Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Kthehet Jan Harlan: Për Kubrickun tek "Marubi"

Elsa Demo | 12/01/2009 | Kulture | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


Jan Harlan ish producent ekzekutiv, sot një guidë e gjallë e veprës së Stanely Kubrick-ut, mban një master class në Akademinë e Filmit dhe të Multimedias "Marubi" në Tiranë.

Duke filluar nga ora 11.00 e ditës sot, ai paraqet për studentët dokumentarin "Stanley Kubrick: jeta në film" i realizuar prej tij më 2001 dhe bën një revieë totale të kinemasë së Kubrickut sipas peripatetisë së memories që Harlan ka nga ai 25-vjeçar i bashkëpunimit të drejtpërdrejtë.

Në vitin 1975 - i kishte njohur e motra Kristianë, gruaja e Kubrickut që nga koha e realizimit të "Rrugëve të lavdisë" - kur nis puna për "Barry Lyndon" Harlani u bë producent ekzekutiv i gjithë filmave të mëvonshëm të regjisorit amerikan.

Është hera e dytë që Harlan ndodhet në Shqipëri. Verën e 2008-s ai u ftua nga organizatorët e festivalit veror të filmit në Durrës ku u ndodh për projeksionin e filmit "Eyes wide shut" dhe për një master class, por meqë studentë nuk kishte gjëkundi në mes të gushtit, ja ku i takon sot në orën 11.

Në program është diskutimi për thuajse gjithë filmat e Stanley Kubrick duke filluar nga "Puthja e vrasësit" që konsiderohet si filmi i tij i parë i transmetuar në kinemanë "Marubi" më rastin e 80-vjetorit të lindjes së regjisorit, pastaj "Spartaku", "Rrugët e lavdisë", "Lolita" apo "Doktori Strangelove", "Portokall me zemrek", "Eyes wide shut", "2001: Një odise në hapësirë".

Për këtë të fundit Harlan pat treguar se kishte pasur rastin t'i pranohej një sugjerim për muzikën e Shtrausëve të cilën Kubrick, kompozitorë të cilët i ka shfrytëzuar gjerësisht në këtë film prej inovativ.

Tek "Jeta në film" e realizuar nga Harlan me kontributin Kristian Kubrikut, vijnë dëshmitë dhe intervistat e bashkëpunëtorëve të regjisorit, e aktorëve Jack Nicholson, Malcolm McDowell, Peter Ustinov, e shkrimtarëve Arthur C. Clarke dhe Michael Herr; e kompozitorëve Wendy Carlos dhe Gyorgy Ligeti, e regjisorëve Woody Allen, Martin Scorsese, Steven Spielberg, Paul Mazursky dhe Sydney Pollack.

Shpresojmë që Jan Harlan në seminarin e sotëm të bëjë atë vështrim krahasues për filmin "Inteligjenca artificiale", si e ka realizuar Stiven Spilberg dhe si do ta realizonte Stanley Kubrick, gjë që e pati premtuar, por nuk mundi ta realizojë në Durrës.

 

KOMENTI JUAJ

Stanley Kubrick

 

Një prekje dhune

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë "Sotiri" që pas mbylljes së "Marubit" ka mbetur i vetmi i këtij lloji tek ne,...

Trashëgimia

Nga Kristaq Sotiri (1883-1970) trashëgojmë arkivin fotografik me rreth 15 mijë negativë. Kryesisht janë portrete, realizuar brenda dhe jashtë studiove...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj