|
|
Ndër prioritet e presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, Çekisë, është edhe Kosova, u tha sot në një takim të përbashkët sot me kryesinë e Kuvendit dhe me shefat e grupeve parlamentare, ku ambasadorja çeke në Kosovë, Janina Hrebickova prezantoi objektivat dhe qëllimet e qeverisë së saj gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian.
Përveç, tri objektivave kryesore: ekonomisë, energjisë dhe politikën e jashtme, Çekia do të intensifikojë edhe përgatitjet e Ballkanit perëndimor për integrim në BE.
Ndërkaq, duke folur rreth planit gjashtë pikësh dhe për bisedimet e mundshme midis Prishtinës dhe Beogradit, ambasadorja çeke tha se kjo është çështje e misionit të OKB-së në Kosovë.
Ndërsa kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se askush nuk mund të zhvillojë bisedimet politikë ne emër të Kosovës. /rtk/telegrafi/
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka reaguar ashpër rreth spekulimeve për zvogëlimin e mundshëm të trupave...
Zëdhënësja e komponentës së drejtësisë në kuadër të EULEX-it, Kristina Herodes ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se procesi...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ