|
|
Askush tjetër në rajon apo në Europë, nuk mbron shitjen e D2-shit
TIRANË - Shqipëria ende po vazhdon të gjejë arsye nga më të ndryshmet për të mbajtur ende në treg naftën e cilësisë së ulët D2, e cila sipas vlerësimeve u shkakton vdekjen rreth 200 qytetarëve çdo vit nga kanceri i mushkërive, pasi konsiderohet një ndotës tepër i lartë nga specialistët.
Sipas një vendimi të marrë në vitin 2007, qeveria synon që brenda vitit 2009 të ulë me gjashtë herë përmbajtjen e squfurit në lëndën djegëse për motorët, duke e çuar atë në 350 ppm, nga 2000 ppm që është sot.
Ndërsa, parashikohet që brenda afatit kohor 1 janar 2009 deri më 1 janar 2011, Shqipëria ta ulë nivelin e squfurit të naftës së tregtuar në vend, nga 2000 ppm që është sot, në 10 ppm sipas kushteve të Bashkimit Evropian.
Për momentin, në Bashkimin Evropian, niveli i squfurit është 50 ppm, ndërsa parashikohet që në fund të këtij viti të ulet deri në 10 ppm. Për sa i përket Shqipërisë, deri në fund të 2009-s, Bashkimi Evropian i lejon vendit tonë të përdorë naftë më një nivel squfuri deri në 350 ppm.
Ky është edhe angazhimi i kompanisë ARMO, e cila është e detyruar që brenda këtij viti të arrijë standardet e sipërpërmendura. Sipas të dhënave, në vendin tonë qarkullojnë çdo ditë rreth 300 mijë automjete. Rreth 80 për qind e tyre përdorin lëndë djegëse diezel ose naftë të cilësisë D2.
Krahas përdorimit të një karburanti me një cilësi shumë të ulët, këto mjete bëhen shkak për ndotje në nivele të larta edhe si pasojë e amortizimit të tyre. Cilësia e lëndëve djegëse të përdorura deri tani, me përmbajtje të lartë squfuri, ka shkaktuar shqetësime të ndryshme tek qytetarët, duke u bërë burim sëmundjesh të lëkurës dhe të sistemit respirativ, duke shkaktuar edhe humbjen e jetës.
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 200 vdekje në vit në Shqipëri janë të lidhura vetëm me ndotjen e ajrit, ndërkohë që mendohet se edhe numri i njerëzve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme për shkak të ndotjes së ajrit është shumë më i lartë.
Sipas studimit të Institutit të Shëndetit Publik, në vendin tonë mendohet të ketë rreth 1400 raste të reja me kancer që shfaqen çdo vit, dhe kjo për shkak të ndotjes së ambientit, ku pjesën e luanit e përbën ndotja nga gazrat e lëshuara nga automjetet, 80 për qind e të cilave karburante me tregues të lartë të squfurit.
Avokati i Prokurimeve, në raportin e 2008-ës, evidenton shkelje në procedurat e tenderëve me fondet publike Favorizime, kritere diskriminuese, komisione...
Autoriteti ka nisur një hetim në tregun primar dhe sekondar të bonove të thesarit Hetimi po kryhet për të vërejtur...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ