Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Kartat e identitetit, radhë të gjata para njësive

Shekulli Online | 12/01/2009 | Lajm i fundit | komentet 17 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Tiranë-Është pritur me interes nga qytetarët nisja e aplikimit për kartat e identitetit. Sapo janë cekur dyert e gjendjes civile në Njësinë Bashkiake Nr.7 në kryeqytet, dhjetëra qytetarë kanë vërshuar të plotësojnë formularin. Tarifa e aplikimit është 1200 lekë dhe kartat dalin 35 ditë pas aplikimit.

Procesi i aplikimit për një zgjat pak minuta. Nis me paraqitjen e kuponit, verifikimin e identitetit nëpërmjet regjistrit elektronik të gjendjes civile, marrja e shenjës së 10 gishtave, fotografisë dhe firmës elektronike.

Pas kësaj qytetari kthehet pas një muaji në vendin qe ka aplikuar, pasi dokumenti aktivizohet dhe funksionon vetëm me shenjen e gishtave të personit që i përket.

Ky proces ka nisur fillimisht në kryeqytet dhe pritet të shtrihet së shpejti në gjithë vendin.


 

17 KOMENTE

Ca behet ore edhe kjo na duhej ne qe nga 1990 vetem ndrysho pashaporta e karta kemi humb hesapin kur i thone mos di gje njeri a aplikojme dot jashte per to ti haje dreqi ne UK psh ne ambasade se ska ndonje lajmerim dhe per cfare jane keto ca identiteti se ca si une edhe smarrin vesh nga keto ,pashaportat do ndryshohen edhe ato? faleminderit e gezuar vitin e ri me qe me ra rasti .

Amon shyqyr qe u bone ene shqiptaret me karta identiteti se lan nome. Ene ne kohen e komunizmit te vjeter ka pas pashaporta (e cila kryente funksionin e ID).

bukure shume bukure,tani besoje se do te dihime se sa shqipetare jetojne ne shqiperi,por nje gje tjeter duha ta dihe se sa shqipetare jetojen jashet shqiperis,urime gezuare vitin e ri.dhe shqiptarve ku do qe ndodhen.dhe i uroje te gjithe shqpitarve nje vite te mbare,ashtu si ju ka hije urime.

Eshte fatkeqesi qe sidomos ne shqiptaret po hyjme qorrazi pa bere asnje lloj pyetje ne nje situate ku qeveria do kete cdo mundesi per te na kontrolluar dhe per te ushtruar nje sundim totalitar mbi popullsine.

Si mund ti besojme nje qeverie dhe sidomos kesaj ne fuqi qe te mirembaje dhe mos keqperdore informacionin qe ne kaq me deshire po ja japim si shenjat e gishtave...?
Ku eshte ndjenja e lirise se shqiptarit?Apo vetem idea qe MUND te na japin viza per ne evrope na ben te dorezojme cdo gje qe kemi tonen, personale.
Nje evrope e cila akoma ska vendosur plotesisht per vete ne do qe te regjistroje cdo qytetar te sajin me ane te gishtave sikur te ishin kriminele ordinere!!!!

Po qenka e vertete se ne shqiptaret e paskemi patur hak dhe merituar sundimin e turkut, te serbit, te italianit e ku di une kush tjeter ka ardhur dhe na i ka ngulur.

Por me e fresketa... kumunizmin ku qeveria kishte krijuar mundesi te kontrollonte jeten e cdo personi. Te njejtat taktika po perdor kjo qeveri dhe tani.

Pse nuk e themi hapur...Hajdeni o diktatore dhe sundoni kete vend se eshte shume e lehte.

Kete vend ku liria, fisnikeria, besa, trimeria jane vetem mite dhe legjenda.Ne kete vend ku shpirti shitet per nje tas fasule apo bilete avioni....

do jete gje e mire kshu nuke do kene mundesi ti fallsifikojne pashaportat.
se ka shume shqipetare qe mbajne emra te ndryshe kushe mbane emrin e vellait kushe te babait etj etj.
o njerze ruani identitetin nuke eshte nderrimi i emrit qe te ben te bukur,nuke eshte nderrimi i emrit qe te ben kristian nuke eshte nderrimi i emrit qe te pasuron......etj etj.
pore eshte sjellja,puna,respekti etj etj..
tung

po neve qe jemi jashte me permeso di sogiorno e me pashaport nuk kemi mundesi me ardhe ne shqiperi si duhet te bejme per karta .ju lutemi me ktheni pergjigje.faliminderit.

Si doveprohet me shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise.

Do jete kjo i vetmi dokument identifikimi? Po per te udhetuar jashte shtetit do kete pasaporte?
Ket o jane disa pyetje qe redaksia nepermjet specialisteve duhet ti sqaroj.

Faleminderit.

Nuk e kuptoj perse emigrantet apo kushdo qofte nuk mund te dale nga kufijte e Shqiperise ne qofte se nuk eshte pajisur me karten e identitetit.Ky vendim sipas mendimit tim eshte nje kurth politik.Perse do te thoni ju.Sepse ne vecanti emigrantet nuk e kane komoditetin te qendrojne ne Shqiperi ne nje periudhe kohore te pakten dhjete ditore per tu pajisur me kete karte.Dhe si pasoje ata nuk do te munden te aplikojne per karten e identitetit perpara muajit qershor,kohe kur do te zhvillohen dhe zgjedhjet per ne kuvendin e Shqiperise.Dhe si rrjedhoje nuk do te marrin pjese ne keto zgjedhje.Bej pyetjen:Kujt I sherben kjo mase e marre nga qeveria?

innteresimi i njeresve per kartat e ientitetit me gjthe cmimin e kripur sic e mendoj une , eshte tregues se shqipetaret duan shtetin ligjor

lexova shkrimin e me siperm .per sa lexova kerkoj ndihme nga gazeta shekulli. ne shkrim thuhet se pas aplikimit te formularit dhe marjes se shenjave te gishtave e daljes ne foto personi iken e e merr karten e identitetit personalisht vete pas 35 diteve .por dite me pare lezova gjithmon ne gazeten shekulli dhe masat qe qeveria do marr per ata qe nuk i bejne ne kohe keto karta .nje nga keto masa qe mua me perket personalisht eshte ajo ku thuet : emigranti qe nuk bene karten ne kohe nuk lejohet te dale nga shqiperia pa karte pas hyrjes ne atdhe . athere ju si gazet munde te me ndihmoni me menuren e ruges me te lehte qe nje emigrante duhet te ndjek per berjen e kesaj karte .se te gjithe emigrantet nuk kan mndesi te marrin karten pas 35 diteve .
a nuk do jete e mire menyra se emigrani sa hyne ne shqiperi pas formulimit e pratikes per karten me riçevuten e postes te dale e ne baze te nje shume lekesh ti dergohet ne adresen ku jeteon ne itali a po greqi e tjera . faleminderit .

E shoh me optimizem ceshtjen e kartave te identitetit dhe passaportave biometrike qe se paku edhe vendi im te njehsohet me vendet e bashkimit evropian dhe vendeve te perendimit. Por mund te shtoj qe me kete rast krahas ketyre te aplikohet edhe per numerin e punes qe do te identifikonte cdo pjestar te republikes se Shqiperise. Faleminderit Edmond Ceka New York

Shyqyr me ne fund edhe shqiptaret me karta identiteti. Nje gje nuk arrij te kuptoj une si emigrante qe jam si mund te pajisem me kete karte pasi nuk kam mundesi te vij e te qendroj ne shqiperi 35 dite? Nese ndonjeri nga ju din te jape nje shpjegim do ti isha mirnjohese. gezuar vitin e ri te gjithe shqipetareve dhe do zoti te jete nje vit me i mbare per te gjithe ne.

shum te mira te gjitha keto,por thone dhe per pashaportat ekzistuese qe do te jen ne qarkullim deri ne 30/01/2011.

Ketu lind pyetja.....

ata shqipetar qe ndodhen jasht shqiperis pa dokumenta edhe presin ndonje vendim,ligj ne shtetin ku ndodhen per te bere dokumentat si i behet hallit????????????

po te shkojne ne shqiperi nuk kthehen dot ne vendin ku ndodhen.
Po mos te shkojne ne shqiperi nuk nxjerrin dot pashaporten.

mund te me japi njeri pergjigje per ate qe thashe pak me par.

na pit gjakun mor ............


kalofshi mir te gjith dhe gezuar 2009

po deri ne ca date mund te levizin pa pate probleme shqipetaret qe jane jashte'

Mirembrema te gjitheve. a e di ndonje si do aplikojne emigrantet qe jetojne ne greqi per kartat e identitetit kur jane me veveosi dhe kane kaluar njehere me lejen qe u dha per vitin e ri (sepse eshte me nje kalim)??

ti ke te drejt per keto qe thua por ka emigrant qe jetojn ne greqi qe e kan ndryshuar emrin per te vetmen arsye qe te gjejn nje pune per te ngren koren e bukes se greku nuk i do emrat mysliman si prsh aqif por costa e kupton se per cfar ndrrohet emri ti mase ke te drejt se jeton ne shqiperi por shko ne grqi dhe me pas fol per te tilla gjera mos fol pa njofur realitetin e emigrantit

KOMENTI JUAJ

 

Ndryshon kontrata për 3 mijë mësues, reagon MASH: Përfitonin në mënyrë të paligjshme

TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...

Sarandë, eksploziv në bllokun e pallateve, nuk ka të lënduar

SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj