|
|
Persona të panjohur, dërguan sms në telefonin e bashkëshortes bankierit egjiptian, ku e kërcënonin të paguante shumën e majme
Do të të vrasim vajzën dhe dhunojmë gruan nëse njofton policinë. Krimet e Rënda nisin hetimin, dëshmon çifti
TIRANË- "Gjobëvënia" me anë të mesazhit telefonik ndaj bashkëshortes së njërit prej drejtorëve ekzekutivë të një banke të huaj rezidente në Shqipëri, ka vënë në lëvizje të gjitha institucionet hetimore për zbardhjen e autorëve dhe arrestimin e tyre.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka regjistruar procedimin penal për kryerjen veprën e "shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", e thënë ndryshe gjobëvënie .
Paraditen e djeshme, për katër orë rresht hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë marrë në pyetje drejtorin ekzekutiv të një banke private në Tiranë, egjiptianin Ehab Saad dhe bashkëshorten e tij shtetasen egjiptianen A.R. Saad, si dhe pjesëtarët e ngushtë të familjes së tyre.
Marrja në pyetje, sipas burimeve të policisë, mësohet se është kryer në prani të një përkthyesi ligjor dhe përfaqësuesit të ambasadës së Egjiptit në vendin tonë. Këta të fundit madje duket se janë alarmuar për kërcënimin e njerëzve të tyre dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.
E pranishme, në marrjen në pyetje ka qenë edhe vajza e vogël e familjes Saad, e cila i ka shoqëruar dy prindërit në institucionin e akuzës, ku kanë dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me këtë kërcënim.
Sipas burimeve nga policia, që ka marrë në mbrojtje familjen egjiptiane, thuhet se, me anë të tre mesazheve elektronike më telefon, "gjobëvënësit" kanë kërkuar nga drejtori ekzekutiv që t'ju paguajë atyre 85 mijë euro.
Në të të kundërtën do t'i vrisin vajzën e vogël. Mësohet se familja Saad jeton dhe banon prej vitesh në rrugën "Muhamet Gjollesha" pranë stadiumit "Selman Stermasi", që kur dhe kryefamiljari Ehab Saad kryen detyrën e drejtorit ekzekutiv në një nga filialet një prej bankave të njohura në vend.
Sipas burimeve, ka qenë vetë drejtori ekzekutiv i kësaj banke Saad, që ka denoncuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kërcënimet me jetë ndaj familjes së tij, që kanë mbërritur në formë sms-je në numrin e telefonit të bashkëshortes së drejtorit Saad, katër ditë më parë rreth orës 15:00. tri sms-të telefonike kanë ardhur brenda një afati 15 minutash, që ka alarmuar kryefamiljarin pas leximit të mesazhit të tretë të kërcënuesve.
Në to iu kërkoheshin, jo pak por një shumë e majme, prej 85 mijë euro, ndërsa kërkohej mosdenoncimi në polici. Sipas kallëzimit, theksohet se fillimisht nuk i kishte vlerësuar kërcënimet, por, i konsultuar edhe me bashkatdhetarët e tij pranë Ambasadës Egjiptiane i është drejtuar policisë, edhe pse kërcënuesit e kishin paralajmëruar që mos të denonconte.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme mësohet se efektivët e policisë të angazhuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë kryer një sërë veprimesh procedurale për zbardhjen e kërcënuesit.
"Me anë të disa shkresave zyrtare i është kërkuar kompanive të telefonisë lëvizëse të identifikojnë në mënyrë urgjente personin nga numri i të cilit janë dërguar mesazhet kërcënuese. Pas identifikimit të tyre, pritet të kërkohet edhe prangosja e autorëve të kësaj "gjobëvënie"-thuhet nga policia.
Kanosja/ Donika Abasllari ka shkuar në shkollën e vajzës së fqinjës dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë E...
Hajdar Shabani, falsifikoi pronën shtetërore duke e bërë të tijën dhe më pas ia shiti një firme private TIRANE- Një...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
ja ku filluan prape keto!Ti mare dreqi budallenjte se bejne ze te keq per shqipetaret.te shpresojmje qe policia ti kapi dhe rrafi e ti mbysi me dru siq e ka zakon polici shqiptar.akoma se kuptojne se ka ikur koha e kercenimeve e se duhet te punosh qe te fitosh leke.ti haje dreqi budallejte se' lane nam
skan cbejn ata nga halli se ska pun ne shqiperi detyrohen kryejn keto veprime .fain e kan politikanet shqipetar ata duan gjoba
shume pak i kane kerkuar ka leke ai qen ai aq leke i ben ne vit ndoshta me shume
replike per andin dhe erjon londren.
indiferente si ju i hedhin benzine flakes, perse nuk bejne 1/3 e shqiptareve ashtu, pa pune jane, po miliona amerikane, sidomos ne dite te tilla, ka bajga te atilla kudo, por keta nuk jane "robin hood" qe parate i ndajne per te vuajturit, erion je dhe ne londer, ku te con mushka?!!!!