Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Shkodër, bashkia shkul "5 heronjtë e Vigut"

Anila Dushi | 01/02/2009 | Kronike | komentet 3 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Monumenti simbol është hequr nga qendra e qytetit dhe është dërguar pranë varrezave, aty ku digjen plehrat e qytetit
Reagojnë socialistët dhe shoqatat e veteranëve: Heqja po bëhet për të denigruar luftën


SHKODËR
- Heronjtë e Vigut, një nga simbolet e Shkodrës, është zhdukur nga qendra e qytetit për të kaluar përfundimisht në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve.

Kjo gjë ishte vendosur në mënyrë të çuditshme nga Këshilli Bashkiak më datë 25 shtator 2008 dhe dje një firmë private ka bërë ekzekutimin e vendimit.


Që në orët e para të paradites, mjete të një firme ndërtimi, kanë filluar punën për zhvendosjen e monumentit me përmasa të mëdha nga qendra e qytetit të Shkodrës, aty ku ka qenë i vendosur që në vitin 1982. Policia bashkiake ka qenë e pranishme duke garantuar normalitetin e punës, edhe pse nuk ka pasur ndonjë reagim kundërshtues e pengues.

Qytetarë të ndryshëm janë ndaluar për minuta të tëra dhe kanë vëzhguar këtë proces por pa reaguar. Të vetmet që kanë reaguar ndaj këtij fakti kanë qenë partitë politike të majta, të cilat kanë pohuar se është vendim i njëanshëm dhe jo në interes të qytetarëve.
***

Heqja e monumentit ka vazhduar për rreth tre orë. Fillimisht është çarë platforma prej gurësh të mëdhenj mbi të cilën ngrihej shtatorja e "5 heronjve të Vigut", Ahmet Haxhia, Naim Gjylbegu, Ndoc Mazi, Hydajet Lezha dhe Ndoc Deda. Këshilli bashkiak i Shkodrës, në mbledhjen e tij të datës 25.9 08, me 27 vota pro dhe 9 kundër miratoi largimin e këtij monumenti nga qendra e qytetit dhe dërgimin e tij tek varrezat e dëshmorëve.


Drejtues të bashkisë Shkodër e kanë motivuar kërkesën me planin rregullues të qendrës së qytetit, i miratuar dhe nga KRRT e Republikës në vitin 2004, sipas të cilit në vend të tij është planifikuar ngritja e një shatërvani.


Bashkia ka paraqitur tre variante për vendosjen e re të monumentit tek lulishtja pranë universitetit, tek lulishtja në krahun e djathtë të hyrjes të gjimnazit "28 Nëntori" dhe tek Varrezat e Dëshmorëve.


Ky i fundit ka qenë vendi më i preferuar për bashkinë. Ky vendimi hasi në kundërshtimet e mëdha të jo vetëm në këshillin bashkiak dhe përfaqësuesit politikë në Shkodër dhe mes shoqatave të veteranëve e familjeve të dëshmorëve.
***


Sipas Ndue Dodës, kryetar i grupit të këshilltarëve të PS, "lëvizja e 5 heronjve te Vigut bëhet për të denigruar veprën e tyre dhe luftën antifashiste. Pavarësisht se quhen 5 heronjtë e Vigut, pasi atje u vranë, ata ishin djemtë e Shkodrës, dhe nuk mund ta shkatërrohet historia".

Ndërsa të djathtët kanë deklaruar se askush nuk po i denigron, por thjesht po zhvendosen në një vend të nderuar, pikërisht aty ku prehen eshtrat e dëshmorëve, në një vend të përshtatshëm dhe dinjitoz.


Veteranët dhe familjet e dëshmorëve e quajnë këtë vendim një vazhdim të përçmimit që i bëhet periudhës së historisë së luftës antifashiste nacional- çlirimtare kundër nazifashizmit dhe ka bindjen se pushtetarëve të bashkisë Shkodër iu errësohen sytë ndaj simboleve që flasin për historinë e kësaj periudhe.


Në një prononcim publik ato theksojnë se historikisht popujt janë përpjekur ta ruajnë dhe ta respektojnë historinë e vendit të tyre me forma nga më të ndryshmet , ta përjetësojnë atë dhe t'ua lënë trashëgim pasardhësve.


"Në zonën e qarkut të Shkodrës kemi trashëguar plot vepra që kanë folur për historinë e kulturën por ato nuk janë vlerësuar sa duhet. Këtu mund të përmendim shkatërrimin e pavijonit që flet për periudhën e LANÇ, shkatërrimin e objekteve historike si shtëpitë muze të Luigj Gurakuqit dhe Migjenit , shkatërrimin e goditjen e vazhdueshme të varrezave ku prehen dëshmorët që dhanë jetën për liri dhe përçmimi që u bëhet atyre duke i përshëndetur gjithë kohën me tymin e djegies së plehrave të gjithë qytetit të Shkodrës. Po kështu janë shkatërruar bustet e vendosura në rrugë e parqe si atë të heronjve Qemal Stafa, Vojo Kushi, Perlat Rexhepi, Manush Alimani, Tom Kola e Vasil Shanto",- thanë shoqatat e veteranëve.


Si u vendosën "5 heronjtë e Vigut" dhe shkatërrimi i bustit të parë. Të persekutuarit: Ai vetëm sa u zhvendos

Historia e monumentit simbol të Shkodrës


Ndërsa të persekutuarit shkodranë janë shprehur se janë me dhjetëra qytetarë të vdekur në tortura apo të pushkatuar gjatë viteve të komunizmit por që ende nuk kanë as varr dhe familjet e tyre nuk kanë kërkuar asgjë, ndërsa për monumenti i "5 heronjve të Vigut" vetëm është zhvendosur.

Pas marrjes së vendimit për zhvendosjen e tyre është kërkuar që të rehabilitohet ambienti për rreth varrezave të dëshmorëve ku ato do të vendosen, pasi aty akoma vazhdojnë të grumbullohen e të digjen ditën e natën mbeturinat urbane të gjithë qytetit të Shkodrës.


Por megjithatë, gjatë ditës së djeshme ai është larguar dhe vendosur në vendin ku është caktuar, ku vazhdojnë të digjen mbeturinat urbane dhe i mungon platforma mbi të cilën kanë qenë të vendosur. Monument i "5 heronjve të Vigut" ishte vendosur 26 vjet më parë në qendër të qytetit të Shkodrës duke shërbyer dhe si pike orientimi për qytetarët shkodranë e jo shkodranë.

Ai është vepër e derdhur në bronz e skulptorit të popullit Shaban Hadëri. Vite më parë në Shkodër ndodhej një tjetër monument për "5 heronjtë e Vigut", i cili ishte në përmasa më të vogla. Por ai u zhvendos në fshatin Vig për t'i lënë vend monumentit aktual. Por edhe monumenti i vogël pati fatin e keq. Në fillim të viteve 90' atij iu vendos eksploziv dhe u hodh në erë.

 

3 KOMENTE

ky eshte veprim i njerezve qe nuk kane ndjenje patriotike e njerezore historia e popullit tone eshte lare me gjakun e atyre qe nuk flasin ka folur gjaku e jeta e tyre po sali berisha ka ne kurriz mallkimin e shekujve eshte nje figure shtazarake qe shtremberoi historine si deshi ai dhe politikanet i pranojne qorrazi sa keq qe vendi ka mbetur ned duart e politikaneve mjeranepo kjo rruge keshtu ecen kur parlamentin e drejton jozefina kulakja e reaksionarja

Eshte turp kombetar te mohosh vetveten duke mohuar historine dhe kontributin e nje populli ne lufte.
Ata qe luftuan dhe dhane jeten gjate luftes antifashiste i nderon gjithe bota.
Edhe Italia dhe Gjermania i kane denuar regjimet respektive te atyre viteve.
Tjeter pune se idealet e tyre per liri u keqperdoren me vone nga regjimi i Enver Hoxhes.
Hajt se keshtu u pelqen shkodraneve. Heronjte po i çojne te plehrat se ne kazan plehrash tentojne te kthejne varrezat e deshmoreve.
Tash po jua ben shurren Zhosefina nga ai shatervani i ri qe do behet. Se po e hedh shume perpjete shurren kjo anetare e re e byrose politike te PD.
Mbase kete duan dhe sot jemi ne demokraci.

HISTORIA E NJE POPULLI NUK MUND TE NDRYSHOJ SA HERE QE TE NDRYSHOJ QEVERIT HISTORIA SHKRUHET EDHE MBETET METE MIRAT DHE TE KEQIJAT QUHET >

KOMENTI JUAJ

 

Gruaja kërcënon me thikë 9-vjeçaren

Kanosja/ Donika Abasllari ka shkuar në shkollën e vajzës së fqinjës dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë E...

Falsifikoi pronën e Durrës- Kukës, prangoset avokati

Hajdar Shabani, falsifikoi pronën shtetërore duke e bërë të tijën dhe më pas ia shiti një firme private TIRANE- Një...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj