Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Tiranë, pezullohet Krenar Ahmeti, shef i qarkullimit

| 12/01/2009 | Lajm i fundit | komentet 17 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Tiranë- Pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti. Vendimi është marrë nga drejtori i sapo emëruar i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj dhe mësohet se shkak për këtë pezullim është bërë shkelja e disiplinës në punë nga ana e Ahmetit. Të dhënat e para flasin për një 'incident' të ndodhur dy ditë më parë, kur Ahmeti duke lëvizur në rrugët e Tiranës ka përplasur një automjet dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas firmosje së urdhrit për pezullimin e tij është publikuar edhe emri për zëvendësimin e Krenar Ahmetit në detyrë. Burimet nga policia e Tiranës bëjnë me dije se në vend të Ahmetit është komanduar Nazmi Shuli, që tani do të jetë në postin e shefit të policisë rrugore të kryeqytetit.
Kjo është hera e dytë që Krenar Ahmeti pezullohet nga detyra. Edhe pezullimi i tij heren e parë u be per te njejten arsye, shkelje e disiplines ne pune. Mase qe erdhi pas denoncimit për dhunë të tre qytetarëve, nderkohe qe cështja kaloi ne gjykatë.


 

17 KOMENTE

Hajde shef qarkullimi hajde. Po ai polici i trafikut qe ishte aty pse se ndaloi ti hiqte patenten dhe ti vinte gjobe. Tani qe e hoqet nga detyra dhe ka dhe nje denocim kontrollojini pak pasurine qe te cuditeni akoma.

kur shefi i qarkullimit shkel rregullat vete, po populli cfare duhet te bej. Sidomos per incidentin e fundit te perplasjes se nje automjeti dhe largimit nga vendi i ngjarjes . Ai duhet jo vetem te largohet nga puna po duhet te ndiqet penalisht.

me vjen keq per krenar ahmetin pasi ishte njeri i perkushtuar dhe i prere ne vendimet e tij...... nje virtyt qe duhet te jete per gjithe policine

Ore po nje llaf te mire qe ka punuar dite e nate ne nje qytet me nje qarkullim e rregull skandaloz.Po Thuaj nje fjale ne mbeshtetje te punes se njerzve o njeri.Sa per perplajse e lendime ne kemi ne parlament njerez qe kane vrare ne 1997 e nuk ju ka hyre gjemb ne kembe
Duke sulmuar njerezit qe duan rregull ne mbeshtesim anarkine qe ne fakt e kemi HAK

Se mos ai qe do vije do jete me i mire te gjithe njesoj jane te gjithe te koruptuar. Mjere populli shqitar

Hahahaha. Po pse mo Hasan se ka bere ndonje gje te mire duhet te shkeli ligjet. O Hasan sipas ligjit ai futet ne burg sepse perplasi nje makine dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Ej pastaj ishte shefi i policise rrugore.Keto jane histori per tu shkruar si kuriozitete sepse nuk i degjon shpesh gjera te tilla neper bote.

Po, po me kujtohet ky z. Krenar. Njehere me ka ndaluar sepse isha kundra vajtje dhe me pas me dha karteviziten e tij nese do ta kontaktoja dhe te pija nje kafe me te...Eh... sikunder e kuptoni...Z.Krenar eshte shume i ndjeshem ndaj femrave...

Me keto shefa si Krenar Ahmeti ecet perpara. Po te kishte ndodhur kjo ngjarje ne vendin ku une jetoj menjher do te ishte arestuar.Pasi eshte krim kur largohesh nga vendi ku ben aksident.Nga emri KRENAR duhej te krenoheshim ,por ne shqiperi ndodh ndryshe

Mire ja ben qe e pezulluan,ta kishin shkarkuar ne vend. Per nje shkelje te hiqte patenten sh.Ahmet . Ishte bere si superpolic me Tirane. Kur te ndalonte ofendonte njerezit sepse ishte I veshur me pushtet. Tel gjithe jane re barabarte para ligjit.

Me vjen mire qe filluan ta gjejne nga vetja se kur ta gjejne nga zoti do te habitemimi dhe ne ketu ne Amerike.

Fatkeqesisht qe ne Shqiperi te ligjte shkelin ligjin dhe kultivojne ne popull si duhet shkelur ligji.Po nuk veproi shteti ligjor nuk duhet te pretendohet asgje tjeter pervec anarkise.

ky Z. Krenar ishte aq krenar me veten sa fliste sikur po luftonte mafjan ne shqiperi dhe jo sikur po merej me punet e trafikut.
mir ja bene........

Eshte fatekeqesi e madhe qe gjykimet i bejme me kaq emucionalitete dhe pa u menduar aspak.

Krenar Ahmeti e ka ndryshuar ne thelb gjithe trafikun e Tirnaes. Perpara se ai te merrte detyren qarkullimi nuk kishte as makina normale dhe as rroba normale.

Me iniciativen e tije ai i dha shume policise. pervecese kesaj ai eshte i vetmi shef qe nuk ehste korruptuar. Qe kur ai ka marrae detyren numri i aksidenteve eshte ulur ne maksimum. E cafre me shume duhej te bente ai.

U perpals me nje makine dakord eshte gabim. por ja aq sa per ta pezulluar . Kjoi eshte absurditet. Po per Gerdecin qe vidqen 26 u plagosen 200 dhe u shkaterruan gjithe ato shtepi kush ka marre pergjegjesi der tanik ? Askush Po per gafat e panumerta qe kane bere drejtues te policise disa here askujt nuk i hyri ferra ne kembe

Nese thuhet lufte kunder korrupsionit ateher ne polici deri tani Z. Ahmeti eshte i pakrahasueshem pasi eshte vleresuar dhe nga mediat nderkombetare si Financial Times te cialt jane media objektive dhe artikujt i tyre i bejne objekt pasi nuk ndikohen nka askush.

Po kthehm tek makin e eskortes nese ka qene e tille Athere cfare ka dashur ajo ne kohe te lire duke bredhur rrugeve te Tiranes meqe nuk ka qene duke shoqeruar as kryeministrin dhe as pjestare te familjes kryeministrore ? Dhe nese jane perplasur pak nuk u be gjameti. Gjerat gjykohen jo vetem me nje aresye por ne shume rrethana dhe aresye. Ateher pezullim eshte shume i nxituar dhe terresisht i gabuar. Z Ahmet Premci ka bere gafa dhe shume here me te renda dhe nuk eshte penalizuar kurre dhe te tjere drejtues te policise sapo te filloje ti permend me duhet nje nate dimri dhe nje dite vere. Prandaj nese Ahmeti nuk do rrikthehet ne detyre askush nuk beson me tek lufta per korrpsion por eshte e qarte se njerezit qe nuk korrputohen duhet ne nje menyre pao ne nje tjeter tew largohen dhe qe sot policia dhe drejtuesit e saj te larte te vazhdojne skemen e mbeshtetjes se korrupsionit

mos ja vini re,dhe ai i ri eshte, mbase pale se kush e priste,pas nje pune te lodhshme njeriu ka nevoje per relaks......

Duhet pare edhe motivi perse e ka bere(ikjen)se ndoshta mund te kete pasur ndonje hall te forte ,kushedi?

pezullimi duhet te lihej ne fuqi nga gjykata pa patur pasoja me pas nje njeri me uniforme policie qe detyra kryesore ishte marrja e masave per rrespektimin e rregullave te qarkullimit rrugor dhe parandalimi i akidenteve dhe jo fyerja e qytetareve zotria nga sherbim komuniteti kalonte ne dhunim te komunitetit.................astalavista Krenar...

pezullimi duhet te lihej ne fuqi me kohe nga gjykata pa patur pasoja te me vonshe ja shembulli tipik i nje oficeri te ashtuquajtur profekt se si i perfundon karriera ne nje menur prekse dhe disi te dhimbshme.Ni shef qarkullimi qe detura e tije kryesore eshte marrja e masave per rrespektimin e rregullave te qarkullimit rrugor dhe parandalimi i aksidenteve,me pak fjale nga sherbim komuniteti ku bente dhunim komuniteti fyerje dhe presion verbal ndaj qytetarve.Pezullimi ishte i drejte dhe e preseris duhet te behej me kohe.ASTALAVISTA...................KRENAR

KOMENTI JUAJ

Krenar Ahmeti

 

Ndryshon kontrata për 3 mijë mësues, reagon MASH: Përfitonin në mënyrë të paligjshme

TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...

Sarandë, eksploziv në bllokun e pallateve, nuk ka të lënduar

SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj