Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Bie masivi në tunelin e Thirrës, rëndë punëtori

GJERGJ MARKU | 27/02/2009 | Lajm i fundit | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

MIRDITE- Është në gjendje të rëndë shëndetësore punëtori i Bektel-Enka, Zef Gjokaza i cili u aksidentuar mbrëmë teksa po punonte në tunelin e Thirrës. 50-vjeçari Gjokaca, babai i 9 fëmijëve ka qenë në ballë të galerisë kur është zënë poshtë nga masivi i madh shkëmbor. Pas ndihmës së parë mjekësore në Reps ai është dërguar me urgjencë, në gjendje koma, në Turqi.


Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 11.00 kur Zef Gjokaca nga Domgjoni i Fanit (Mirditë) ka qenë duke punuar për shpërthimin me mina të shkëmbit ku do të vazhdohej hapja e tunelit. Aksidentalisht është rrëzuar masivi shkëmbor para se ai të shpërthente duke zënë brenda punëtorin. Autoritetet e firmës ndërtuese kanë thënë se ishte e paparashikuar përbërja e formacionit të shkëmbit.


Punëtori i firmës Bektel-Enka ka ndenjur 30 minuta nën gurë deri kur është nxjerrë nga masivi që e kishte zënë. Ai po punonte për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, në aksin më të vështirë të saj, Rrëshen-Kalimash.


Pasi i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore në kampingun e urgjencës mjekësore në Reps, vetë firma ka mundësuar transportin e tij me helikopter drejt Turqisë ku po merr mjekim të specializuar. Siç konfirmohet 50-vjeçari, Gjokaca është ende në gjendje kritike për jetën.


Redaktoi: R.Dedaj
 

KOMENTI JUAJ

 

Ndryshon kontrata për 3 mijë mësues, reagon MASH: Përfitonin në mënyrë të paligjshme

TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...

Sarandë, eksploziv në bllokun e pallateve, nuk ka të lënduar

SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj