Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Bakojanis: Emri 'Maqedoni', pezull

Shekulli Online | 27/02/2009 | Rajoni | komentet 6 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Procesi për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë në këtë moment ka mbetur pezull, deklaroi ministrja greke e Punëve të Jashtme Dora Bakojani, pas takimit të djeshëm në Nju Jork me ndërmjetësuesin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic. Bakojani theksoi se takimi ka qenë i karakterit informativ dhe se është bërë shqyrtim i procesit negociues. Nimic deklaroi se ministrja e Punëve të Jashtme greke ka shkëmbyer mendime edhe për zhvillimin e negociatave, pa kumtuar më shumë detaje. Bakojani, e cila pas takimit me Nimicin përfundoi vizitën disaditore në SHBA, në rolin e kryesueses së OSBE-së, dje në Uashington u takua edhe me sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton. Media greke njofton se është biseduar për bashkëpunimin dypalësh, për marrëdhënet greko-turke dhe për çështjen qipriote.

 

6 KOMENTE

emri maqedoni duhet te zhduket me te drejte bakojanis se ai nuk ekziston por mendoj nje emer tjeter ne dy pjese bullgarise dhe shqiperise pote kete nja dy fshatra qe flasin greqishten ne kufi tuaj me maqedonine do tja u falja juve kurse pjesa e shqipetarve te mare emrin republika e toskerise se ashtu jane dhe se shpejti ti bashkengjiten federalizmit shqiptar.

bravo Jankulla kam 2 vjet qe i degjoj me interes lajmet per em,rin Maqedoni dhe indiferentizmin shqiptar sikur te ishin emgrante dhe me ne fund lexova nje ide te shkelquer te ketij patrioti .

jankulla duket qartazi se je filogrek.

KY ESHTE NJE SHTET ARTIFICIAL QE DUHET SHPERBERE MIDIS SHQIPERISE DHE BULLGARISE.POR GREKET KANE FRIKE SE SHQIPERIA DO BEHET E MADHE,DHE PAS KESAJ E KA RADHEN CAMERIA,PRANDAJ GREKET NUK DINE CTE BEJNE ME KETE SHTET,PRANDAJ PERDORIN VETON KUNDER MAQEDONISE.TE VJEN INAT QE SHQIPTARET NE MAQEDONI TRAJTOHEN SI KLASE E DYTE QYTETARESH

As Greqia dhe as sllavo "Maqedonet" s'kane ASNJE te drejte historike per te pervetesuar emrin Maqedoni. Maqedonet rrjedhin nga Pellazgo-Iliret.
Maqedonet jane quajtur dhe PAIONE qe nga Homeri,Herodoti,Straboni e tjere, pra Pellazgo-Ilire. Plutarku(PIRRUA II) thote se; "Maqedonet dhe Epirotet flasin te njejtenh gjuhe nje idom te ngjashem aqesa merreshin vesh me lehtesi me njeri-tjetrin". Justini i quan Maqedonet Pellazge. Straboni i konsideron te njejtit etnikisht Maqedonet dhe Epirote dhe si thote ai se keta, (Maqedonet dhe Epirotet) kane te njejten kulture dhe te folur. Atehere kur keta kane qene pellazgo Ilire cuar te drejte kane Greket me kete emer Maqedoni? po keta Sllave te vetequajtur Maqedone cuar te drejte kane per te pevetesuhar kete emer? N.Q.S. i takon dikujt ky emer legjendar i takon vetem PELLAZGO-ILIRO-MAQEDONEVE= SHQIPTAREVE, dhe as Grekeve dhe jo e jo sllaveve. Turp per Historianet tone qe nuk ju eshte ndegjuar zeri fare dhe ti thuan Grekeve dhe Sllaveve se; per ate emer qe juve po beni nje lufte te ashper per ta pervehtesuar, ai emer dhe ai popull nuk ju takon juve por eshte emer i stergjysherve tane.Turp!.

Bravo ALBAN.
Me vjen mire se paku nji gjen force apo guxim te flase pere kete emer aqe shume qe permendet nga sllavet e maleve te karepateve pore ashetu edhe prej grekeve qe nuke jane me te lashte BALLKAN se ne shqipetaret.
Por cka te bejme se na po thuaji qe ase gje nuke kena shkrua vete pere veten ton po te tjeret e tani.
Na kan rrafe te vegjel dhe shifet se akoma kena frik.
Punete tona duhem ti kryena vete se nese ju lejme te huajve do i kryene si gjithe her pere vete si u konevenone atyre:

KOMENTI JUAJ

Dora Bakojanis

 

'Jo reduktim të trupave të KFOR'

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka reaguar ashpër rreth spekulimeve për zvogëlimin e mundshëm të trupave...

EULEX-i rinis gjykimin në veri

Zëdhënësja e komponentës së drejtësisë në kuadër të EULEX-it, Kristina Herodes ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se procesi...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj