Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Parlamenti grek ratifikon MSA-në me Shqipërinë

Gertjon Çobo | 14/01/2009 | Lajm i fundit | komentet 15 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

ATHINË- Parlamenti grek me shumicë votash ka miratuar pak më parë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Gjatë seancës parlamentare ka pasur debate të shumta dhe diskutime nga ana e deputetëve.
Forcat kryesore në vend, me disa përjashtime, kanë qenë pro nënshkrimit të marrëveshjes. PASOK dhe Demokracia e Re kanë qenë në një mendje se kishte ardhur tashmë koha që kjo marrëveshje duhej të nënshkruhej. Kundër miratimit ka qenë forca nacionaliste në Greqi, LAOS, e cila ka bërë akuza të ashpra ndaj Shqipërisë.
Kundër miratimit ka qenë forca nacionaliste në Greqi, LAOS, e cila ka bërë akuza të ashpra ndaj Shqipërisë. Ajo është deklaruar kundër ratifikimit, duke përdorur si argument letrën e firmosur nga organizata OMONIA-s dhe disa organizata të tjera të minoritetit grek që kërkojnë mos ratifikim të MSA-së për Shqipërinë nga ana e Greqisë. Sipas tyre, në Shqipëri nuk respektohen të drejtat e vorio-epirotëve.
Në seancë u vu re mungesa e Ministres së Jashtme, Dora Bakojani e cila duhet të paraqiste arritjet dhe argumentet për firmosjen e kësaj marrëveshje. Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit e ka mbrojtur nga pala greke zëvendës Ministri Jashtëm, Joanis Valinakis. Megjithatë ai ka theksuar se Shqipëria tashmë duhet të ketë më shumë përgjegjësi për minoritetet në vend dhe të jetë më e matur për arritjen e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Para senacës, para Kuvendit të Greqisë ka pasur protesta nga grupime të ndryshme të cilat ishin kundër ratifikimit të MSA-së me Shqipërinë. Gjatë këtyre protestave nuk ka pasur incidente. Një nga arsyet që grupet anti-shqiptare nuk ishin dakord për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte se Shqipëria nuk respekton të drejtat e minoriteteve.


 

15 KOMENTE

Hajt per hajer

isha i bindur se keshtu do te ndodhte s'kishte rruge tjeter per Greqine

shqiperia jo qe te drejtat e minoriteteve nuk i respekton,por ajo se di,e as qe e njeh respektin.keshtu cmund te presin te tjeret nga ne,ne jemi vetem per tu zene per tu share e per tu mburrur

Eshtee qarte se Greqia nuk kishe rruge tjeter,pervecse miratimin e MSA.Greqia ishe ajo qe ne fillimet e viteve-90-te morri flamurrin e inisiatores ne udheheqjen e vendeve ish komuniste ne Ballkan.Ne kete nisme deshtoi se ende eshte ne lufte me Maqedonine,Bullgarin,Turqine dhe ende do te vazhdoje edhe me Shqiperine.Greqia veproi diplomatikisht ne kete veprim ose ishte e detyruar nga rrethena te ndryshme qe gjendet ajo.Jam i sigurte se ca plehra qe ka ne parlamentin grek dhe ca te ashtuquajtur minoritar(mionotita),qe pas tyre fshihen parlamentar grek,pra mashtruesja e perhereshme ortodokse-helene per helenizim.

A te zeste ne qe na shet akoma mend greku!!!

Kishum fat ne ket rast sepse e kishum ``kurbanin`` per momentin.Derisa Greqia te jet ne konflikt me Maqedonin kjo veq asht prit se per ndryeshe pa u plotsue kerkesat e OMONIAS Greqia nuk e kish firmosur MSA.

E shani Greqine se jeni si qente qe kafshojne doren qe i ushqen,harroni sa miliona euro kane udhetuar drejt Shqiperise .Mosmirenjoxes!!!!!

Greqia as per njiqind vjet nuk e ratifikonte por, eshte ne tradite te Grekerve qe kur nuk kan cfare te bejne te lepijne qe te kafshojne me vone kur tu vij koha e duhur....
Shqiptaret duhet ti vene gishtin kokes se pa u zgjidhur ceshtja Came kurr nuk do kete maredhenie te mira me Greqine dhe Shqiperine.
Te pakten edhe Cameve tu njihet e drejta e prones.Nuk po flasim per te drejtat qe kan nji grusht Grekesh ne Shqiperi.Qe nga Parlamentar e deri tek qeveritar.
Pa llogaritur demet financiare qe po i shkakton Shqiperise Shteti grek qe nga Mallrat e skaduara qe konsumojne Shqiptaret prej tyre si dhe keq trajtimi i emmigranteve.Thuaj se Greket qe jan ne Shqiperi nuk erdhen si te tille per te punuar tokat e Bejlereve Shqiptare te Gjirokastres,si Cifcinj.
Ka ardhur koha qe te gjithe ti vene gishtin kokes dhe ti lene palacolliqet.

Me maqedonine u zune per pune emri,,e Turqit po dihet si i kane punet, me Bullgaret kane perplasje intersash. Greket jane te zgjuar more lum plaku se do dilnin si palaco ne sye e botes nese do na bllokonin edhe neve. keshtu dalin te lare edhe per bllokimin qe i ben maqedonise, ne nje fare menyre koha punon per ne. EPO SHYQYR se kemi 100 vjet qe po na hipnin ne qafe. kjo sdo tethote q ei mbyllem hallet dhe problemet. syte kater

Mos mirenjohes. eshte fjale e rende.
Por ajo dore qe po na USHQEN nuk eshte dore per tu puthur, se ajo po i shfrytezon shqiptaret, sa i perket te drejtave te minoritetit te gjithe e dime se kane me shume se ju takon dhe se e meritojne.se per shqiptaret e thjeshte viza gereke eshte vize gjaku qe prape e pine bashke kombasit tuaj.
greqia ne kete rast ndoqi vallen e evropes megjithese eshte ne fund te valltareve te tjere, megjithese i kemi shume me larg na respektojne me shume.
do te vije dita qe dhe ti do te thuash jam shqiptar se nuk kalohet jeta me servilizem dhe patriotizem pensionesh per vorio epir.
une jam korcar por jam krenar qe jam shqiptar dhe nuk e shes vehte apo si ju gjyshen per nje pension te mjere.
shqiperia doni apo sdoni ju meriton te jete ne europe.dhe mos haro minoriteti ngelet minoritet.
Rrofte Shqiperia.
Shqiperia e Madhe, tmer i kelysheve te vegjel

greqia ishte vendi i fundit per te firmosur,do zdo do e firmosesh o greku ....,jemi ne 2009 o grek sjemi shqiperia e 91_ 92

Zemren s ta sheh njeri , fjalen ta degjojne te gjithe.
Duhet te gezohemi per kete akt nga ana e greqise.
Faqen e zeze te kene ata pseudo greket e himares
qe han buke shqiptare dhe hedhin gure mbi popullin e varfer shqiptar . Keta pseudo greke neser pasneser do na hiqen si patriotet me te medhenj qe ka pare historia e shqiperise
Po ju kujtoj psh Pirro Dhima . C fare nuk lehu e c fare nuk tha dhe tani sikur s ka ndodhur asgje
Keta jane te zote ta nxierrin origjinen dhe nga kurdistani
vetem e vetem per 2 lek me shume
Urime dhe faleminderit popullit grek per kete akt te firmosies se MSA
Faqen e zeze pacin > e ardheshem te Shqiperise

Greqia nuk na i fali ato miliona. Shqiptaret kane punuar si qen dhe mund te them se jane shfrytezuar goxha nga greqia. Kush i lan, i pastron greket? Kush i ben aty punet me te veshtira? Sa kusherinj kam te sakatosur nga aksidentet e punes, dhe as nuk marrin dot pension, apo ndihme nga shteti grek.
Orandaj, para se te thuash budallalleqe, mendohu.

Shqiperia nuk i respektoka te drejtat e minoritetit grek?!!! Po flet perçart apo si?
Aq liri sa ç'ka minoriteti grek ne Shqiperi rralle se mund ta gjesh ne ndonje vend tjeter te Europes. kane shkollat e tyre, e thone meshen ne greqisht, nuk ka asnje diskriminim.
Pa te shohim pak sa i respekton Greqia te drejtat e minoriteteve: a ke pare ndonje shqiptar te shkoje ne shkolle shqipe ne Greqi? Shqiptaret jane te detyruar te ndryshojne fene dhe emrin aty.
Dhe mos harro gjenocidin çam. Kete nuk mund ta fale historia.

E hajde tash ju fqinjet Greke, njihni edhe Camet deh pasurite e uzurpuara Came. Keshtu eshte e vetmja rruge,q eju Greket te jeni ne nivelin e Evropianeve, ku ju keni hyre gabimisht.

KOMENTI JUAJ

 

Ndryshon kontrata për 3 mijë mësues, reagon MASH: Përfitonin në mënyrë të paligjshme

TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...

Sarandë, eksploziv në bllokun e pallateve, nuk ka të lënduar

SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj