|
|
SITUATA NË RAJON
Bosnja dhe Kosova, me të madhe janë zhdukur nga syri i opinionit. Washingtoni dhe Brukseli shpresojnë se, premtimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të triumfojnë përballë tensioneve etnike në rajon.
Sikur të ishte kështu. Edhe pse qeveria e re në Beograd synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ajo insiston që t'i udhëheqë serbët në Kosovë dhe është duke bërë çdo gjë që është e mundshme për ta kthyer prapa pavarësinë.
Bashkimi Evropian, i cili beson se Serbia është qendra e Ballkanit, është duke bërë pak për ta tërhequr atë jashtë kësaj balte. Të gjitha vendet anëtare janë të prira të besojnë se, nën Presidentin pro-evropian Boris Tadiq, Serbisë duhet t'i lejohet të ndjekë rrugën e saj drejt procesit për të hyrë në BE - pavarësisht nga politikat e saj në raport me Kosovën dhe Bosnjën dhe faktit se Serbia ende nuk i përmbush kërkesat e BE-së për reforma politike dhe ekonomike.
Brukseli ka frikë se çdo dështim për t'i dhënë mbështetje të fuqishme zotit Tadiq, mund t'i sjellë në pushtet nacionalistët ekstremë. Shtetet e Bashkuara, me të madhe janë pajtuar me Bashkimin Evropian.
Brukseli dhe Washingtoni duket se besojnë se koha dhe paraja mund t'i zgjidhin problemet. Qeveria e Serbisë ndërkaq - të paktën për qëllime të brendshme - thotë se beson se e ka bindur me manovra Bashkimin Evropian të premtojë anëtarësim, pa i zgjidhur më parë mospajtimet territoriale.
Për ta ndalë këtë trend të kthimit prapa në Ballkan, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë një vendosmëri më të palëkundur dhe qartësi më të madhe.
Duke marrë parasysh kundërshtimin e Moskës, nuk është e mundshme të arrihet një marrëveshje për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Por, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, misioni i ri i të cilit tani operon edhe në veri të Kosovës, mund të fillojnë procesin e riintegrimit të pjesëve të këtij shteti të ri, të kontrolluara nga serbët, duke siguruar që rendi dhe ligji nuk administrohen nga Beogradi.
Deri më tash, kokat e ftohta kanë fituar në Kosovë, duke mos u lënë hapësirë ekstremistëve që të bëjnë përpjekje ta rimarrin veriun me dhunë. Por, Perëndimi duhet të jetë i shpejtë që t'i lejojë Kosovës ta qeverisë gjithë territorin e saj, për të mundësuar fitoren e paqes.
Serbia, Bosnja dhe Kosova e kanë vendin në Bashkimin Evropian. Pasi të jenë bërë vende anëtare, kufijtë nuk do të jenë edhe aq relevantë. Por, BE-ja duhet ta bëjë të qartë se anëtarësimi nuk është i mundshëm me çështjen e Kosovës, ende të pazgjidhur, apo me Bosnjën, ende në rrezik.
Asnjë nga këto nuk do të jetë e lehtë për BE-në, meqë duhet të arrijë pajtimin e 27 vendeve anëtare. Shtetet e Bashkuara kanë probleme të tjera edhe më jetësore për sigurinë e tyre, se problemet që ka Ballkani. Por, me një veprim të përbashkët, Brukseli dhe Washingtoni kanë arritur t'u japin fund luftërave në Ballkan gjatë të '90-ave. Tani është koha që të punojnë bashkërisht për të vendosur një paqe jetëgjatë në rajon.
*"Wall Street Journal" / Bashkautor: Daniel Serwer
Është vetëm 9-muajsh dhe koka i duket më e madhe...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ