|
|
TROPOJË- Forcat e Policisë së Tropojës kanë prerë sot fletë-arrestin për Almirilda Kokën, 21-vjeçarja nga Tropoja e cila dyshohet si bashkëpunëtore në vrasjen e taksistit. Policia ka prangosur mbrëmë tre persona duke i akuzuar për vrasjen e 38-vjeçarin, Avni Sinani.
Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë, kur dy vëllezërit vranë taksistin për motive banale. Mësohet se nusja e njërit prej të arrestuarve (Jetmirit) ka qenë shkak i konfliktit. Sipas dëshmive të para Almirilda i ka thënë të shoqit se taksisti e ka ngacmuar. Ditë më pas Jetmir e Granit Hasanpapaj, përkatësisht 23 e 17 vjeç, në bashkëpunim me Almirilda Kokën kanë vrarë dhe hedhur në lum trupin e Avni Sinanit.
Ngjarja për të cilën akuzohen këta shtetas ka ndodhur më 17 shkurt, kur ata pasi kanë marrë në Bajram Curri taksi për në Fierzë, në fshatin Tplan, afër banesës së tyre, e kanë goditur drejtuesin e taksisë, shtetasin Avni Sinani, 38 vjeç, me mjete të forta, duke i shkaktuar vdekjen.
Vrasja e taksistit arrestohen dy vellezerit
Ora: 09:00
TROPOJË - Vrasje makabër në fshatin Tpla të rrethit të Tropojës. Dy vëllezër nga fshati Tpla i Tropojës, Jetmir dhe Granit Hasanpapa kanë masakruar me mjete të forta një taksist 33-vjeçar deri në vdekje dhe më pas e kanë transportuar kufomën rreth 100 km për ta hedhur në një greminë në brigjet e liqenit të Fierzës tek ura e Drinit të Bardhë që lidh Kukësin me Krumën. Ndërsa automjetit të tij i është vënë zjarri për të humbur sa më shumë gjurmët. Vrasja ka ndodhur mesditën e 17 shkurtit, rreth orës 12:00, ndërkohë që viktima është denoncuar si i zhdukur rreth 36 orë më vonë. Forcat e policisë speciale në bashkëpunim me forcat e komisariatit të policisë Tropojë kanë arrestuar vëllezërit Jetmir e Granit Hashanpapa, si dhe bashkëshorten e Jetmirit, Almeridën. Prangosja e bashkëshortëve është bërë në një pyll në fshatin Zogaj teksa tentonin të arratiseshin për në Kosovë, ndërkohë që bashkëpunëtori tjetër në krim, Granit Hasanpapa, është arrestuar në Qafë-Prush. Kufoma e masakruar e Avni Sinanit është gjetur pasditen e së enjtes. Ndërkohë është gjetur edhe automjeti i viktimës me të cilin autorët kanë realizuar krimin, i cili ishte i djegur plotësisht.
Ngjarja
Viktima Avni Sinani, babai i tre fëmijëve punonte si taksist në linja të brendshme të rrethit të Tropojës. Një ditë autori i krimit Jetmir Hasapapa ka qenë duke kaluar pranë stacionit të taksive bashkë me gruan e tij, Almerida Hasanpapa. "E sheh këtë personin? Ky ma ka bërë me shenjë" mësohet t'i ketë thënë Almerida të shoqit për Avniun. Atë moment, Jetmiri ka vendosur të vërë në vend nderin e nëpërkëmbur të së shoqes. Jetmir Hasanpapa, bashkë me vëllanë e tij Granitin kanë shkuar pranë stacionit të taksive ku i kanë kërkuar Avni Sinanit që t'i çonte nga Bajram Curri për në fshatin e tyre Tpla. Viktima bashkë me ta është nisur në drejtim të fshatit. Kur kanë mbërritur në qendër, Jetmir Hasanpapa i ka kërkuar që taksisti t'i çonte në një vend sipër fshatit Tpla, ku ai kishte një minierë kromi që e shfrytëzonte privatisht. Para se të shkonte në drejtim të minierës së kromit, Jetmiri i ka thënë taksistit Avni Sinani që do të merrte me vete edhe bashkëshorten e tij Almeridën. Ndërkohë që në shtëpi Jetmir Hasanpapa ka marrë edhe mjetin që do të realizonte krimin që ka qenë një bisht druri që përdoret për kazma. Dy vëllezërit, bashkëshortja e Jetmirit Almerida dhe viktima Avni Sinani janë nisur. Sapo kanë arritur pranë minierës, Jetmir Hasanpapa ka filluar t'i kërkojë llogari Sinanit për "shenjën" që i kishte bërë bashkëshortes. Ndërkohë që Avni Sinani e ka mohuar kategorikisht. Atëherë ka ndërhyrë bashkëshortja e tij, e cila i ka thënë Avniut: "Po, ma ke bërë me shenjë". Në këtë moment Graniti e ka kapur për krahu viktimën duke i kërkuar llogari, ndërsa Jetmiri e ka goditur disa herë me bishtin e kazmës, ku pas një rënkimi Avni Sinani ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Pas kryerjes së krimit, autori bashkë me bashkëshorten dhe vëllai i tij e kanë futur kufomën në bagazhin e makinës dhe janë nisur me shpejtësi drejt rrugës Bajram-Curri - Krumë - Kukës. Pasi kanë udhëtuar rreth 100 kilometër deri tek Ura e Drinit të Bardhë në hyrje të Kukësit, autorët e kësaj vrasjeje e kanë hedhur kufomën në një greminë me qëllim për të përfunduar në liqen. Por kufoma nuk ka përfunduar në ujë, po ka mbetur mes shkurresh për t'u gjetur sërish.
Arrestimi
Telefonata e viktimës me kushëririn çoi në zbulimin e vrasjes. Një telefonatë që ka bërë viktima me kushëririn e tij nxënës në gjimnazin e Bajram Currit, si dhe dëshmitarë të shoferëve të furgonëve të linjës Tpla-Bajram Curri ka çuar në zbulimin e kësaj ngjarjeje dhe në arrestimin e autorëve. Kushëriri i viktimës vetëm pak çaste para vrasjes ka biseduar në telefon me Avni Sinanin, i cili i ka thënë se ishte në fshatin Tpla për të çuar dy pasagjerë në këtë fshat. "Zbulimi i kësaj vrasjeje ishte i vështirë, pasi familjarët denoncuan me shumë vonesë për zhdukjen e të afërmit të tyre", thotë shefi i komisariatit Hasan Hasanaj. Sipas tij, me marrjen e denoncimit janë mobilizuar të gjitha forcat e këtij komisariati për zbulimin e kësaj ngjarjeje. Pas marrjes së dëshmive, dyshimet kanë çuar tek vëllezërit Hasanpapa. "Ka shkuar në Krumë tek vjehrri bashkë me bashkëshorten, - ishte përgjigja e Granitit për policët lidhur me vëllanë. Por, çifti Hasanpapa ishte parë në një pyll në fshatin Zogaj. Menjëherë në drejtim të fshatit Zogaj janë nisur forca të shumta të policisë, ku kanë kryer arrestimin në flagrancë të bashkëshortëve, ndërkohë që më pas është arrestuar edhe 18-vjeçari Granit Hasanpapa, i cili ka rrëfyer në polici fije për pe krimin. Bëhet e ditur se Jetmir Hasanpapa ka qenë në burg për trafik automjetesh dhe dezertim nga ushtria. Viktima është dërguar në morgun e spitalit të Kukësit.
ITALI- Një 17-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë në banesën e saj në Itali, ku kishte më pak se një...
TIRANË- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Rregullorja e Kuvendit ndryshojnë përsëri. Por ndryshimi kësaj here nuk ka të bëjë...
Lajmet 11 mars - Ora 16 -
data/11-03-2009
Lajmet 11 mars - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 11 mars - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
me vjen keq per viktimen po ajo gruja e kti qe e ka myt paska ken nji qe nuk ka me ba hejr kurr me marr ne qaf nji prind baben e tre fmive
Krim makaber,denim maksimal per te tre kriminelet.Simbol i femres se uletajo nusja.Vec denimit nga drejtesia ku mir dot ishte denim me vdekje per 3 kriminelet,mir bane fshati Tpla mei perzan(Lecite) pergjithmon familjen e atyre vellezerve nuk meritojn te jetojn ne Tropoj njerez si ata,duhen te largohen nga kjo bote,dhe ferri a vendi i tyre.
Gruaja e ka fajin ne qofte se vetem ja ka bere me shenje.
Po ne qoftese ai e ka gric me shume dhe vazhdonte ta ngacmonte atehre ketu ndryshon puna.Por nji grua e mire di te sillet dhe ti largoje ata qe e trazojne.
edhe rahmetlis ju paska krujt, po edhe kjo gruja paska qen nji idjote
... e kta djemt budallenj,gjynaf per viktimen,
qe per nji si kjo, paska ikur per lesh,
turp per te gjith, jau paskan marre ftyren vendit te tyre
me vejen keq qe kjo femer si kjo e ka marre me qafe ate babe te tre femijeve . me siguri ajo me kete veprim ka dashur te tregohej e ndershme ne sy te burrit te saj por ai i gjori ka rene viktime e saj .
ordinere .
ngushellime familjes se viktimes dhe femijeve te tij qe do te rritem pa ngrohtesine e babait te tyre te dashur
Une si shqiptar e kuptoj kulturen shqiptare qe per nder akoma te vrasin por nuk kuptoj qe pse kjo grau qe vetem per shenje qe shenja nuk eshte as cnderim as prekje me force por shenje duhet te shkonte dhe ti tregonte Burrit,kur ajo si shum femna te tjera ta ignjoronte ate shenje dhe te shikonte punen ,ose ta konfrontonte vet ate taksistin qe si grua e martuar nuk kishte dale per te bere dashni me te tjere,Ska shum randesi nuk vritet personi per shenje,
mjerim.
Kjo gruja paska pas planqe te shtin burrin ne burge dhe te jetë e lirë.Si ore me e myt njeriun nese ja ka ber gruas me shejë.Po njerz jemi.Rruges i pershendetim.Cfar te keqe ka pas kjo pune.Nje denim me vdekje duhet te ju japet ketyre kriminelave .
Ngushllime familjes te viketimes.
Mos te zente sherri i femres.
Me sa duket kjo femra ka dashur qe te eleminoj dhe burrin e saj, qe te jete e lire prej tij.
Pra vereni, ajo u be shkaktare qe te humbe jeten nje njeri, por dhe qe te denohen burri dhe kunati i tij.
Burra kujdes nga gra te tilla. Nje fjale e urte thote se gruaja e fut drecin ne shishe.
me vjen keq per kete ngjareje qe ka ndodh.un e kam njohur ket person dhe ate dit e kam pa dhe kam fol me te,ishte njeri shum i mir dhe ajo gruja paska qene nje rrot qe i ka fut ne sherr.
po tashi te rrin ne burg dhe me gjak ne shpi
Ajo me te vertet paska qene ordinere.
ishalla gjykata i denon perjetsisht me burg te 3 ata,se i moren nje prindi qe punonte per femijet e tij.
Ngushellime familjes.
Fshati TPLA!!??, me ka bere me "shenje",
cjan gjithe keto more..po koha qenka ngrire ne ato ane te Shqiperise.
urime per policine.
se marr vesh llogjiken e ketyre.
po si ore vritet burri i botes se beri nje "shenje"?........nese e ka bere.
se te ishte grua e mire kjo skishte nevoj te fuste burrin ne mes por e vinte tjetrin ne vendin e vet( nese e ka ngacmuar taksixhisti gjasme)
lumadhi ky qe iku thoj kjo tregon edhe njeher se sa kohe duam neve shqipetaret qe te "clirohemi" nga keto idiotsira qe kushtojn jet njerzish.dhe kushedi sa te tjer do ikin si ky.
le te rrij bucja ne burg tani,bashk me ata kafshet e tjer,e te kuprojn nje njeriu nuk eshte miz qe ta shkelesh se te tha truri tyja.
Per ngjarjen e ndodhur me vjen shume keq:
Ne rradhe te par ngushllime dhe maturi te dy paleve dhe Zoti jua mundesoft ma te miren e mund'shme femive te pa fajshem.
Per sa i perket rastit mendimi im esht i lekundur nga qe mendoj une:
1)Ne rast se viktima do kishte sa do pak njohuri per kete problem do e gjente mundesin per tju sh'mangur sa do pak rastit.
2)Ndoshta dhunuesit kane menduar qe ta rrahin por nje goditje pa u kujdesur mund te kete qene fatale.
3)Besim tek organet e drejtesis dhe -KANUNI- pas Ligjit ne rast se "abuzohet" me ligjen.Ju uroj mir-kuptim.
ajo femer duhet te denohet me vdekje ska ruge tjeter denim maksimal per injoronte te till qe marim jeten e tjetrit sikur te jete loder ka lene femije jetim ka shkateruar jeten e nje familje te tere
auuuuaaaaaa?
c'far turpesh.
mos te bej gaf njeri dhe u tregon keto historira ndonje te huaji se na nxiu faqen.
po ky s'paska qene burr po paska qene kafsh, kur i thoshte gruaja qe ky ma beri me shenje pse sja fuste gruas me ate bishtin e kazmes po godiste ate mavriun. ky nuk eshte rast "kanuni" por kafsherie.
gjynah, ngushellime familjes dhe femijve te tij.
sherrshej la fam prandaj ruajuni femres
nese kjo eshte e vertete se kesaj gruas i qenka cenu morali me nje shikim,dhe burrin e saj e ka shtyre ne vrasje,ky atehere eshte nje problem shum i madh per shoqerin ton per te cilen enderrojme te futemi ne evrop.shoqeria media shoqatat,shteti,e kushdo qe ka nje gje ne dore,duhet te punoje ne kete drejtim,drejtesia duhet te jete shum e ashper,ku te mos hezitoje por te jape nje denim maksimal.nese ne tropoj ka shum elemente te tille te kasaj natyre,duhet ti beje nje zgjidhje bashkefshatari i tyre i cili ka me shum gje ne dor se cdo kush tjeteter,sali berisha.ku deri tani po i shfaq edhe ai,si gerdecin ku nuk mbron viktimat por mron ministrat.
Me vjen keq per taxsixtin,past ramet.Zoti e Robi jau dhasht denimin ma te rande atyre 3 krimineleve,po mir do te ishte denimi me vdekje per te 3.Po diku lexova se viktimes i kan demtuar organet gjenitale nese a e vertet familja Hasanpapa i ka borxh 3 gjaqe Sinaneve,ku jan Krasniqja mei zhduke ate far te keqe te Zekve te Tplanit.Ok nderi i tyre ku a sonte,kan mei shkerdhye ne burgje 2 vellezerit dhe at horen vujtjet kan me shoqerue tan jeten se e meriton.Ju luteme Drejtesia Shqipetare ju Lutem denoj ne menyren ma te rand ata killer te shperftyruar mesjetare,nuk meritojne kurre lirine..
Si ka mundesi qe te vritet njeriu ashtu?
si ka mundesi qe te vritet kryetari i familjes qe punonte per femijet e tij.
ata duhet te denohen me masen me te rende ,por dhe me shume duhet te denohet gruaja qe per nje fjale te sajen rane viktime the tre te tjeret.dhe nese familja e tij do ja marrin gjakun,birit,vellait ose babit duhet te dalin te pafajshm sepse ishte me te veretet humbje e jetes se nje te pafajshmi.
sipas mendimit tim kto 3 veta duhen burgosur per jet ,kjo esht injoranc
Kurre nuke duhet te vrite askushe per femer edhe nese e ka ngacmu fizikish e lere mo qe ase nuke e ka prek .
Ligji dhe policija jane mjeti i vetem i zgjidhje se problemeve ne shoqeri .Nuke jemi ne kohen e gurit me marre drejtsin ne doren tone .Me vjen keqe per kete shoferin ndersa ktyre qe e kane bo kete krim ju uroje BURG TE PERJETSHEM
Me vjen shume keq qe ne kete kohe te shekullit 21 ende ndodhin keso tragjedi te populli shqiptare,ndodhina te cilat na qojne shume shekuj permbrapa.Me vjen cudi per ate zonje qe per nje shenje me e qit burrin ne bela me qene shkaktare e nje viktime te pa fajshme sipas mendimit tim.Po ashtu me vjen cudi edhe per burrin e saje qe nuk ka kuptuar qellimin e grues se tij e cila e ka qit ne mat-pozicin me vra baban e tre femijve per asgje.Me kuj tohet nje tregim i shurter i babes tim i cili tregonte:"Nje kumare ishte dashuru ne ndrikulen e vet dhe nje dite e gjet rastin me ju paraqit ndrikulles >Ndrikull me duhet me u korit dishka maty.Ndrikulla e kuptoj qellimin e kumares dhe ju pergjegj:Jo,nuk te len ndrikulla me u korit.Kumara e pa se nuk ka buke te ndrikulla i mbathi opingat e bishtin nder kembe e iku ne shtepi.Sipas meje gabimin kryesor e ka ajo zonja qe ka gjet budallen me ba krimin,prandaj edhe denimi kryesor i takon asaje jo me pushkatim,por me burg te perjetshem.Po e shkraj edhe nje thanje popullore:Ai qe martohet me gru ENGJULL,do te shkoj ne ferr(xhehnem).
Me vjen shume keq qe ne kete kohe te shekullit 21 ende ndodhin keso tragjedi te populli shqiptare,ndodhina te cilat na qojne shume shekuj permbrapa.Me vjen cudi per ate zonje qe per nje shenje me e qit burrin ne bela me qene shkaktare e nje viktime te pa fajshme sipas mendimit tim.Po ashtu me vjen cudi edhe per burrin e saje qe nuk ka kuptuar qellimin e grues se tij e cila e ka qit ne mat-pozicin me vra baban e tre femijve per asgje.Me kuj tohet nje tregim i shurter i babes tim i cili tregonte:"Nje kumare ishte dashuru ne ndrikulen e vet dhe nje dite e gjet rastin me ju paraqit ndrikulles >Ndrikull me duhet me u korit dishka maty.Ndrikulla e kuptoj qellimin e kumares dhe ju pergjegj:Jo,nuk te len ndrikulla me u korit.Kumara e pa se nuk ka buke te ndrikulla i mbathi opingat e bishtin nder kembe e iku ne shtepi.Sipas meje gabimin kryesor e ka ajo zonja qe ka gjet budallen me ba krimin,prandaj edhe denimi kryesor i takon asaje jo me pushkatim,por me burg te perjetshem.Po e shkruaj edhe nje thanje popullore:Ai qe marohet me gruan ENGJULL do te shkoj ne ferr(xhehnem).
Me vjen shume keq qe ne kete kohe te shekullit 21 ende ndodhin keso tragjedi te populli shqiptare,ndodhina te cilat na qojne shume shekuj permbrapa.Me vjen cudi per ate zonje qe per nje shenje me e qit burrin ne bela me qene shkaktare e nje viktime te pa fajshme sipas mendimit tim.Po ashtu me vjen cudi edhe per burrin e saje qe nuk ka kuptuar qellimin e grues se tij e cila e ka qit ne mat-pozicin me vra baban e tre femijve per asgje.Me kuj tohet nje tregim i shurter i babes tim i cili tregonte:"Nje kumare ishte dashuru ne ndrikulen e vet dhe nje dite e gjet rastin me ju paraqit ndrikulles >Ndrikull me duhet me u korit dishka maty.Ndrikulla e kuptoj qellimin e kumares dhe ju pergjegj:Jo,nuk te len ndrikulla me u korit.Kumara e pa se nuk ka buke te ndrikulla i mbathi opingat e bishtin nder kembe e iku ne shtepi.Sipas meje gabimin kryesor e ka ajo zonja qe ka gjet budallen me ba krimin,prandaj edhe denimi kryesor i takon asaje jo me pushkatim,por me burg te perjetshem.Po e shkruaj edhe nje thanje popullore:Ai qe marohet me gruan ENGJULL do te shkoj ne ferr(xhehnem).
Keta vrases te ndyre, qe vrasin pas shpine ate qe u sherben per buken e femijeve duhet te varen nga gjuha. Edhe kanuni mesjetar i Lek Dukagjinit e kishte parashikuar, qe i dyshuari per lidhje jashte martesore vritet "vetem kur gjendet me gruan brenda shtepise dhe qe te dy te zhveshur." Dhe jo per nje shenje, dhe nese kjo eshte e vertete. Cjane keto instinkte kafsherore qe shfaqen here pas here!?
Kjo eshte nje vrasje makabre, dhe tamam vrasje prej shpellaresh qe hane mish njeriu. Per me shume ata kanibale mesjetare e kane masakruar kufomen e viktimes. Sipas kanunit te siper permendur ata i kane borxh fisit se viktimes dy gjaqe: te paren per vrasjen dhe te dyten per masakrimin kufomes se viktimes. Pasi, te vrarin duhet ta kthesh me fytyre lart dhe ta mbulosh me nje shami qe te mos i demtohet fytyra. Nderkohe qe kanibalet e hedhin ate nga lartesia drejt Liqenit.
Per me shume, eshte i turpshem titulli i disa gazetave qe flasin per nder, per cfare nderi vritet njeriu si ne kohen prehistorike me kazme pas koke kur ai po te sherben ty? E perseris qe keta shpellare nga nje fshat i thelle malor duhet te behen shembull i drejtesise shqiptare. Vetem keshtu mund te mbyllet vazhdimesia e nje seriali makaber ngjarjesh midis fshatrave kufitare Gri dhe Tpla qe kane te perbashketa shume livadhe dhe kullota.
Gjej rastin ta pershendes policine, drejtorin M. Furriku dhe shefin Hasanaj per profesionalizmin e treguar dhe shpresoj qe edhe drejtesia te ndjeke te njejtin perkushtim profesional.
Ngushellime familjes se viktimes, babait te tij 87 vjecar dhe femijeve te tij te mbetur jetime.
Keta vrases te ndyre, qe vrasin pas shpine ate qe u sherben per buken e femijeve duhet te varen nga gjuha. Edhe kanuni mesjetar i Lek Dukagjinit e kishte parashikuar, qe i dyshuari per lidhje jashte martesore vritet "vetem kur gjendet me gruan brenda shtepise dhe qe te dy te zhveshur." Dhe jo per nje shenje, dhe nese kjo eshte e vertete. Cjane keto instinkte kafsherore qe shfaqen here pas here!?
Kjo eshte nje vrasje makabre, dhe tamam vrasje prej shpellaresh qe hane mish njeriu. Per me shume ata kanibale mesjetare e kane masakruar kufomen e viktimes. Sipas kanunit te siper permendur ata i kane borxh fisit se viktimes dy gjaqe: te paren per vrasjen dhe te dyten per masakrimin kufomes se viktimes. Pasi, te vrarin duhet ta kthesh me fytyre lart dhe ta mbulosh me nje shami qe te mos i demtohet fytyra. Nderkohe qe kanibalet e hedhin ate nga lartesia drejt Liqenit.
Per me shume, eshte i turpshem titulli i disa gazetave qe flasin per nder, per cfare nderi vritet njeriu si ne kohen prehistorike me kazme pas koke kur ai po te sherben ty? E perseris qe keta shpellare nga nje fshat i thelle malor duhet te behen shembull i drejtesise shqiptare. Vetem keshtu mund te mbyllet vazhdimesia e nje seriali makaber ngjarjesh midis fshatrave kufitare Gri dhe Tpla qe kane te perbashketa shume livadhe dhe kullota.
Gjej rastin ta pershendes policine, drejtorin M. Furriku dhe shefin Hasanaj per profesionalizmin e treguar dhe shpresoj qe edhe drejtesia te ndjeke te njejtin perkushtim profesional.
Ngushellime familjes se viktimes, babait te tij 87 vjecar dhe femijeve te tij te mbetur jetime.
a e kuptoni sa mbrapa botes jemi si qenje njerezore? Jo po duam edhe integrim ne Europe ne .Me mire te kerkojme te integrohemi ne xhungel.Njerez kriminela qe bashkejetojne me te tjere njerez ne kete bote
nuk ka se si shpjegohet ndryshe ky rast i paprecedent. Fatkeqsi e viktimes per nje te shkelur te syrit dhe per femijet qe mbeten jetim. More, a kane qene ne terezi ato 2 vellezer, qe per grua e kunate t'i marrin jeten atij tjetrit? Ato edhe sikur te semure psiqik te kishin qene edhe nuk do kishte paramendu njeri per kryerje aktesh te tilla te shemtuara. Ka dhe ndodhin krime nga me te ndryshmet, edhe me te renda se keto, por qe te ndodhin nje gje e tille per asgja?! Veshtire ta kuptosh justifikimin qe ato kane gjete per nje te luajtur syrit t'i merret jeta kot me se koti. As nuk mund te quhet per motive te dobeta, as nuk mund t'i gjindet ligja per te zbatuar per denimin e ketij lloji. Ne baze te ligjit (?!), per motive (me luajti syrin), u denuan me (?!) vjet heqje lirie...
A thu e kena per natyre ne shqiptaret te bejme gjera te tilla per motive pa motive??? -S'e besoj. Nejse tash t'ja ruajne "nderen" gruas dhe kunates ne burg, e mos te dalin ndonje polic t'ja shkelin me sy perseri.
opo kjo qenka prapa bote.kjo femra qenka tamam e leshte nga mendja qe i paska cuar njerzit e saj deri ne kete veprim makaber.po ka shtet keta duhet ti vari prej gjuhe qe te vene mendje femrat e tjera qe te vene ne sherr per gjene me te vogel.eshte turp qe jetojen kot keta lloj njerzish ne shekullin e 21.
Si krim patjeter qe eshte ABSOLUTISHT i denueshem, por ama ne familje me karakter dhe moral te lart eshte me normalja, pavaresisht se sot ne disa familje shqiptare ky krim makaber le ta quajme gjykohet si faj i rende nga i atij qe e kryen, ndersa shkaktari gati te behet Hero!!?? Jo! Se pari eshte shume shpejt te flasim sepse aktualisht dime njofim arrestimin dhe disa thenie gazetareske por deponimet e tyre do te tregojne se si ka qene problemi, por e perseris se ngacmimet e ndersjellta ne kohen e sotme ne Shqiperi kane kaluar dhe Planetin Mars, qe shqip do te thote "u be deti kos" dhe o burra! Kush do qe shkruan se pari duhet ta nise nga familja e vet, pra ta gjykoj me qetesi dhe te vihet ne poziten e asaj familje-je dhe jo te shprehet si dikush se nje grua e rregullt dhe korrekte di ta largoj vet ate qe e shqeteson ....dhe ke shqiptarin tipik taksist apo ndonje "tjeter" qe nuk ka zot ta shkuli kur e ze "semundja" ose sic quhet ne gjuhen "mjekesore" Terbimi! Ju keshilloj si bashkeatdhetare te gjitheve Ju qe shkruani te jeni pak me te kujdesshem sepse demokraci nuk do te thote qe ti cenosh familjen tjetrit, sepse pastaj "hakmarrja" nuk njeh kufi apo kontinent dhe shtet! Te tilla hakmarrje gjen dhe ne vendet me demokratike dhe me te civilizuara sot ne bote! Cdo kush qe hedh nje do te hedhi nje hap te tille duhet te pyesi me perpara "bythen" e vet se ku mund ta coje nje situate e metejshme! Ju Faleminderit!
Ngushllime familjes qe kane humbur njeriun e dashur
Gjunaf per femijet e tij si do rriten jetim dhe sa shumr veshtersi do kene ne rritjen tyre kur babai i tyre duke punuar per nje cop buke i kane marre jeten per shkak te nje nje qelbesire .Kjo femra bashke me te dy do varur.Dhe familjet e te dy palve nuk duhet tju shkeli njeri deren
Pika te rente megjithe kanun
Vetem karrigia elektrike n'a mbaron pune..............
kjo ngjarje eshte nje ngjarje mjafte e shemtuar .
Kjo ngjarje eshte per shkek te budallekut te asaj gruas,por edhe meshkujt duhet te sqaronin me mire gjerat.
Zgjidhja eshte shume e gabuar.
duhej te punohej me me gjakftoftesi.
jeta i merret njeriut kur me te vertet meriton,ate je merr vetem zoti .
ngushellimi familjes se viktimes.
kjo ngjarje eshte nje ngjarje mjafte e shemtuar .
Kjo ngjarje eshte per shkek te budallekut te asaj gruas,por edhe meshkujt duhet te sqaronin me mire gjerat.
Zgjidhja eshte shume e gabuar.
duhej te punohej me me gjakftoftesi.
jeta i merret njeriut kur me te vertet meriton,ate je merr vetem zoti .
ngushellimi familjes se viktimes.
ngushellimi familjes sinani
krim i madh.Po cfare jane ato fjale ju ka krujt apo nuk ju ka krujt rahmetelise?eshte vrare nje njeri e per cfare per `nje shenje syri` keto krime jane c`njerzore.
Ngjarja n'Tropoje eshte e turpshme, Por turpi i takon gruas t'pa ndershme edhe burrit me mend femije. Une jam me origjin Labe por kam menduar qe ne Tropoje ka burra dhe te mencur por qe ka kafsh te tilla si keta dy djemte me ra viktim e nje fakirje, aty mund te ket qene vetem nje kuptim i gabueshem dhe uroj qe mos te ken ngelur kafsh te tjera si keta. Ishalla marrin denimin qe u takon ne baze te ligjit jo te korruptuar.
ngushellime familjes sinani nga une dhe vellai im e kishim shok te mire
me vjen keq nga ai taksisti se ka len ne rrug te madhe femit dhe te shoqen por nese e ka nguc ate femren duhet ta shuj ajo zjarrin
te jesh tropojan esht gja e madhe por keta idjota e paskan turperue malsin kushi thot vetes malesor te marrin shembull per keq ne ket pabesi si vritet robi afer shpis tane te shpresojm te drejtesia qe i mbajn ne burg tan jeten ata plehra e at dhelper dinake qie nuk i paskan dal planet sic ika menduar po do ta kuptojne per vite te tera ne qeli
Kjo histori qe sa po lezova te tham te drejten edhte turp se edhe un malsor jam vet,edhe ne jeten e perditshe ne rrug ka gjithfar lloj njeri te mir edhe te keq,te edukum edhe te pa edukum,po gruja qe edhte gru edhe e di qa asht neri edhe ftyra,jo qe nuk e fut ne sherr burrin per ni gja krejt kote por me than te drejten as nuk duhet me i tregu ose me ihap kto muhabete.po un me sa llogjik qe kam ajo paska pas ferkime me burrin per qeshtje neri edhe me vertetu burrin qe un jam e nershme ka vepru ne at menyr,,,,vetem ni gja asht e qart ne se un ngacmoj grun e dikuj edhe du me shti ne dor si ka munsi te shkoj taksi me at gru edhe me burr te saj kjo pun asht e perpilume prej ksaj te ashtequajtur gruuuuu po ne te vertet asht djalli vet ..SHPREHI NGUSHLLIMET E MIJA MA TE SINQERTA PER FAMILJEN E VIKTIMES EDHE ATYNE FMIVE QE NGELEN JETIMA PER KET BUSHTER ZOTI JU DHAFT SHNET E LUMTURIIIIIII.ME NERIME EDHE RESPEKT PER MALSIN TEME,KOLA-I-BJESHKEVE LONDER