|
|
"Orfeu dhe Euridiçja" e Gluckut, për herë të parë në një skenë shqiptare nga studentë të Akademisë së Arteve. Arsyet përse regjisori Nikolin Gurakuqi e ka zhvendosur mitin në ditët sot: s'ka partitura, zëra mashkullorë dhe para
Më 2 shkurt studentët e Akademisë së Arteve, Klasa e Muzikës, do t'i shohim, me rastin e Stinës Koncertore të Dimrit, në premierën e operës "Orfeu dhe Euridiçja" vepër e kompozitorit gjerman Christoph Willibald Gluck. As Teatri ynë Kombëtar i Operës dhe Baletit nuk ka guxuar të marrë përsipër një nismë si kjo, sadoqë vepra e Gluck-ut është në programin bazë të konservatorit.
Regjisori Nikolin Gurakuqi thotë se personazhet mitologjikë ka për t'i sjellë në ditët sot. Kjo jo për arsye estetike apo për hir të gjetjeve regjisoriale, por sepse është i kushtëzuar nga mungesat dyllojëshe: financiare dhe vokale.
Në këtë version të studentëve të vitit të fundit të Kantos, kostum mitik i Orfeut ia lë vendin xhinseve dhe atleteve, ndërsa lira zëvendësohet nga kitarra. Edhe ekzekutimi i muzikës ka pengesa bazike.
Prandaj kemi për të parë një opera të shoqëruar me piano! Arsyeja: nuk ka partitura për orkestrën, sepse nuk ka para.
Vepra me tre akte "Orfeu dhe Euridiçja" e kompozuar nga Christoph Willibald Gluck (1714-1787) me libret të Ranieri de' Calzabigi është vënë në skenë për herë të parë në Teatrin e Vjenës në vitin 1762. Orfeu i hidhëruar nga vdekja e të dashurës së tij Euridiçes udhëton drejt botës së përtejme për ta rikthyer në botën e të gjallëve. Në këtë rrugëtim të tij në botën e ferrit Orfeu shoqërohet nga ëngjëlli Amore.
Gurakuqi, pedagog i klasës së operës në Akademinë e Arteve i cili ka marrë edhe rolin e skenografit dhe të kostumografit, vë theksin edhe tek një problem tjetër që vjen nga auditoret: mungesa e vokaleve mashkullore. "Orfeu" do të luhet vetëm nga studente.
Zoti Gurakuqi, duket interesante përfshirja në Stinën Koncertore të Dimrit e operës "Orfeu dhe Euridiçja" e Gluck-ut, një vepër e rëndësishme e repertorit operistik botëror. E kujt ishte ideja?
Përzgjedhja e repertorit në Akademinë e Arteve në klasën e operës bëhet mbi bazën e nivelit të studentëve. Në fillim u bë një audicion ku dëgjova gjithë studentët dhe më pas përcaktova shkallën e nivelit të vështirësisë së repertorit që do të luajnë. Kjo vepër është pjesë e repertorit shkollaresk në të gjithë botën, pastaj nëse do të vësh këtë apo një tjetër kjo varet nga numri i studentëve që ke në dispozicion. Duke qenë se viti i katërt ka vetëm zëra femërorë dhe një tenor atëherë vendosa që me këto të bëj operën "Orfeu dhe Euridiçja".
Me sa dimë nuk është vënë kurrë në skenë tek ne.
Është një premierë. Përpara disa vitesh është luajtur në formë koncertali dhe skenikisht luhet për herë të parë në Shqipëri. Unë këtë vepër nuk e kam bërë as në TKOB.
Ju keni zgjedhur për të luajtur Orfeun vetëm një vajzë, ndërsa personazhet e tjerë e interpretohen nga disa dublante
Orfeu është kompozuar për mexosoprano. Është shkruar për zë femre por që maskohet si mashkull. Mund të mendosh që këtë rol ta luajë një mashkull që e imposton vokalin si femër. Është vetëm një Orfe sepse vetëm një mexosoprano ka viti i katërt. Ndërsa janë tre Euridiçe dhe katër Amore.
Kjo vepër do të vihet e plotë në skenë?
Është totalisht një vënie e plotë, ka ndonjë pjesë që nuk do të bëhet, por kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shqipëri por në gjithë botën. Janë bërë dy tre shkurtime që janë të traditës botërore. Në çdo literaturë operistike ke një ndoshta, dhe këto janë shënime që vetë kompozitorët, në fund të programit kanë shënuar: kjo mund të bëhet edhe në këtë mënyrë.
Si vijnë Orfeu dhe Euridiçja tek ky version studentor shqiptar?
Ato janë personazhe të mitologjisë greke që unë i kam sjell në ditët tona. Pra nuk do të luhet në antikitet. Mitin e kam çmitizuar. E kam bërë jetësor sepse dhe vetë mesazhi i operës është jashtëzakonisht jetësor: njeriu është qenie e vdekshme, por fuqia e dashurisë është aq e madhe sa njeriu triumfon edhe në kërkimin e dashurisë së humbur. Mesazhi tjetër i veprës është që Zoti i fal të gjithë ata që mëkatojnë.
Ju keni një rol të trefishtë, si regjisor, skenograf, dhe kostumograf, përse kaq shumë gjëra përsipër?
Kostumografia është e ditëve tona dhe kjo është një gjë e thjeshtë për tu realizuar. Orfeun do ta veshim me rroba të ditës. Ai do të jetë një djalë me xhinse, me atlete dhe me një kitarrë në dorë. E thashë edhe më lart, opera vjen e mitizuar dhe kjo për një arsye tjetër: mungojnë financat. Unë po e bëj shfaqjen me mjete rrethanore. Po ta vinim në antikitet veprën e Gkuck-ut, "Orfeu" do të kishte kostume shumë cilësore dhe shumë të pasura nga ana e ornamentikës, me gjithë kurorën apo edhe lirën e tij të famshme që e mban gjithmonë në sup.
Për ju çfarë përfaqëson kjo vepër në krijimtarinë e Gluck-ut?
Kjo është vepra më e rëndësishme e tij. "Orfeu dhe Euridiçja" është një opera karakteri, një opera që i takon barokut dhe që ka shënuar në historinë e muzikës një hop cilësor për sa i përket reformimit të operës si gjini. Dhe këtë reformë e ka bërë Gluck-u. Kjo vepër quhet edhe opera e reformës. Gluck-u bëri një operë me të cilën përcaktoi një reformë operistike ku rriti shumë më tepër nivelin e dramaturgjisë muzikore dhe dramaturgjisë së libretit.
Opera pa orkestër!
Vepra që për herë të parë vendoset në një skenë shqiptare "Orfeu dhe Euridiçja" nuk do të shoqërohet nga orkestra. Të gjithë ariet e artistëve do të shoqërohen nga tingujt e një pianoje të vetme. Shefi i Katedrës së Muzikës në Akademinë e Arteve Prof Burhan Spahiu tha për "Shekullin" se fakulteti nuk ka mundur të sigurojë partiturat për arsye ekonomike.
Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë "Sotiri" që pas mbylljes së "Marubit" ka mbetur i vetmi i këtij lloji tek ne,...
Nga Kristaq Sotiri (1883-1970) trashëgojmë arkivin fotografik me rreth 15 mijë negativë. Kryesisht janë portrete, realizuar brenda dhe jashtë studiove...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Pershendetje dhe urimet e mija per arritjet artistike te vena nga ana regjizoriale ne TKOB per z.Nikolin Gurakuqi!
Eshte kenaqesi per te gjithe ne qe jetojme larg vendelindjes dhe shohim perparime ne fusha te ndryshme ne vendin tone te dashur,sepse ne vetem me trup jemi ketu ku jetojme,por me mendje dhe zemer jemi atje ku rreh pulsi shqip..Ndaj meqe mu dha rasti dua ti sjell pergezimet me te mira z,Nikolin Gurakuqi.Ai eshte nje regjizor vertete i mire dhe qe shume regjizor ne kete Europe do ja kishin zili.Veprat e tija te vena kane nje arritje te perkryer.Urime,trupes dhe z.Gurakuqi.
Me respekt
Nje shkodran i tretur me mijra kilometra,por me zemer tek ju.
me respekt kujtoj shoqerine e vjeter kur ishim te rinj une SHpresa Boshnjaku Vefi dy familjet tona ne plazhin e Duresit ke çadrat kenget e embla italishte qe i kendoje me zerin tende te kristalte dhe i bukur babai jot Zoti Luigj mamaja e jote e bukur dhe motra Jame e gezuar qe ke aritur keto suksese EPO MOLLA POS RA POSHTE PEMES DO BIE NE HIJEN E SAJE Une jetoje ne Belgjike dhe kam dy vajeza te bukura Ishim te rinje naive sepese jetova ca vite ne Kamez Ne qytetin e studentave kure po ecja shkela ne balte dhe qeshem rose xhalo rose verdi