Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Rrëshen: Zoti Kryeministër, na ndihmoni!

Gjergj Marku | 12/01/2009 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

APELI/ Tri shtëpi të shembura, 5 vite pa u dëmshpërblyer pavarësisht letrave pa fund dhe së drejtës ligjore

RRËSHEN - Tri familje, banorë të fshatit Jezull në Rrëshen, kanë plot 5 vite që sorollaten pafund dyerve të institucioneve shtetërore për t'u dëmshpërblyer në masën që e përcakton ligji pas shembjes së shtëpive ku banonin më parë, dhe tani janë të strehuar nëpër banesa që ua kanë huazuar të afërmit e tyre.

Janë 5 vite peripeci, ecejakesh nëpër zyra, dhe me dhjetëra letra të dërguara në të gjitha instancat e shtetit, por pos fjalëve deri më tash nuk kanë marrë asnjë kacidhe. Kol Pal Gjini, 68-vjeçari që i ka takuar të merret më së shumti me letra, thotë se "po ndihemi si jetimë në shtetin tonë, dhe kur të të bjerë një fatkeqësi, nuk duhet të presësh ndihmë, por të rrish me sytë nga qielli prej dhe ku dhe të ka ardhur fatkeqësia".

Ai rrëfen sesi natën e 29 janarit 2004, stuhia me shi e breshër e pakrahasuar me stuhi të tjera, u solli rrëshqitjen totale të tokës, rreth 35 dynym dhe bashkë me të, edhe të 3 banesave ku jetonte ai me 7 pjesëtarë të tjerë të familjes: të djalit Viktorit me 5 fëmijë, dhe të djalit të xhaxhait, Markut, me 7 pjesëtarë të fëmiljes.

Toka ka rrëshqitur si të përpihej nga goja e ndonjë përpindëshi gjigant, ndërsa për fat kanë arritur të dalin me fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, duke i shpëtuar fatkeqësisë njerëzore. Atë natë të tmershme ata mundën të nxirrnin pa u dëmtuar të 31 pjesëtarët e këtyre familjeve, të cilët u strehuan përkohësisht nëpër banesa të fshatit aty afër për t'i mbijetuar kësaj tragjedie të paparë në Mirditë.

Por më pas fillon tragjedia tjetër, ajo e përpjekjeve të mundimshme për të përgatitur dokumentacionin që të dëmshpërbleheshin sipas ligjeve në fuqi. "Mos të zëntë e zeza, - thotë Kola, - pasi këtu në shtetin tonë ndihesh i papërkrahur kur të zë e keqja, dhe tërë jetën mund ta kalosh në ferr, pasi askush nuk i zbaton ligjet edhe pse ato e përcaktojnë saktë ndihmën në raste fatkeqësish natyrore.

Kam 5 vite që nuk lë zyrë shteti pa shkuar për ndihmë, më japin të drejtë me fjalë, por askush nuk më jep të drejtën për të më dëmshpërblyer". Sipas dokumenteve të hartuara në zyrat e shtetit për emergjencat civile, tri familjet duhet të dëmshpërblehen me 2,4 milionë lekë të gjitha së bashku, por nëse u është njohur kjo shumë, realisht asnjë lek nuk u është dhënë në dorë.

"Kam bërë tri letra për Kryeministrin, - rrëfen më tej Kola, - dhe ai ka dhënë porosi të prerë tek Drejtoria e Emergjencave Civile, por askush nuk na është përgjigjur me paratë e caktuara.

Janë letra të pafund dhe 11 përgjigje deri tek presidenti Bamir Topi, por që kanë mbetur thjesht në nivelin e korrespondencave me premtime, por me trastën bosh, - rrëfen ai, duke kërkuar që edhe një herë përmes gazetës "Shekulli" t'i përkujtojë Kryeministrit 5-vjetorin e shembjes së shtëpive dhe të 35 dynym tokë në lagjen "Kalaj" të Jezullit me shpresën se, ndoshta, diçka mund të ndodhë.

 

KOMENTI JUAJ

 

Gruaja kërcënon me thikë 9-vjeçaren

Kanosja/ Donika Abasllari ka shkuar në shkollën e vajzës së fqinjës dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë E...

Falsifikoi pronën e Durrës- Kukës, prangoset avokati

Hajdar Shabani, falsifikoi pronën shtetërore duke e bërë të tijën dhe më pas ia shiti një firme private TIRANE- Një...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj