|
|
Ka jetuar plot 140 vjet, por për pak desh përfundoi në tigan. Një grup animalistësh e shpëtuan atë dhe tashmë arragosta gjigante do t'i kthehet detit.
Ajo u pagëzuar me emrin George dhe jetoi për dy javë në vaskën e një restoranti në Manhatan. Kafsha e ujit u ble nga restoranti "City Crab and Seafood" për 100 dollarë.
Mosha mesatare e aragostave mund te percaktohet ne saje te peshes se tyre. Një kilogrami i korrespondojnë 15 -20 vjet.
Grupi i animalistëve në bashkëpunim me një klient të rregullt të lokalit detyruan pronarin e lokalit "City Crab and Seafood" të lirojë gaforren që peshonte gati 9 kilogram.
Manaxheri, Keith Valenti ka thënë se gaforrja ishte peshkuar në fund të muajit të shkuar në ujërat e Kanadasë. Pasi u ble nga lokali, pronarët vendosën ta futin në një nga akuariumet më të dukshme, duke e shndërruar në tërheqësin kryesor për klientelën.
Manaxheri i restorantit, Valenti tha se nuk kishte si qellim ta gatuante arragosten, por vetem t'u dhuronte pak zbavitje klienteve. Gjate qendrimit ne restorant aragosta beri shpesh fotografi me femije dhe punonjes te restorantit.
"Fëmijët kishin shumë dëshirë të fotografoheshin pranë akuariumit ku e mbanim, dhe na vjen keq që do të na duhet ta lemë të lirë", ka thënë drejtori i restorantit.
Mosha e një aragoste llogaritet në varësi të peshës që ajo ka.
Grupi i animalistëve "Peta" ka komplimentuar restorantin duke thënë se "u treguan shumë të zotë që e liruan, kështu gaforrja do të mund të shijojë vitet e saj të fundit në liri".
Fale këtij grupi qe mbron kafshet, aragosta qe peshonte 9 kg do te kthehet ne ujrat e Oqeanit Atlantik, pas eksperiencës dyjavore në vaskën e 'City Crab and Seafood'.
Futbolli është mjaft i njohur si një lojë e bukur,...
Rihanna dhe i dashuri i saj Chris Brown janë sërish...
Është vetëm 9-muajsh dhe koka i duket më e madhe se e nënës së tij. Në fakt, nuk është fëmijë...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Me duket se kete shkrim me shume se kushdo duhet ta lexoje politika shqiptare me Presidentin tone Bamir Topi. Jepu shqiptareve ate qe duan dhe mos u ndiko nga te tjeret zoti President. Krijoni identitetin Tuaj dhe jo sikur lexoj nga shkrimet se ambasadori amerikan apo ai i Bashkimit Evropian nuk jane dakort dhe ju beni nje hap prapa. Edhe njehere kurre mos ndalo shiko perpare dhe krijoni identitetin Tuaj. Edmond Ceka New York
Shum e drejte. Keta politikanet tone me sa duket e shohin veten akoma ne hapat e para te shtetit Shqiptar sikur te ishin ne vitin 1912 dhe degjojne te huajte. Po a mund te thote valle se kur na kane dashur ndonjehere ne ata. Apo na kane dashur ne konferencen e Londres ne vitin 1913 kur na bene cope cope dhuke thene se Shqiperia nuk eshte gje tjeter vetem se nje shprehje gjeografike ne Ballkan.Dorjan.Ankara