Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Jetime që 3-muajshe, tani 114-vjeçare, synon GINNES-in!

Gjergj Marku | 25/02/2009 | Arti i te jetuarit | komentet 23 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

LEZHË - Shprehja popullore "mos paç fatin e jetimit!", nuk ka zënë aspak vend tek nënë Dila e Balldrenit, një rast unik, e mbetur jetime pa nënë, pa baba, pa vëllezër e motra, që në muajin qershor të vitit 1895, duke rritur shëndetshëm 5 fëmijë me sakrifica të pazakonta, të ketë kaluar jetën-legjendë nëpër vitet e tre shekujve, duke mbushur këtë vit plot 114 vjeç. Dhe jo vetëm kaq, por pa pasur asnjë lloj sëmundjeje në trupin e saj, pa bërë as dhe një gjilpërë a pirë ilaçe, por shëndosh e mirë si "kokrra e mollës", siç na e thonë të afërmit e saj, teksa e kemi takuar një ditë të acartë shkurti në shtëpinë e saj, në fshatin Balldre të Lezhës.

Raste të moshuarish shekullorë ndesh edhe gjetkë, por nënë Dila e Balldrenit është vërtet rasti për t'u studiuar, pasi mjekët specialistë ia kanë përcaktuar anën funksionale të zemrës si të ishte një vajzë 15-vjeçare. Ka një tension normal dhe rrahje të zemrës gjithashtu, ndihet fare e palodhur dhe gjithë energji.

Me këtë gjendje ajo mund ta shtyjë jo me 2 e 3 vite, por shumë më gjatë, duke synuar sipas nipave të saj, madje librin "Ginnes" për jetëgjatësi në botë. Jemi mësuar të shohim të moshuar në ekranet e televizionit, si në Amerikë apo Azi e gjetkë, që më së shumti mbahen në ulok, ndërsa nënë Dila ecën si flutur, ngjit shkallët e shtëpisë katërkatëshe çdo ditë, kryen vetë të gjithë nevojat deri tek tualeti i kujdesshëm, vishet bukur e pastër me "rraqet mirditore, bilhurë të pastra", flet bukur e saktë pa asnjë shenjë skleroze, veshi i saj t'i kap fjalët pipëz në bisedë, dhe i vetmi problem është shikimi jo dhe aq konturues, por ka duruar një operacion së fundi për heqjen e perdes.

Jetime që 3-muajshe
Nënë Dila ka lindur në fshatin Bushkash, në vitin 1895, ditëlindje e shënuar në pasaportën që mban. Pas tre muajsh mbetet jetime, pa baba e nënë, por as vëlla e motër. Një fëmijë fare i hajthëm, por që po kaliste një ndërgjegje të çuditshme, me një vitalitet të spikatur në një trup të vogël, por shumë vital. Në moshën 7-vjeçare, një i njohur në Manati e merr për rojtareshë, duke e rritur, derisa martohet në fshatin Mërci të Lezhës me Gjin Jakun, me të cilin pati 5 fëmijë, ndërsa dy u patën vdekur.
Duke na rrëfyer jetën e saj nëpër vite, teksa troket një gotë raki dhe qesh këndshëm duke "ligjëruar" rrjedhshëm e me shprehje të shumta filozofike popullore, mban mend si një kronikane tejshekullore ngjarjet që përjetoheshin në sytë e mendjen e një njeriu të thjeshtë, që nga Luftërat e Mëdha, të shtënat e gjermanëve që gjëmonin nga Porti i Shëngjinit, por mbi të gjitha, realitetin e vështirë me të cilën ballafaqoheshin familjet e fshatrave të zonës. Një "dorë grua", siç e cilëson ajo veten, e mpakur nga shtati, por me një besim e vullnet të jashtëzakonshëm për të rritur fëmijë të shëndetshëm e me virtyte, e kishin vënë në sytë e tërë krahinës.
"I rrita fëmijët pa lyp me strajcë e me shkop, pa ndoj rrezik e pa ndoj marre, deri sa i martova e u banë me fëmijë, e sot jetojnë me yrz e nder", - thotë ajo, duke shtuar se "rreziku nuk asht asgja para marres (turpit)", "rreziku të gjen e shkon duke të idhnue mjaft, për njerzit asht, por marrja nuk të shkulet derës për gjithë jetën, për breza të tanë".
Duke kujtuar punët e stërmundimshme, ajo na fut në historitë e asaj kohe, kur i duhej të ngrihej që pa rënë drita mirë, të bënte barrën e druve për ngrohje, të merrte koshin e gjeshkes për bagëtitë në vathë, të mbillte e korrte, e të shpëtonin të mbjellat nga tokat që u përmbyteshin ritmikisht nga ujërat e Drinit idhnak. "I bëja këto punë, që herët me natë, - thotë ajo, - pastaj me shoqet shkoja në pazarin e Lezhës për të shitur prodhimet e kopshtit që të kisha mundësi me ble drithin a gjëra të tjera ushqimore për fëmijët e vegjël. Edhe pse kushtet i kishim të vështira, kam pas besim, nuk kam lakmuar askënd, por ia kam ditur për nder zotit që më jepte shpresë e forcë për t'i rrit fëmijët e mij, - flet tërë energji e pasion.
Besimin e ka në gjak, dhe gjithçka ka arrit ia dedikon zotit. Është njeriu i uratave pafund, uratë që i thotë ritualisht në mëngjes, drekë e darkë, duke iu drejtuar që nga dritarja e katit të tretë të shtëpisë zojës së kishës së njohur të vjetër të Shnapremtes. Madje, Nikolla, i biri, na rrëfen se disa herë e kanë bërë problem në organizatën e Partisë ku ai ishte para '90-ës, se do ta përjashtonin për shkak të nënës që bënte uratë e thoshte rruzaret jo vetëm për vete e familjen e saj, por për tërë fshatin, duke shkuar e bekuar tinëz, por dhe hapur bukën e ushqimet në ditë kalendarike të festive të krishtera.
Është arsyeja e fortë përse ajo dhe ka votuar në vitet e para të demokracisë për "ata që risollën besimin në zot", thotë ajo. Madje, vitet e para ka votuar duke shkuar vetë tek qendrat e votimit.
Me jetën është shumë e lumtur, dhe sidomos "me gjindjen e shtëpisë", ku ndër breza mund të numërohen plot 120 nga rrënjët e gjenezës së kësaj plake të urtë në tre shekuj jetë. Nipa, stërnipa, që e duan pa masë, shumë prej tyre jetojnë e punojnë jashtë shtetit, por që telefoni i saj bie pa pushuar, herë nga njëri e herë nga tjetri. Gjystja, reja e saj, edhe pse e bërë operacion në zemër në Itali, i rri gjithnjë pranë, dhe një nga nipat emigrant në Itali, ka lënë dhe gruan e tij me emrin e bukur Mirdita, që t'i shërbejë gjyshes së mrekullueshme.

114 vjet jetë, asnjë ditë pension...
Është rast unik për këtë të moshuar, që edhe pse ka mbushur kaq vite, nuk ka të shënuar as dhe një ditë pension, pasi kështu i ka takuar; para çlirimit të vendit, të ketë punuar punë bujqësie, punë fshati, ndërsa aso kohe duhej të kishte dalë në pension. Për 50 vite ka rezultuar gjithnjë si e moshuar, por me punë shtëpie për të mbajtur e rritur fëmijët jetimë që i la i shoqi që në vitin 1950. Por, edhe kur mbushi 100 vjet në demokraci, rezultonte e pasiguruar.
Është vërtet e çuditshme që një grua e rrallë e kësaj moshe, nuk gëzon asnjë ditë pensioni, të paktën nga komuna të asistohej me një përkrahje modeste. Gjithë jeta e saj është shumë e shumë më tepër se rregullat strikte të pensionimit, ashtu si rritja e kaq fëmijëve dhe punët e bërë në tre shekuj jetë, janë treguesit më të mirë për të marrë një vendim shtesë për ta pensionuar dhe këtë ikonë të jetëgjatësisë në malësitë e veriut. Pse jo, mund të kishte një vendim të veçantë qeverie për shekullorët e më tej të këtij vendi.

Jeta e përditshme
Zgjohet rreth orës 08:00, pi kafenë taze turke.
Pastaj flet uratët mu përballë kishës së Shnapremtes.
Kafenë ia bën nusja e djalit 80-vjeçar.
Kryen adetet e mëngjesit, duke bërë dhe dush disa herë në javë.
Mëngjesi, një gotë qumësht me pak sheqer.
Në drekë ha rreth orës 12:00, ushqim i paktë, por shumë i pastër dhe i grirë pasi nuk ka asnjë dhëmb në gojë, as të vënë.
Ora 12:30 fle gjumë rreth dy orë.
Rreth orës 15:00 pi sërish kafe.
Flet uratët e mesditës.
Ka pasion të takohet me njerëz, të ecë, si dhe luan domino me djalin.
Ora 21:00, flet sërish rruzaret me të renë e djalin.
Ora 22:00, ulet në gjumë dhe fle si qengj, pa ndërruar krah.
Nuk urren askënd, e këtë ua këshillon të gjithëve!

 

23 KOMENTE

Shume interesante dhe shume mbreslenese
Uroj ta lexoje dhe ndonje qeveritar e ti siguroje jo nje pension modest po nje shperblim mujor shume te mire per kete kete pjese te historise

pershendetje!se pari pergezime gazetarit qe ka shkruar kete artikull per kete zonje,ose me mire burrneshe do te thoja,pasi me ato qe ka kaluar ne jeten e saj e ka hak me i thane burrneshe.i uroj nga zemra ime edhe 114 vite te tjera .se dyti do t'i thoja shtetit shqiptar;mos u beni merak fare se eshte me e ndershme tia akordojne kete pension( qe juve s'iu behet vone per te)njerezit e librit Guinnes.ne shtetin tone eshte bere e udhes qe njerezit e shquar dhe njerezit e vecante te vleresohen nga te huajte.e pra kjo nuk eshte e drejte .nga qeveria jone hidhen leke vend e pa vend dhe kur vjen puna per kesi gjerash nuk kujtohet.edhe njehere urimet e mia zonjes ,gjithashtu dhe gazetarit .ju faleminderit

Edhe kete plake te vjeter nuk late pa e politizuar.
Ajo paste shendet po sa per ty qe shkruan gjynah nga zoti ta besh edhe kete plak anetare te partise se plerave qe kane mbuluar vendin ketu e 18 vjet .Gjynah se kjo plake nder gjerat qe çmon me shume eshte nderi "se marrja nuk te shkulet gjithe jeten"dhe vendi nuk ka njohur ne historine e tij nje imoralitet te tille si ky i viteve te fundit.
Pyete plaken se ajo e di me mire se sa ty.

I uroj kasaj katragjysheje edhe 50 vjet te tjera duke u ba kampjone bote ne jetegjatsi.Ti Je krenaria e Mirdites.Mirdita ne shekuj eshte simbol i shqiptarizmit mbarts i traditave ma te mira te kombit shqiptare.Besimi ne zotin eshte jetgjatsija Juaj.Ju i bani apel popullit shqiptare ktheni besimin tek zoti dhe mos urreni por jepni njeri tjetrit vetem dashuri. Urime dhe gazetarit,per artikuj te ketij lloji kemi nevoje te gjithe.

I uroj kasaj katragjysheje edhe 50 vjet te tjera duke u ba kampjone bote ne jetegjatsi.Ti Je krenaria e Mirdites.Mirdita ne shekuj eshte simbol i shqiptarizmit mbarts i traditave ma te mira te kombit shqiptare.Besimi ne zotin eshte jetgjatsija Juaj.Ju i bani apel popullit shqiptare ktheni besimin tek zoti dhe mos urreni por jepni njeri tjetrit vetem dashuri. Urime dhe gazetarit,per artikuj te ketij lloji kemi nevoje te gjithe.

I uroj kasaj katragjysheje edhe 50 vjet te tjera duke u ba kampjone bote ne jetegjatsi.Ti Je krenaria e Mirdites.Mirdita ne shekuj eshte simbol i shqiptarizmit mbarts i traditave ma te mira te kombit shqiptare.Besimi ne zotin eshte jetgjatsija Juaj.Ju i bani apel popullit shqiptare ktheni besimin tek zoti dhe mos urreni por jepni njeri tjetrit vetem dashuri. Urime dhe gazetarit,per artikuj te ketij lloji kemi nevoje te gjithe.

bushkashi , vendlindja e kesaj nene eshte fshat irrethit te matit e jo i mirdites o klluf

bushkashi eshte fshat i rrethit te matit o mirditor

Jete te gjate per kete jetime, grua, nene, gjyshe e katragjyshe, qe pa ia shtri doren askujt dhe me mendje e bindjet e saja te Zoti (po e theksoj Zoti) -autori gabon te na e shkruaj me germe te vogel inicialin- ajo nuk i eshte gjunjezuar kohes se gjate te Jetes se saj me shume historina e ndodhina ne te. Jeta e saj ka shkelur mbi 3 shekuj dhe peripecinat e saja kane kaluar me tatepjeta dhe teposhtet e veta, duke mos e mposhtur moshen e saj, edhe pse shum e ngarkuar ne vite. Shabllon i nje njeriu jo edhe aq te zakonte, dhe uroj qe jetegjatesia e saj te arrije dhe kaloje stadin e "mosha me e vjeter ne Bote" ne Ginnes.

Landi, ky eshte shembull tipik per te gjithe kriminelet dhe kriminelucet te kohes se zeze dhe te kohes se tranzicionit, qe kane lidhje ne cdo ane e drejtim me njera-tjetren. Po te mos kishim kaluar kohen e zezimit, dhe kjo femer te ishte e gjalle, nuk do te ishte ajo qe shikojme ne foto, por mbase me nje histori edhe me te kendshme ne nje jete me te mire e me te begate ashtu si edhe per cdo shqiptar tjeter. Ajo ka kaluar ne heshtje neper tere vitet e kohes se ZEZE ne menyre qe te mos i cenohej menyra e vet e te besuarit, qe shume duhet edhe ta kete deshiru qe ajo t'i ndiqte ne nje kohe te lire.

asaj nene, gjyshe. katra gjyshe, asaj zonje., atij karakteri te perkryer. qe i con kafen nusia e dialit 80 vjecare. i ngre dolline aq sa vjet eshte. te roje.,sa te doje, me ne fund nje lajm optimist, nje lajm. , qe te kenaq nje lajm qe te heq stresin.,nje verejtje per ata qe shkruajen plaka, asnje here te mos thone plaka ose do shkoj sot nga plaku qe eshte babai i vet,. tek ne sot ka hyre, ne bashkbizetim zonja zoteriu. ti perdorim , keto fjale se pa lek jane, asaj zonje te madhe ti bejne nje film dokumetar, dhe ti japin nje pesion te mire, e fundit qe dua te them i lutem redaksise te shekullit. qe shume nga ne qe shkruajme, bejme dhe propozime, si ne rastin kokret , duhet te na pergjigjet qe cu be, me ato probleme. ,e propozime qe bejme ne/ i uroj shendet kesaj nene, qe ka shkelur 3 shekuj.

kesaje nane i uroje edhe 114 te tjera

i uroj jete te gjate kesaj nene,dhe me shume deshire do te doja te flisja ne telefon nese mund te me ndihmoni me nr e saj.

GRUJA 114 VJEQARE ESHT GJYSHJA E BABIT TIM UN JAM MBESA.JEMI KRENAR QE KEMI 1 GJYSHE SI AJO AQ TE PENQUR DHE ZONJ.

Mirmbrama te gjithve.
Ju falenderojm per komentet per Nanen DILE 114 vjeçare.
Une jam stermesa e saj dhe jam shum krenare, jo vetem sot qe ka dale ne faqe te internetit por eshte me te vertete nje Zonje me shume vlera, dhe me shum sakrifica da ditur ta jetoje jeten.

Me shume nderime nga stermesat e saj
JONA E AURORA JAKU (ITALY)

FALEMINDERIT TE GJITHVE.

Oj Nena loke, dhasht Zoti qe edhe shume vjete te jetosh e lumtur dhe plot shendet, ndersat femijet, nipat dhe mbesat le te jene krenare me nje nene, gjyshe sy kjo.

O nene te perqafoj fort. Sikur ta pija nje kafe me ty. Thesarin e historive te perjetuar e di vetem ti.
Sa do te doja te tregoje sa me shume.

Gezuar dhe Shendet

AdTirana nga gjermnia

O nene te perqafoj fort. Sikur ta pija nje kafe me ty. Thesarin e historive te perjetuar e di vetem ti.
Sa do te doja te tregoje sa me shume.

Gezuar dhe Shendet

AdTirana nga gjermnia

Urime nenes nga Londra.
The good bless her and all her relatives looking after her.
Ajo tere jeten ka jetuar me djersen e saj dhe nuk ka nevoje te lypi lemoshe
tek pushtetaret tane. Jane te varfer te shkretet per te qare hallin.

kjo grua me ka frymezuar me shume se çdo liber
vetem a mund te na thote se çfare sekreti ka qe jeton kaq gjate ç'fare ha çfare pi çfare i pelqen se u bera vertet kurioze
po ndoshta perime bio qe i mbjell vete
jete te gjate i uroj

ky lajm me pelqen.i uroje kesaj sokolesh edhe 100 vjet te tjera.brravo i qofte edhe familjese se saje qe i bene hyzmet.

Faleminderit per urimet un jam stermesa e saj.Ne qofte se keni deshir te flisni me nane DIL ne telefon mud tju jap numrin e telefonit te flisni me te.
Falemiderit te gjithve nga stermesat e saj Jona e Aurora Jaku Italy.

Urime moj nene BURRNESH . Dukesh engjellore fare ,i lumte dora gazetarit qe te ka gjet moj nane apo stergjyshe. Te dua fort ,prano nji puthje nga une ;Jam larg dhe kerkoj nji urate nga goja jote . Je me e mira ne bote . O qeveritare qorra hiqjani PANGOS Parate dhe jepjani kesaj nene qe ka vuajtur gjithe jeten . Ta dish se me domino te rraf
HAHAHAHA tE PUTH NE SYCKA.

KOMENTI JUAJ

 

Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Në shtator të vitit të kaluar, rastësisht u takova me një të afërm, emigrant në Itali prej vitesh, që u...

Viktor Pango: "Duke pritur Godot"

Ditari i djalit të ish-ministrit të Kulturës, pas skandalit të një jave më parë Një ditar i shkurtër! Me pak...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj