Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Nuk ka asgjë më fisnike se sa t'i dalësh së vërtetës përballë"

Letër e nënshkruar: Emi Bacaj | 10/01/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


Kur lexova artikullin tuaj për bigaminë dhe rastin e atij burrit që jetonte me dy gra pa asnjë shqetësim, mendova fillimisht keq, pastaj thashë: Nuk është turp të dashurosh, turp është të mashtrosh.

Ai ka qenë një zotni burrë, që ka arritur të fitojë zemrën dhe respektin e të dyja grave, sepse respekti që sot ato kanë për njëra-tjetrën, është si pasojë e respektit që ato kanë ndierë për atë njeri që kanë pasur në krah.

Unë sot jam një vajzë 24-vjeçare e shkolluar me arsim te lartë dhe di të them që, nëse njeriu që unë do të kem në krah, do të dijë të më falë dashurinë, respektin dhe sigurinë që më nevojitet, unë do ta toleroja nëse një ditë do më prezantonte dikë që ai do kish vendosur të ndante jetën përveç meje.

Madje, atë njeri do e doja dhe do e respektoja dyfishin e asaj që do kisha ndierë deri në atë kohë.

Pse? Sepse nuk ka asgjë më fisnike se sa t'i dalësh të vërtetës përballë. Disa do më hidhen në grykë për këtë, unë e di. Por ata do t'i pyesja: Sa herë ke arritur t'i qëndrosh besnik lidhjes tënde, sa herë je tunduar?

Është shumë e rrallë të gjesh një mashkull besnik dhe të sinqertë. Për mua, ai burri që flet artikulli, që ka arritur të mbajë dy gra pa u bërë motivi i thashethemeve të lagjes, e ka bërë të mundur këtë çudi, vetëm sepse di të jetë i vërtetë, i sinqertë.

Unë si femër do e kisha më të lehtë të ndaja shtëpinë me një femër tjetër, se sa unë të isha shërbëtorja e burrit tim dhe ajo (një e dashur e fshehur) të ishte shijuesja e kujdesit dhe pastërtisë së burrit tim.

Nuk dua në asnjë mënyrë të jem ajo "gruaja pavlerë që meriton të tradhtohet".
Kështu që mendoj se është më e arsyeshme që, nëse ai do ndiente po të njëjtën gjë, si për mua dhe për dikë tjetër, atëherë shumë mirë: Le të mbajë edhe ajo përgjegjësitë e veta si femër për atë njeri. Lë ta ndiejë edhe ajo veten si shërbëtore për atë njeri, në momentet që do e shijoj UNË.

 

KOMENTI JUAJ

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 

Akuza, mjekët i dhanë djalit kortizon që dy muajsh

Është vetëm 9-muajsh dhe koka i duket më e madhe...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj