|
|
Qeveritë në mbarë botën, duket se kanë ndërmarrë të njëjtin qëndrim; ata po hedhin shuma të mëdha në sistemin bankar për të inkurajuar kredidhënien. A është kjo rruga e drejtë? Është rruga e drejtë, sepse bankave duhet t'u mundësohet kapital dhe likuiditet dhe kjo do të thotë që bankat apo sistemi financiar, do të jetë pjesërisht dhe përkohësisht i shtetëzuar.
Por, për momentin nuk ka alternativë tjetër, pasi bankat janë gati të paafta për të paguar. A shihet ndonjë shenjë që kjo gjë po funksionon? Ende jo. Bankat po e mbajnë të fshehur likuiditetin, ato janë të shqetësuar për partnerët, për dhënien e kredive.
Humbjet tani po kalojnë nga kreditë e këqija, tek kreditë e mira, tek kartat e kreditit, tek huatë studentore, tek huatë komerciale. Pra, ato kanë nevojë për kapital shtesë për të përballuar humbjet që presin vitin e ardhshëm. Mekanizmi i dhënies së kredive është tërësisht i ngrirë.
Kjo krizë do të marrë kohë. Recesioni në shkallë globale nuk mund të shmanget. Përfitimet nga lehtësimi i politikave financiare dhe monetare do të mund të shihen në 2010-n ndoshta, por 2009-a do të jetë një vit shumë i vështirë dhe i dhembshëm për ekonominë globale. Recesioni më i rëndë që kemi parë prej 60 vjetësh.
Është vetëm 9-muajsh dhe koka i duket më e madhe...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ