Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Vlorë, studentja plagos shokun me thikë

Anila Peçi | 12/01/2009 | Lajm i fundit | komentet 3 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Vlorë- Një studente e Universitetit të Vlorës ka plagosur me thikë në shok të sajin për motive ende të paqarta. Ajo vetë ka deklaruar se djali ishte narkoman dhe shpeshherë i kërkonte para, ndërsa miq të të dyve kanë treguar në polici se ata ishin të lidhur bashkë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e universitetit, Lediana Zekaj, ka nxjerrë një thikë në mes të klasës, duke plagosur rendë Klaudio Kamberajn, student në vitin e 2-të.

Zekaj, në grindje e sipër i ka ngulur thikën në fyt. Studenti i plagosur është mbuluar nga gjaku dhe është shoqëruar me urgjencë në spitalin e Vlorës. Ndërsa vajza është dorëzuar menjëherë në polici duke pranuar krimin.

Sipas të dhënave nga policia e Vlorës, mësohet se Lediana Zekaj ka deklaruar se arsyeja e konfliktit ka lindur pasi sipas saj Kamberi ishte përdorues droge dhe i kërkonte para asaj për të blerë drogën. Nga ana tjetër dëshmitarë të ngjarjes thonë se motivet e kësaj plagosje kanë pasur në thelb një marrëdhënie dashurie mes dy studenteve që duket se ka shkuar drejt ndarjes duke u bërë shkas për veprimin e studentes.


 

3 KOMENTE

sa trime labja

Shume te rinj shqiptare sot e kane me te lete te mbyllin jeten sesa te perballen me te.Dhe dihet qe te ecesh ne jete eshte shum me e veshtire dhe kjo eshte arsyja dhe dobesia qe marrin vendime pa u matur dhe behen pishmane qe castin qe e kuptojne se cfare ka ndodhur .Edukimi qe kemi marre dhe vazhdojme edhe sot ta japim tek te rinjte jep reagime te tilla .Kush i zgjidh problemet ne menyre te tille pa llogaritur jeten e bashkqytetarit dhe te tijen per mua eshte nje njeri qe ka shum frike dhe padituri.Dhe kjo edukate nuk eshte merite por nje mallkim nje shplarje te trurit gje qe ndodh edhe sot ne vendet islamike me nje zhvillim te diturise jo me lart se te kafsheve.Nje i huaj qe kishte ardhur dhe jetoj per pak kohe ne Shqiperi me tha se shqiptaret e sotem jan shum larg nga dituria dhe krenakia qe kane pasur stergjusheri tane .Sot sic me tha shqiptari ka me shume respekt per te fortin e lagjes sesa per presidentin e republikes...

Gje e mire nuk eshte po kushedi pse i ka rene ne qafe ai vajzes qe vajza ka arritur ne ate pik se tjetri kot nuk te godet.

KOMENTI JUAJ

 

Ndryshon kontrata për 3 mijë mësues, reagon MASH: Përfitonin në mënyrë të paligjshme

TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...

Sarandë, eksploziv në bllokun e pallateve, nuk ka të lënduar

SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj