Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Policia Bashkiake gjobit makinat e deputetëve

F.Braushi | 28/02/2009 | Politike | Video | komentet 24 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Forcat e Policisë Bashkiake nisën dje aksionin për të bllokuar të gjitha makinat e deputetëve. Ndërhyn Garda


TIRANË- Garda e Republikës shpëton makinat e deputetëve të parkuara mbi trotuarin përballë zyrave të kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, nga gjobat e Policisë Bashkiake. Pas një "debati" mes punonjësve të Gardës, të cilët merren me sigurimin rendit në ambientet e kryesisë dhe në vilën kryeministrore që gjendet përballë saj dhe atyre të policisë bashkiake, këta të fundit kanë lëshuar pe duke i falur edhe kësaj here të zgjedhurit e popullit që prej kohësh e kanë kthyer këtë trotuar në vend-parkimi për makinat e tyre.


Parkimi
Parlamentarët tanë duke përfituar nga imuniteti dhe pozita e tyre e privilegjuar që u siguron statusi i deputetit, shpesh herë janë kthyer në problem për institucionet publike për moszbatim të ligjeve që ata vet i kanë miratuar në Kuvend. Një problem permanent mbetet dhe parkimi në kundërvajtje i makinave prej tyre, duke zënë shpesh jo vetëm rrugët, por edhe trotuaret. Por më problematike bëhet situata në dy rrugët dhe trotuaret pranë zyrave të kryesisë dhe sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku për shkak të fluksit të madh të lëvizjeve shpesh herë këto segmente bëhen të pakalueshme jo vetëm për makinat por edhe për këmbësorët. E përballur thuajse çdo ditë me këtë problem, Bashkisë së Tiranës i ka sosur durimi dhe në respekt të ligjit ka vendosur të ndërhyjë për të zhbllokuar të parin trotuarin dhe rrugën midis kryesisë dhe vilës kryeministrore që gjendet në lagjen e ish- Bllokut.


Aksioni
Për realizimin e këtij misioni forcat e Policisë Bashkiake kanë nisur dje aksionin për të bllokuar të gjitha makinat e deputetëve të parkuara mbi trotuar apo edhe dyshe në këtë rrugë, duke vështirësuar si kalimin e këmbësorëve ashtu edhe të makinave të qytetarëve. Punonjësit e Policisë Bashkiake kanë nisur fillimisht të vendosin bllokuesit gomave të makinave të parkuara në kundërvajtje, por nuk kanë mundur ta kryejnë deri në fund detyrën e tyre (Për heqjen e një bllokuesi të vënë nga Policia Bashkiake, kundërvajtësi duhet të paguajë një gjobë prej 3 mijë lekësh të reja). Kjo pasi menjëherë sapo kanë nisur montimin e bllokuesve nëpër rrota janë pikasur nga Garda e Republikës që bënë roje në dy ndërtesat aty pranë, e cila ka ndërhyrë duke kërkuar mirëkuptimin e Policisë Bashkiake për ti toleruar edhe kësaj here, duke dalë garant njëkohësisht se do të lajmëronte shoferët e deputetëve që të hiqnin menjëherë makinat. Ky duket se kanë qenë një pakt, që për shkak se bëhej fjalë për makina deputetësh, është pranuar nga policët bashkiakë, të cilët kanë çmontuar përsëri bllokuesit e vene. Por ata nuk janë mjaftuar me kaq, pasi janë kthyer përsëri pas dy orësh, por duke gjetur kësaj here vetëm një makinë në kundërvajtje, e cila meqenëse ishte e re nuk u arrit deri në mesditë të evidentohej nga punonjësit e gardës se e kujt deputeti i përkiste.

 

24 KOMENTE

une jam i mendimit qe policia bashkiake
te mos u leshoj pe por te respektoj ligjin edhe me keta zoterinj apo kane probleme ekonomike dhe se paguajne dot
gjoben

neve po i durojme duke na vjedhur e rjepur ne shpine gjate gjith kesaj kohe e jo se nzene trotuaret me makine i shalla su shkon ndermend e ndertojne ndoj gje ne ato trotuare qe kane mbetur bosh se per makina po ua bejme hallall.

Jane keto te rejat nga repubilika e rrumpalles?

Ne qytetarve te thjeshte sna ka toleruar ndonjhere policia bashkiake apo dhe ajo e qarkullimit.......ata pse duhet ti tolerojne???????????boll tolerime kane ata (zoterinj)ne te tjera gjera shume me te rendesishme... te pakten te na lene nje pllembe vend te kalojme neper trotuare..

Shtet zuzaresh dhe matrapazesh qe bejne me vendin si te duan. Cfare mund te presesh nga keta idiota kur nuk kane as edukate e as kulture qytetare?

Kaloj rruges para salles ku mblidhen kokat e kombit e miratojne ligje dhe me dhimbje i them me fal fuoristrades pare mbi trotuar,nuk i thashe te dytes ,te tretes,kaloj mes tyre une qindra te tjere
si une i pershendesim keto qenie te hekurta pa llogjike dhe ZOTTET E TYRE TE MAJTE E TE DJATHTE{nqs ka ndonje ne salle}cirren per berjen e ligjit e ulerijne per zbatimin e tij.Nuk e di mbase eshte ndonje standart per te hyre ne europe e ne poulli nuk e dime,na e thoni o "te mencur" qe te brohrasim SE JENI JU PA JEMI NE.

Fajin e ka ky popull qe i mban ne krye ata zuzare por mire ti behet se sic thote dhe vete populli 'Keshtu i do mushka drute'

Po mire o polica pse nuk i vini gjoba ketyre deputeteve qe skane probleme ekonomike , edhe emigrantet kur vijne jane gjahu i preferuar i policeve,le qe ju keni te drejte emigranti nje cope refugjati eshte kurse ai qe eshte deputet ka imunitet, po njerezit jane te barabart para ligjit, edhe rregullat respektohen nga te gjithe ne teori se ne praktike spo veme re te ndodhi

rroft EDI RAMA

deputetet jane ajka e ketiji kombi,ne asnje menyre gjoba,ato kane pak halle dhe tu shtohen dhe gjobat pastaj krise gallata zihen njeri me tjetrin e ska bire nane qe i ndane,megjithese duhet nganjehere te zihen se kane shume energy dhe e vetmja menyre per te mbajt djete ashte zanja me grushta e shkelma.e kam fjalen per ato larte se poshte populli poshte qesh e qesh derisa plas se qeshuri.rrofshin futbollistat tane,harrova deputetet tane.

Kapini Per zhelesh keta ,
Haaaaaaaaaa
Kryetarja , mendo si jane te Tjeret ,
Po mua sme figurojne Mistrece keta te PD-se sa te urte i sillen Sales , Per kete te kam Zili O Sali,dhe Enverit ja ke kaluar, se atij i rebeloheshin ndonjehere ,ty te rrine SUSSSSSS,Po kujdes se do ta Fusin ,se Keta jane Deputete "trima" dhe po Re nga Karrikja e hengre,degjo mua ti do ta fusin.

Ate pune qe duhet ta bente policia e qarkullimit po e ben policia bashkiake;Me duket se ne kete rast policia bashkiake eshte me e DEPOLITIZUAR SE POLICIA E RENDIT .Zbatoni ligjin se ato ligje i kane aprovuar vete ata palo deputete te dhjamosur dhe pa rudha ne tru ,apo rrumpalle sala rumpalle parlamenti dhe rrumpalle gjithandej.

Ky artikull me zhgenjeu.Si eshte e mindur te bahen tri delikte:Nga pronaret e veturave te cilet qenkan deputet.Nga rojet e objekteve qeveritare te cilet leshojn vendin e punes dhe bahen argat te deputetve per veprime jashte ligjore.Dhe policia nuk e zbaton ligjin.Ketu ka vend per zhgenjim dhe hetusi ne zbatm te ligjit

Une isha para dy vjetesh me femijne ne tirane, dhe eshte hera e fundit.nuke kaloje dote edhe kultura e qarkullimit ishte e tmershme,fshatare lopcare maloke dhe skandale,ngisnin makinat si te trembur sikure te ishte ruga normale e qarkullimit piste FORMULE.he he bashkekombesit e mi kure do mesoni dhe kure do zbatoni ligjet??? hme ASNJIHERE ASNJIHERE ASNJIHERE .??..?shqipetaret nga kafshe kane ndonje ndryshim ...... JO JO JO JO JO JO JO JO !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

pershndes aksionin e policise bashkiake te TIRANES dhe i uroj te mos thyet para presioneve te poilitikes ,te cdo krahu qofshin.po garda e republikes paska filluar te beje edhe polic rrugor kete nuk e dinja?ndoshta ka marre urdher nga qy S BERISHA se ajo e mbrojti edhe ne 97 kot i thon garda e republiks duhet me ithene garda e sales.

ligjin e ben maliqi keshtu e mendojne politikanet tane me nje "kulture" te forte legjislative

une mendoj qe politikanet ne "trotuar" jane te barabarte me qytetaret , keshtu qe plicia ben mire te bej punen e saj si cben me qytetaret

une mendoj qe politikanet ne "trotuar" jane te barabarte me qytetaret , keshtu qe plicia ben mire te bej punen e saj si cben me qytetaret

BABALLARET E KOMBIT SDUHEN NGACMUAR.
ata mendojne dhe mundohen per te miren tone. xhipsat nga 700000 evro ata i vene ne fuksion te punes. te deputetllekut pra.
A nuk iu vjen keq t'i gjoboni?

Po policia nuk gjobj baballaret sepse ata i kishin nxjere xhipat ne shitje dhe ata vete thane qe me parate e fituara do ndihmojne per kalimin e krizes economice.

Parti Enver jemi gati kurdoher !! Parti Sali jemi gati kur do ti !! E njejta gje eshte , i njejti popull eshte , i njejti popull do e haje ngahera !! ky brezi i politikanve eshte brez i korruptuar , shumica jane pleq edhe sa vjen lene nuk nxene!

Pershendetje dhe falenderime policise bashkiake qe me ne fund arriti qe ti prek sa do pake deputetet qe kane imunitet dhe nuk preken as me pupel.Ndaj ligjit te gjithe te barabart, mos beni asenje leshim, ju lumte dora dhe rrofshi ju o trimat e ligjit.SEPSE LIGJI NUK NJEH ASENJE LESHIM I KA SYTE E MBYLLURE DHE ME SHPATE NE DORE NDANE LIGJIN NGA ANTILIGJI.rROFSHI E QOFSHI DHE MIRE TJU BEHET KUJDO QE TALLET ME LIGJIN DHE ATYRE QE I MIRATOJNE KETO LIGJE TI ZBATOJNE TE PARET.fALEMINDERIT NJEQINDE HERE.

Mënxyrë...!
Jo për ploicinë e bashkisë, as për
gardën e as për Salën nuk e kam fjalën
Turpi nuk paka fund.
Na del ai TIRONSI, i "qytetëruar" e
i larguar diku në perëndim, dhe gjatë
vizitës së tijë i paskan prishur punë
fshatarët e malokët në rrugë, e se
Shqiptarët janë më keq se kafsha...!!!
Ja kultura qytetare, ja se sa ka më
suar në Perëndim ai Bsniku i cili nuk
e vlen një opingë llastiku të fshata-
rit apo malokut Shqiptar.
E kemi shpresë se të largrguarit
po mësojnë kulturë e do na e sjellin.
Po të jenë të gjithë si ky zotëria
le të rrinë atje, nuk na merr malli
t'ja u shohim surratin...!
E duan të na japin mend, e duan të
na mësojnë kulturë...!
Pika... që si bie ketij biçimi...!

O Si me ka dale ky shkrim si me porosi . O Deputet o Injorantet me te medhenj te botes kur nuk keni ndihmuar qeverin a po te diskutoni megjithmend tema te prekura cdo dite ne jeten e perditshme qe ka populli Por sic e thon komentet tamam o te trashur nga trute pa shkolle nuk e di si ju zgjedhin deputet qe ja Fusni si pela kaut. O zot por pse moj Polici e fal Ju vjen keq he.. se skane cte hane a po se sa dalin ne mengjez fryen si Gjeli selmonit dhe mendojne kush viktim tju japi ndonje kafe o Koke boshet e shqiperis ,jam shume e revoltuar se per nje xhame te zinj ne makin Vellaj im hallexhij pagoj kur na percolli ne rinas u shperfytyruan policet nuk dinin cte benin. Sa her Im Vella leviz me makine dhe policia eshte e pa afte nuk di si te perlaj ndonje leke ta gjobise une nuk e kuptoj ne asnje vend te botes nuk ka qofte se policia e njef ose eshte palo Deputet e fal vellai im hallexhi polici i del para i thot pse e kthen mbrapsh makinen i thot gjobe o God O zot...10mij lek gjob Pse kaq injorant beheni se ata Deputet ju heqin per nje gje te vogel nga puna e Ju Police te vogel nga mendja e frikacake I versuleni popullit fukara dhe emigranteve qe po lene kockat neper bote dhe ju duken emigrantet Banka .O polici rugore o polici bashkeiake behuni me kulture me mend ndaheni punen ashtu si ehste per tu ber.......ok Mos I falni keta Deputet faqe e fryre dhe b...fryre qe jane si te fryre me Cortizon te pa ushqyer qe ne djep Duan te ushqehen tani qe u erdhi koha e hajduteve.....

KOMENTI JUAJ

 

Gruaja kërcënon me thikë 9-vjeçaren

Kanosja/ Donika Abasllari ka shkuar në shkollën e vajzës së fqinjës dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë E...

Falsifikoi pronën e Durrës- Kukës, prangoset avokati

Hajdar Shabani, falsifikoi pronën shtetërore duke e bërë të tijën dhe më pas ia shiti një firme private TIRANE- Një...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj