Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Operatori i 4 celular, në garë 3 kompani

Shekulli Online | 20/02/2009 | Lajm i fundit | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Janë paraqitur sot ofertat për licencen e operatorit të 4 celular në vend. Me hyrjen e këtij operatori pritet të ulen çmimet e bisedave telefonike.

Tre kompani kanë bërë ofertë për të punuar si kompani telefonike e lëvizshme në Shqipëri. Kështu në garë janë 'Univers PG', kompani shqiptare me partnere kompaninë afrikane 'Telmar', e cila ofroi 5 milion euro, ndërsa kompania e dyte ishte Post Telekomunikacioni i Kosovës me partnere 'ACI' që ofroi 7.2 milion euro dhe kompania e tretë është suedezja 'Tele 2' e cila nuk bëri ofertë por thjesht paraqiti planin e biznesit të saj.

Komisioni i shqyrtimit te ofertave ka bere vetëm leximin e dokumentacionit, ndërsa pritet që të hënën të shpallë edhe kompaninë që do të vazhdojnë garën.

Vendimi për fituesin do të merret pas shqyrtimit të ofertave përkatëse. Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar bëri të ditur se kompania fituese e tenderit për të qene operatori i katërt celular në vend duhet te jete një kompani me eksperience te gjate ne fushën e telekomunikacionit, duhet te ofroje çmime më të lira se operatorët që janë aktualisht në treg, parametra të larta të shpejtësisë së rrjetit dhe mbulim gjeografik të gjere.

Është premtuar nga qeveria shqiptare se operatori i 4 celular do të hyjë brenda vitit 2009-të.


Redaktoi: R.Dedaj
 

2 KOMENTE

mendoj qe PTK-ja duhet ta fitoi kete tender. Pse?

Se eshte ma mire per Kosoven. Edhe ne kete menyre Kosova kishte me e ba prefiksin e saj ne telefonine mobile. Ma mire me e pase prefiksin ne Shqiperi se Monako.

Nje udhe dy pune!

I deshiroj PTK-se ta fitoi kete tender.

Mbase fiton ajo suedezja se ata jane nga vende me sociale ne bote e dine cdo te thote shpenzim per telefon
U grime fare nga keta gjakpires

KOMENTI JUAJ

 

Itali, 17-vjeçarja shqiptare gjendet e vrarë në banesë

ITALI- Një 17-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë në banesën e saj në Itali, ku kishte më pak se një...

Qeveria "vesh" Kushtetutën me ngjyrën blu

TIRANË- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Rregullorja e Kuvendit ndryshojnë përsëri. Por ndryshimi kësaj here nuk ka të bëjë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj