|
|
George Seldes (1890-1995) një nga gazetarët legjendarë amerikanë të gazetarisë investigative dhe kritik i medias, në prezantimin e parë në shqipe me autobiografinë në proces përkthimi "Një dëshmitar i shekullit"
Pothuajse kanë kaluar tetëdhjetë vjet, nga tani, që nga mëngjesi i 9 shkurtit 1909, kur më paguan 3 dollarë e 50 cent në javë - të cilat me keqardhje i quanim "paratë e mëngjesit"- si gazetar fillestar në Leader të Pitsburgut. Punova si çirak për Hjuston Igëll, botuesin e qytetit dhe ndihmësin e tij, Herolld Thërlkeld, që më gatitën rrugën për në Nju Jork, i cili konsiderohej nga amerikanët, në qoftë se jo edhe nga të gjithë europianët, si kryeqytet i gazetarisë botërore, pastaj për në Londër, Paris, në departamentin e shtypit të ushtrisë së Pershingut, punova një dhjetëvjeçar në Chicago Tribune tek Shërbimi i Lajmeve të Huaja me Berlinin në Bagdad si fusha ime, dhe më tej pesë dekada duke shkruar libra dhe duke botuar artikuj në revista dhe në një buletin të përjavshëm lajmesh, të gjitha në tërësi apo si pjesë e kritikës së shtypit.
Afërsisht nëntëdhjetë e nëntë përqind e shkrimeve shënuan kulmin e epokës së madhe të zhbirimit të skandaleve, e cila u mbizotërua prej Linkoln Stefensit, Ida Tërbellit, Rei Stënard Bejkerit dhe Uill Irwinit. Më 1911 Irvini botoi në Amerikë seritë e para të artikujve duke kritikuar dhe madje duke denoncuar gazetat e kohës së tij. Më 1920, Ëpton Sinkler, një njeri që nuk mirrte vesh nga gazetaria, shkroi Pengesa e paturpësisë, libri i parë që denonconte shtypin. Ishte ky libër, shto edhe miqësinë me autorin, që zgjati për shumë vite, gjë që influencoi tek unë dhe tek librat të cilët i shkrova për shtypin, duke filluar që nga vitet 1930.
Vitet e fundit të atij dhjetëvjeçari në mënyrë ndërkombëtare dëshmuan një nga fushatat gazetareske më të rënda të falsitetit në historinë moderne; ajo influencoi tek udhëheqësit e shumë qeverive, veçanërisht të Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara, dhe përfundoi me shkatërrimin e Republikës liberale, demokratike të Spanjës. Vetëm koka e një shteti të asaj kohe, Franklin Delano Rusvelt, pati kurajon, më vonë, të pranonte gabimin e tij. Për mua ai dhjetëvjeçar gjithashtu dëshmoi suksesin e agjencive kryesore të reklamave të Medison Avenju në shkatërrimin e paprekshmërisë të propozuar si e para revistë e përjavshme e ilustruar amerikane "një hap majtas nga qendra." Ndodhi që në të të ishin dy kolona shtypi prej meje, njëra raportonte lajme të përmbajtura, tjetra kritikë shtypi; dhe në të përkraheshin çështje liberale si Republika Spanjolle kundër nazizmit dhe fashizmit. Por Medison Avenju tha "Jo."
Dështimi i kësaj reviste, në të cilën unë isha i vetmi redaktor "që punonte", u bë drejtpërdrejt përgjegjës që të filloja më 1940 tek buletini i lajmeve Në fakt, më vonë ai u bojkotua plotësisht nga media, tani njihet si botimi i parë në Amerikë, ndoshta dhe në botë, kushtuar tërësisht kritikës së shtypit.
Më 1950 Në fakt u ndëshkua për vdekje nga makartistët, të cilët ia kishin shkelur me revan për çështje të shtypit kombëtar në ato ditë. Senatori pat qenë paraqitur si mashtrues, por denoncohet si liberal nga Capital Times dhe Në fakt të Medisonit vetëm se një qarkullim i vogël i gënjeshtrave javore nuk pati efekt. Makarti, pavarësisht nga mbështetja e madhe e shtypit, më së fundi në të vërtetë mundi vetveten.
Në vitet 1960 dhe veçanërisht në vitet 1970, më duket mua, një ndryshim kaq i shkallëzuar i shpëtoi paralajmërimit si të miqve dhe të kritikëve të tij në kohën që erdhi shtypi i madh i gjithëfuqishëm amerikan, kështu që për të parën herë në dyqind vjet të historisë së Republikës ai filloi të shërbejë si një nga objektivat kushtetues për të cilin kombi ishte themeluar-mirëqënie të përgjithshme për popullin amerikan. Emri "Uotërgeit" nënkupton shumë gjëra për shumë njerëz. Për mua nuk ka thjesht kuptimin e punës së dy reporterëve hetues të Washington Post për të nxjerrë në dritë një skandal, që rrënoi (ose duhej të kish rrënuar) një mashtrues, i cili ndodhi të ishte President, por detyrimi i asaj gazete po aq mirë sa edhe ndikimi i New York Times, Times i Los Anxhelosit dhe shumë të tjerave me qëllimin për të cilin mendohet se të gjitha u janë kushtuar, domethënë, të botojnë të gjitha lajmet.
Nuk ka ardhur ende koha për atë gazetarinë ideale utopike. Por ne kemi ecur nëpër një rrugë të gjatë që nga ajo e Uill Irvin-it e vitit 1910, zonja dhe zotërinj! Uotërgeiti është një flamurth sinjalizimi imagjinar, që fluturon përmbi një institucion imagjinar të quajtur "liria e shtypit" një frazë që llogarit ose duhej të llogariste, jo vetëm të drejtën e pronarëve për të botuar pa kontrollin e qeverisë apo censurën e Shumicës Idiote, por edhe të blerësit të gazetës për të lexuar deri më tani lajme frenuese, të tilla si urdhërat mashtruese të Komisionit Federal të Punës kundër mjekësisë së keqe, kundër automobilëve të këqinj dhe cigareve që shkaktojnë kancerin.
"Unë jam një besimtar i palëkundur tek populli" ka thënë Zoti Linkoln; "në qoftë se jepet e vërteta, ata mund të përballojnë çdo krizë kombëtare. Kryesorja është t'u sjellësh atyre fakte të vërteta."
Ky gazetar beson se për të ka ardhur koha që ta përfundojë punën e vet me një përmbledhje anekdotike-historike të shtatëdhjetë e pesë vjetëve të kaluar jo me ndonjë kritikë tjetër për shtypin por me një "histori me interes njerëzor," ngandonjëherë "brenda" tregimit, hera herës një ndreqje e falsifikimeve të historisë në të bërit sikur të dëshmonte një shkrimtar, ngandonjëherë pikërisht si Z. Linkoln me "fakte të vërteta" për njerëzit të cilët kanë bërë histori, të përmendur në ballinën e librit, më famëkeqët dhe për fat të keq, do përplasemi me së paku tre Bij Bushtrash më të rëndësishmit e kohës tonë.
E përktheu Meri Lalaj
Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë "Sotiri" që pas mbylljes së "Marubit" ka mbetur i vetmi i këtij lloji tek ne,...
Nga Kristaq Sotiri (1883-1970) trashëgojmë arkivin fotografik me rreth 15 mijë negativë. Kryesisht janë portrete, realizuar brenda dhe jashtë studiove...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ