Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"SOS-i ekonomik, qeveria duhet të tregohet e sinqertë me qytetarët"

E-mail nga adresa: vlora.esiona@gmail.com | 10/01/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


Pas 17 vjetësh nën mbikëqyrjen e FMN-së, Shqipëria ka arritur të bëjë hapa seriozë para, për sa u përket politikave ekonomike. Tashmë ekziston një përvojë në këtë aspekt. Cili është në të vërtetë rezultati i këtij progresi? Sa i matshëm është ai dhe cilët janë treguesit realë të tij?

A do të ketë probleme Shqipëria me politikat monetare në vazhdim? Një vend si Shqipëria, që i ka të ardhurat për frymë shumë më të ulëta në krahasim me BE-në, a ka mundësi reale për të shënuar rritje ekonomike më të larta vjetore se këto 17 vjet që ka pasur financime nga FMN-ja?

Duke kujtuar se kriza ekonomike po trondit vende të fuqishme dhe po merren masa të thella për ta zbutur atë, Shqipëria ka një mungesë të madhe vëmendjeje, ose të paktën, ende nuk ka marrë ndonjë masë konkrete.

E ndërkohë që jemi përballë një rënieje të pritshme ekonomike, ne shqiptarët vazhdojmë të shpenzojmë tepër, të konsumojmë tepër, sidomos sektorin e shërbimeve dhe të bëjmë blerje të çmendura. Qeveria duhet të tregohet e sinqertë me qytetarët, t'i njohë me realitetin dhe të krijojë një ndërgjegjësim të tyre.

Jo çdo rrezik mund të ketë si mburojë një imazh të qetë politik. Duhet të jemi më praktikë në vendosjen e synimeve për arrije. Shifrat e suksesit të mos i përdorim për vetëkënaqësi, por si apel për të qenë të vëmendshëm.

 

KOMENTI JUAJ

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 

Akuza, mjekët i dhanë djalit kortizon që dy muajsh

Është vetëm 9-muajsh dhe koka i duket më e madhe...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj