|
|
Tiranë- Ministria e Brendshme e ka quajtur të papërgjegjshme deklaratën e Partisë Socialiste lidhur me procesin e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike.
Përmes një deklarate për shtyp, ministria ka theksuar se qeveria arriti të realizojë brenda mandatit të saj të parë atë që qeveritë socialiste nuk arritën ta realizojnë për vite me radhë.
I gjithë procesi i përgatitjes së letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike, sipas ministrisë së Brendshme ka qenë një nga proceset maksimalisht transparente duke arritur të kemi një letërnjoftim dhe pasaportë biometrike të standardeve nga më të lartat në Evropë.
"Cilësojmë si të papërgjegjshme deklaratën e Partisë Socialiste në lidhje me Regjistrin Kombëtar të Shtetasve. Sot për herë të parë në Shqipëri ka një regjistër unik dhe elektronik të shtetasve, me ndërfaqe on-line me procesin e prodhimit të letërnjoftimeve elektronike"- thuhet në deklaratë.
Sipas saj, qeveria mori të gjitha masat për të pasur një produkt me kosto të ulët, duke përjashtuar madje edhe nga TVSH-ja letërnjoftimin elektronik dhe duke ulur në këtë mënyrë edhe me 35% koston e tij.
Sa për mënyrën e pajisjes së qytetarëve, ministria ka sqaruar se e ka qartësuar aplikimin përmes medias dhe ka shtuar se kjo do të pasohet edhe me një fushatë publicitare.
"Ministria e Brendshme në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore ka marrë të gjitha masat për të pasur një procedurë të lehtë aplikimi dhe pajisjeje me letërnjoftim të qytetarëve"- përfundon deklarata.
TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...
SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ