Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Vetëvaret i riu, nuk e linte familja të martohej

Entela Bani | 10/01/2009 | Lajm i fundit | komentet 12 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Përmet- Një i ri i ka dhënë fund jetës, pasi prindërit kundërshtonin lidhjen e tij dashurore. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në fshatin Piskovë të rrethit të Përmetit. Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se njoftimi për ngjarjen është bërë nëpërmjet një telefonate të mbërritur në sallën operative.

"Nga dëshmitë paraprake mësohet se ky shtetas ishte dashuruar me një vajzë nga rrethi i Tepelenës, por që prindërit e tij nuk donin që të martoheshin. Pasi ka debatuar gjatë mbrëmjes së datës 09.01.2009, dhe paradites së sotme me prindërit e tij, ai është larguar duke u thënë se do vriste veten"- thonë burimet policore.

Babai i djalit ka deklaruar se e ka ndjekur nga pas, por djali është fshehur për t'i shpëtuar ndjekjes së të atit. Më pas shtetasi Orgert Ramadani, pasi ka shkuar afër përroit të Koritës disa metra mbi vreshtat e fshatit Piskovë, në një pemë (bajame), ka varur veten me një litar.

Kufoma është konstatuar nga djali i xhaxhait të tij i cili po e kërkonte së bashku me të atin e viktimës. Nga këqyrja që iu bë celularit të tij, u gjet një sms që ky ia kishte nisur vajzës që donte, ku i shkruante se "do varte veten". Ky është i pari rast vetëvrasjeje në qarkun e Gjirokastrës për këtë vit.


 

12 KOMENTE

gjynaf ca bo dashuria
ngushellime

Kjo tregon se mentaliteti yne duhet te ndryshoje ne emer te jetes dhe te respektohet njeriu dhe dashuria.Ngushellime per te dashuren e tij dhe familjen.

gjynaf e gjynaf.ca ban dashuria.por ma gjynaf ca ban mentaliteti qe kemi ne shqiptaret.ne vend qe te gezohemi kur vajza apo djalin e gjejn dashurin ne veten e vet dhe ne ndjenjat e tyre.shqiptaret duhet ta ndjen kete dashuri prinderit perpara dha pastaj femijet e tyre.per ndryshe sgjillja eshte e qarte dhe e thjeshte.po hyre ne jeten private te dikujt.ja trashigimija qe do gezosh.sikur kjo qe po gezojne familja e ketij djali.me vjen keq qe ai ka mendua ti jape fund dashurise te tij ne kate menyre.pa u munduar te gjej forca te tjera dhe ta coj ate dashuri perpara.por kjo eshte dicka e papranueshme.dhe me keqarrdhje per te dashuren e tij qe e ka lane te shoguar, dhe zhgenjuar per kohe te gjate.i baj apel shqiptareve se te rinjet duhen degjuar me shume.me kujdes te vecante,dhe mos te nenvlersojn asnje fjale te tyre.sepse jeta eshte e dhuruar nga zoti ,dhe te drejten e pronsise e ka vetem ai qe e jeton.dhe jo ata qe e shikojn!!!!falimenderit gazetes shekulli qe me beri te mundur komentin

ngushellime familjes.

Prapambetja e popullit shkipetar ka cuar dhe do te coje ne shekuj, per lesh si me thene, shume djem dhe vajza. Mjere ne per mendjen qe kemi.

Qerimi nga Lubonja(VL 37-47)

Habitem me keta te rinjte e Shqipesrise, per ceshtje te dashurise shume veta vrasin veten.

Ngushellime vajzes per humbien e djalit qe e donte me shume se jeten e tje.
Nga kto raste tragjedie do te degjojme deri ne momentin qe mentaliteti jone si
shqiptare te ndrushoje e me vjen keq qe do te duhet shume shume kohe.

Nuk e pranoj dot si fakt nje veprim te tille,por gjithesesi turp familjes te sakrifikuan femijen e tyre per te idjotesi.Shqiptaret do duan shekujt te kuptojne qe jeta e cdokujt eshte privat edhe ska te drejte askush te hyj ne te.Shume keq me vjen per djalin qe vdiq.:(

Ngushullime familjes dhe te dashures Aq shume e deshi shkreti se u var i gjalle . I perjetshem kujtimi i tij ; mos e harro kurre ORGERTIN!

Me vjen shume keqe per rastin ,lutem per Popullin Shqiptar ne Shqiperi te ulen dhe te vendojn gishtin ne koke te mos miren me me keso primitizam jemi ne shekullin 21 haroni keto pisllqe se keshtu nuk shkoni larg me ket mentalitet te poshter pershendetje nga Kosova me vjen shumee keq per cunin dhe vajzen e sa per priderit ne ps.. i pafsha

Kur se merja me mend se Gerti do kishte guximin te bente nje gje te tille, dhe ne emer te kujt DEASHURISE. A duhet ta shaj dashurine JO ajo eshte ndjenja me e bukur,ndjenja me e pastar qe egziston brenda cdo njeriu.Shpresoj qe njeres te tjere ta bejne mesim kte tragjedi Shekspirjane.Le ta lene te vjetren pas, dhe te ndryshojme kendveshtrim, te ndryshojme mentalitet se vertet kemi nevoje. GERTI U PREFSH NE PAQE.

me fal qe po te pys por ti e njihje kte djalin???
gjynah

KOMENTI JUAJ

 

Ndryshon kontrata për 3 mijë mësues, reagon MASH: Përfitonin në mënyrë të paligjshme

TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...

Sarandë, eksploziv në bllokun e pallateve, nuk ka të lënduar

SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj