|
|
Korçë- Ekzekuton të afërmin e tij, pas një sherri për motive ende të paqarta dhe për t'i shpëtuar kapjes nga policia ka nisur sulmin me armë edhe në drejtim të forcave policore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie të rrethit të Korçës, rreth 25 km larg qytetit, ku aktualisht forca të shumta policie janë në ndjekje të autorit.
Sipas burimeve zyrtare mësohet se gjithçka ka nisur pas një sherri mes shtetasve Reshit Adri dhe Lulëzim Lazes, të afërm mes tyre.
"Reshit Adri ka vrarë me armë zjarri automatik, të afërmin Lulëzim Laze, 41-vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga të shtënat"- thonë burimet nga vendi i ngjarjes.
Pas kësaj, policia është vënë në ndjekje të autorit, por ky i fundit nuk ka pranuar të dorëzohet. Madje, sipas burimeve policore ka nisur të qëllojë me breshëri edhe në drejtim të policisë. Shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar për më shumë se 20 minuta. Në ndihmë të forcave policore të Korçës kanë mbërritur edhe forcat Renea, por ende nuk është bërë i mundur ndalimi i autorit.
TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...
SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ