|
|
Shkup-Disa nga fushatat si ajo " Ti je Maqedonia" është bërë me qëllim për të forcuar rrënjët antike të Maqedonasve. Pikërisht kjo fushatë është njëra nga më të shtrenjtat e cila përmban më shumë spote me përmbajtje të ndryshme. Qëllimi i kësaj fushate ka për qëllim kthimin e e respektit të individualitetit tek qytetarët e Maqedonisë.
Sipas kumtesave të Qeverisë, me fushatën "Ti je Maqedonia", tek qytetarët është synuar të kthehet vetëbesimi dhe besimi te institucionet. Sipas Qeverisë, fushata ka qenë e domosdoshme ngaqë përgjegjësia individuale dhe energjia janë shkrirë në një pasivitet dhe apati, që ka efekt negativë në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit.
Sipas burime qeveritare disa nga fushatat që realizohen për ngritur vetëdijen e qytetarëve për çështje të rëndësishme për shtetit kanë kushtuar nga 400 mijë euro, ndërsa disa prej tyre janë kopje të fushatave të realizua në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas Qeverisë, fushata ka qenë e domosdoshme ngaqë përgjegjësia individuale dhe energjia janë shkrirë në një pasivitet dhe apati, që ka efekt negativ në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit.
Fushata "Ti je Maqedonia" është marrë si kopje nga fushata Gjermane " DU BIST DEUTSCHLAND", e cila gjithashtu ka pasur qëllim për ta ngritur ndenjën nacionaliste dhe mendimin pozitiv tek populli gjerman.
Por në Gjermani fushata nuk është organizuar nga Qeveria Gjermane, por vetëm Qeveria atje vetëm ka mbështetur 25 organizata mediale të udhëhequra nga gjiganti " Bertelsman". Megjithatë kjo fushatë e cila është edituar në vitin 2005/06 ka nxituar shumë reagime kontraverse në Gjermani duke e quajtur edhe si "nacional-socialiste". (INA)
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka reaguar ashpër rreth spekulimeve për zvogëlimin e mundshëm të trupave...
Zëdhënësja e komponentës së drejtësisë në kuadër të EULEX-it, Kristina Herodes ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se procesi...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Rofte shqiperia e bashkuar !
Rofte shqiperia e bashkuar !
Rrofte shqiperia e bashkuar !