e huaja dhe pothuajse gjithë biseda është rreth oganizimit të luftës dhe qëndrimit të UÇK ndaj popullsisë serbe. Ka dhe një moment kur gazetari e pyet a do të ishit i gatshëm të jepnit dhe jetën për Kosovën.
Ky është momenti i vetëm kur atij i shkëndijojnë sytë dhe gjithë njerëzve u ka mbetur në mendje ajo qeshja e jashtëzakonshme siç e cilëson edhe Adem Gashi në parathënien e librit, si një përshkëndijim hyjnor si një parathënie se do të ndodhë diçka me këtë njeri.
Personalisht e keni njohur?
Unë kam jetuar pothuaj 5 vite me të. Kemi qenë miq.
Ndër miqtë e afërt të tij kanë qenë Adem Jashari, Adem Demaçi dhe pothuajse të gjitha figurat politike që janë sot në Kosovë dhe në Maqedoni duke filluar që nga Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi apo Ali Ahmeti.
Ishin jo vetëm bashkëpunëtorë, po edhe nxënës të tij që kanë kaluar nëpërmjet shkollës së tij, sepse që nga viti 1984 Fehmiu ka qenë i ngarkuar nga Organizata për krijimin e njësive të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kur flitet për trimërinë e heronjve ndodh që u zmadhojnë dhe gjymtyrët...
Në të vërtetë ka qenë shumë i gjatë e i fuqishëm. Kishte një mirësi..., dinte të dëgjonte tjetrin.
Si janë ata njerëz që sakrifikojnë për atdheun? Këto letra që na tregoni duken gati të pabesueshme...
Letrat nga burgu që ia ka shkruar vetëm të fejuarës dhe gruas së tij pastaj, të cilat kanë qenë letra vetëm për njëri-tjetrin, ai ka po këtë bindje, po këtë ide. Është nga ata njerëz që ka jetuar ashtu si ka folur.
Në shtëpinë e tij kam qenë mjaft herë, sepse në atë kohë isha drejtues organizate. Kishte krijuar një mjedis si në Drenicë. Ai ka qenë gdhendës i jashtëzakonshëm i drurit. Ekzistojnë të gjitha ato objekte që ka pasur në Gjermani, ndërsa të tjerat që kanë qenë në Drenicë u dogjën bashkë me shtëpinë.
Pinte duhan dhe çaj të fortë Drenice, kishte vëmendje për të dëgjuar me kujdes, por nuk e kishte problem të të kundërshtonte.
Xheva ka qenë krejt ndryshe, e urtë, mishërim i mirësisë së gruas që plotësonte atë që mund ta kishte mangut i shoqi. Megjithëse ishte e zgjedhur në organet drejtuese, nuk fliste, përgatiste ndonjë gjë të vogël për njerëzit që shkonin aty, edhe mbante shënim.
Punonte shumë mirë me ditar. Kishte një shkrim të vogël, të rrumbullakët, dhe ishte e apasionuar pas letërsisë shqipe. Nipit të tyre ia kishin vënë emrin Dritëro.
Interesant është fakti se njëri nga miqtë e tyre më të afërt i cili ka qenë para meje drejtues i lëvizjes, e ka patur pseudonimin Ismail.
Pra njerëzit kanë patur një adhurim për Shqipërinë pa e ditur cila është Shqipëria. Po edhe kur e morën vesh cila është, e hiqnin anën e keqe, përkëdhelnin anën e mirë kur mund ta gjenin, kur s'e gjenin dot, heshtnin.
Ju keni në dorë arkivin e Organizatës themeluese të UÇK-së, me fjalë të tjera, një pjesë të asaj që do të jetë nesër histori e shkruar e Kosovës. Me këtë shpresë po i botoni njëri pas tjetrit librat tuaj dokumentarë?
Po të kesh një arkiv siç ka qenë arkivi ynë edhe pas dhjetë vjetësh gjen gjëra që kanë qenë me vlerë ose jo. Është arkiv i bollshëm, për shumë dokumente është unikal. Njëri prej tyre është botuar tek "Përjetësia e dyfishtë".
Është letra e fundit e Adem Jasharit. Arkivi përmban kaseta të veçanta, letra nga celulat, mbi organizimin e aksioneve të para, mbi marrjen e vendimeve politike, mbi diskutime që kanë zgjatur me ditë e net, mbi përcaktimin e drejtimit kryesor të luftës, të njerëzve që do ta organizonin. Pra është një arkiv që ta bën të këndshëm edhe rileximin.
Por tani shumë gjëra duhen nxjerrë, siç thotë Rexhep Qosja që shumë të vërteta apo të pavërteta janë thënë për luftën dhe botimi i këtyre librave dëshmon se të vërtetat po vijnë tani tek ne, po vjen arkivi dhe njerëzit duan të dinë tani të vërtetën.
Cilat janë sipas jush, tabutë që vetë kosovarët kanë tani për luftën?
Ka disa. Tabutë që lidhen me qëndrimin e disa strukturave ndaj shokëve që kemi pasur në Drenicë, kryesisht ndaj Adem Jasharit. Ka tabu që lidhen me tentativën e parë për futjen në kosovë të grupit të Fehmi Lladrovcit, të Rahmush Haradinajt, në maj të vitit '97, tabu e cila është thyer për herë të parë në këtë libër.
Ka tabu për rënien pritë të disa shokëve, për organizimin e aksioneve të para të UÇK dhe njerëzit që janë përfshirë në to. Ka tabu që ne me vetëdije si pjesë e strukturave të luftës që kemi qenë, kemi vendosur t'i mbajmë për vete, ndoshta sepse nuk është momenti.
Dalëngadalë momenti po vjen dhe ky është një libër që hap rrugën për tu thënë ato që duhet të thuhen deri në fund sepse nuk mund të vazhdohet duke e përgjithësuar të vërtetën.
A është i një mendje opinioni publik?
Njerëzit janë shumë të interesuar të dinë disa të vërteta. Edhe të rinjtë kanë filluar të kenë interes sidomos tani që është në pushtet Thaçi dhe shokët e tij, që të dihet më shumë për këta njerëz, kush janë, nga vijnë.
Për shembull, njerëzit kanë pasur githmonë hamendje cilat kanë qenë marrëdhëniet e sakta të Adem Jasharit me Hashim Thaçin. Përse ato marrëdhënie për dy vjet janë ndërprerë. Ka patur hamendje mbi rolin e figurave të ndryshme, të Jakup Krasniqit apo Ali Ahmetit apo figurave të tjera të rëndësishme të luftës.
Ka patur një mjegulli në periudha të veçanta të jetës së tyre. Ka patur hyjnizime mbi rolin e Thaçit për organizimin e UÇK. Ai nuk është pranuar anëtar shtabi që nga dita e parë, kjo ka qenë diçka e re për njerëzit.
Ka hyjnizime e mitizime, po dalëngadalë bien mitet dhe legjendat.
Kur jeni gati që ky arkiv të hapet plotësisht?
Arkivi ka dokumente, por akoma nuk janë kryer proceset e fundit në Kosovë dhe nuk është momenti që të hapen të gjitha ato gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën.
Ju ndiheni i parrezikuar në këtë mes?
Nuk besoj se mund të rrezikohem. Unë mund të kem vështirësi, kjo është normale sepse njerëzit nuk duan t'i ridinë fajet ose gabimet që kanë bërë.
Faje, gabime, tradhti ndaj atdheut, apo çfarë?
Janë ato enigmat që mbahen akoma brenda nesh.
Për shembull qëndrimi që është mbajtur nga disa shokë drejtues ndaj Adem Jasharit, problemet në lidhje me muajt e fundit të luftës dhe aktivizimin e fondit tonë. Kjo duhet sqaruar deri në fund. Ka dyzime për lidhjet me përfaqësues të botës së jashtme.
Natyrisht që ka edhe gjëra që qëllimisht janë lënë në heshtje për paraluftën, gjatë apo pas luftës.
Cili është libri i ardhshëm?
Një libër për Jasharët, asnjë të tillë s'kemi në Kosovë. Kam qenë mik i asaj familjeje.
Një libër për familjen Haradinaj. Një libër borxh ndaj shokëve të mi, më saktë si hyra unë dhe si dola nga kjo punë.
Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë "Sotiri" që pas mbylljes së "Marubit" ka mbetur i vetmi i këtij lloji tek ne,...
Nga Kristaq Sotiri (1883-1970) trashëgojmë arkivin fotografik me rreth 15 mijë negativë. Kryesisht janë portrete, realizuar brenda dhe jashtë studiove...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
bravo po bajshe ni pune te mire,po duhet te japesh interviste per gazeta pro shqipnise e jo kunder shqipnise sikur ne ket rast
Ju lumt dora dhe mendja per gjithe kete merit dhe organizim te rrezikshem dhe te pa besueshem ne kohen pa kohe .
Keni qene jeni dhe do te mbeteni mendje e ndritur numer nje ne organizimin , zhvillimin dhe perparimin e organizimeve per lirine sublime te pjeses se quajtur dardani dhe gurthemel i ribashkimit te Shqiperise etnike .
Paq fat dhe shendet
Respekt dhe krenari per ty i nderuar Bdri heroi i gjallë , per tere kontributin tuaj ne lirin e Kosoves
Nga drenicaku
duhet te shkruhet e verteta per cdo periudhe te historise,ne menyre qe kur te shkruhet historia per tu mesuar neper shkolla,te kete material ku te mbeshtetet.Shkrimet e tilla duhet te verifikohen,dhe te pavertetat te gjykohen,ndersa autoret te nxjerren para gjygjit.Mjaft me me shkrime tendencioze qe i kane lodhur lexuesit dhe dekurajuar!Ju lumt atyre qe kane guxim te shkruajne te vertetat!
une duha ta di qe kon e do shoqja jeme
une jam arbresha un duha ta di qe qysh e k ashoqja jeme almedina pasin ej julutem kallxom qaoooooooooooooo