|
|
Fier- Rrëshqitja e dheut rrezikon seriozisht jetën e 20 familjeve në lagjen Qendër të komunës Levan në Fier. Aktualisht 12 shtëpi janë dëmtuar dhe kanë pësuar plasaritje nëpër mure, ndërkohë që jashtë toka ka pësuar çarje të thella si dhe janë rrëzuar muret rrethues. Banorët, Sheme Braka, Shyqo Hasa, Xhevair Hambaraj, Bashkim Hallindri, Jaho Lilaj, etj shprehen tepër të revoltuar për indiferencën e komunës. Ata pohojnë se flenë me frikë si rezultat i shkarjes së dheut, i cili ka nisur nga poshtë rrugës nacionale Levan- Vlorë. Sipas tyre në kohë reshjesh shiu, sidomos kur ky është me intensitet ndjehet zhurma nga poshtë tokës. "Në kohë të tillë detyrohemi të dalim jashtë"- tregojnë banorët, duke shtuar se kanë njoftuar komunën, por ende nuk është marrë asnjë masë.
Kryetari i komunës Levan, Agim Qejvani shprehet se komuna ka dijeni për situatën dhe janë bërë gati dokumentet për ndjekjen e procedurave të mëtejshme. "Është i vërtetë shqetësimi i këtyre banorëve, pasi kjo është një zonë e rrezikshme"- thotë ai. Sipas tij, nuk ka fonde për ndërhyrje, ndaj pritet ndihma e qeverisë. Por ai deklaron se banorët duhet të largohen, pasi situata është kritike.
TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...
SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Problemi i rreshqitjeve te tokes eshte nje nder rreziqet natyrore me kryesore, i cili eshte objekt i studimeve gjeografike. U be nje vit qe ky institucion kombetar nuk ekziston me, per shkak te reformes se kryer nga shteti. Ne komunikimet me koleget tane brenda e jashte vendit per t'u thene se nuk ekzistojme me dhe nuk kemi ate adrese e numra telefoni, te gjithe shprehen cfare reforme eshte kjo? Gjeografia dhe Sistemi Informacionit Gjeografik sot jane nder me kryesoret, madje dhe udheheqese ne studimet nderdisiplinore, vecanerisht ato te rregullimit te territorit, te perdorimit te tokes, te perdorimit dhe qeverisjes korrekte dhe te integruar te burimeve natyrore. Ketu perfshihen dhe rreshqitjet e tokes. Ka shume kohe qe kjo pune u lihet gjeologeve, te cilet kane njohuri per kete rrezik, por aq sa u jep shkenca qe perfaqesojne, por nuk jane ne gjendje te parashikojne e te sugjerojne masat parandaluese per kete rrezik te madh natyror, nder me te rendesishmit ne grupin e rreziqeve Gjeomorfologjike.Do te ishte e njeta gje sikur nje gjeografi t'i kerkonim te fliste per thyerjet tektonike qe na rrezikojne nga termetet. Njohurite e tij jane te kufizuar ne kete drejtim, sepse ai eshte objekt i nje shkence tjeter. Ka dhe me mijera shembuj te tjere si ky i Levanit, dhe ne e njohim mire terrenin dhe kete fenomen natyror qe sjelle deme te medha ekonomike dhe viktima ne njerez. Per fat te mire deri tashti nuk ka patur tek ne viktima, por mos harroni se para 3-4 vjetesh rreshqitja e dheut u mori jeten dy femijeve qe luanin prane shtepise se tyre. Perballe ketij rreziku jane me qindra ndertime perreth Tiranes, Durresit, Lezhes, Kavajes, Vlores etj. Le te shpresojme se rreshqitjet do te ndodhin diten e jo naten. Shteti vazhdon te qendroje indiferent dhe banori te ndertoje ku te mund e si te mund. Perderisa ky fenomen i eshte lene rastesise dhe pranohen vetem ankesat e atyre qe i kap rreshqitja e ndonje premtim qe nuk mbahet, fatkeqesia natyrore do te na qendroje gjithnje prane.
Skender Sala-Gjoegraf-Gjeomorfolog