|
|
TIRANË- Negociatat me Ministrinë e Arsimit për ndryshimin e kartonit të diplomës duke ka rezultuar pozitive. Pas pretendimeve të studentëve dhe mbështetjes që iu dha rektorati. Diplomat do të hartohen sërish. Pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve janë miratuar me udhëzimin e ri të MASH firmos pak ditë parë. Por ajo ç'ka është më e rëndësishmja, titulli i diplomës nuk ka gjetur konsensus.
Sipas udhëzimit të ri të MASH, senatet universitare do të përcaktojnë modelin e ri të diplomës. Ndër pikat e këtij udhëzimi vihet re se senatet kanë të drejtë të përcaktojnë elementët e rinj të këtij kartoni, por në asnjë mënyrë nuk kanë të drejtë për caktojnë titull pasi kjo bie ndesh me rregullat e Bolonjës. Kështu të paktën argumenton ministria. Sërish do të shkruhet 'Diplomë e Nivelit të Parë në X degë dhe jo titull siç pretendonin studentët. Ndërkohe studentët kërkonin që të shënohej në krye të diplomës së tyre edhe titulli përkatës, si Mësues, Gazetar, Jurist, etj. Ashtu siç ka qenë në diplomat e vjetra. Sipas MASH-it titull lëshohet vetëm pas përfundimit të ciklit të dytë të studimeve të larta.
Pas daljes së udhëzimit, rektori i Universitetit më të madh në vend, atij ë Tiranës, Dhori Kule është shprehur për mediat se diplomat e reja do të jenë gati brenda dyjavësh. Me diploma të reja do të pajisen edhe studentët e vitit akademik 2007-2008, ata që kanë mbaruar studimet dhe që iniciuan gjithë protestat kundra formatit të diplomës.
"Në përputhje me udhëzimin e ri të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe me standardet e Bolonjës, Universiteti i Tiranës, senatet akademike dhe studentët do të hartojnë një model të ri diplome', deklaroi sot për mediat rektori i UT-së, Dhori Kule.
Diploma e re ka shtuar Kule i i përgjigjet pretendimeve të ngritura nga vetë studentët për këtë diplomë. Prej afro një muaji studentë nga fakultete të ndryshme në Universitetin e Tiranës, kanë protestuar për modelin e diplomës së studimeve të nivelit të parë sipas Bolonjës, duke kundërshtuar një sërë elementësh të pasqyruar në këtë diplomë.
ITALI- Një 17-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë në banesën e saj në Itali, ku kishte më pak se një...
TIRANË- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Rregullorja e Kuvendit ndryshojnë përsëri. Por ndryshimi kësaj here nuk ka të bëjë...
Lajmet 11 mars - Ora 16 -
data/11-03-2009
Lajmet 11 mars - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 11 mars - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ